PROFIL/ Fundi i Nikolla Gruevskit, që tani fshihet nëpër botë (dhe një shembull për politikanët shqiptarë, që mund të kenë fatin e tij)

13 Nëntor 2018, 12:15Rajoni TEMA

Prej 4 ditësh ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është zhdukur. Korrieri i gjykatës nuk e gjeti 3 herë në shtëpi për t’i dhënë vendimin për refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg për rastin “Tanku”. Ish-kryeministri është dënuar me 2 vjet burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Mbrëmjen e së hënës ministria e Brendshme firmosi urdhër-arrestin për të dhe fotoja e tij u shfaq në listën e persona “të kërkuar” nga policia. Autoritetet policore bastisën shtëpinë dhe më pas edhe zyrat e VMRO-DPMN-së, por nuk e gjetën. Gruaja e tij tha se herën e fundit e kishte parë të premten, por nga ajo ditë ai është zhdukur. Njeriu që drejtoi për 10 vjet Maqedoninë (27 gusht 2006 deri në 18 janar 2016) dhe që për 14 vjet ishte kreu i një prej dy partive kryesore të vendit VMRO-DPMNE, tashmë është në arrati.

Po kush është Nikolla Gruevski?

“Maqedonasit e duan ose e urrejnë atë. Për kundërshtarët e tij, Nikolla Gruevski është i korruptuar, populist, një makiavelian i pashpirt dhe armik i medias së lirë. “Jo, jo, jo”, thonë mbështetësit e tij. Ai është i pastër si një bilbil, modest, tmerri i milionerëve që shmangin taksat dhe një njeri me vlera familjare” – do të shkruante Tim Judah në një profil të botuar në “The Economist” në vitin 2011.

I lindur në vitin 1970, Gruevski erdhi në jetë në një familje as të privilegjuar, por as të varfër. Babai i tij merrej me mobilie dhe dizajnim, nëna e tij ishte infermierë dhe pasi prindërit u divorcuan, ai përfundoi me mamanë. Kur ishte 4 vjeç, ajo shkoi të punonte në Libi, si mijëra maqedonas të tjerë dhe e mori atë me vete.

Ka një episod të shkurtër në fëmijëri gjatë të cilit Gruevski ëndërronte të bëhej doktor, futbollist ose kozmonaut. Për një gjë nuk mendonte shumë, ajo ishte politika.

Babai i tij kishte lindur në Greqinë veriore, gjyshi i tij ishte mobilizuar me ushtrinë greke dhe u vra duke luftuar italianët në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1941. Atëherë, në prag të luftës civile në Greqi, njësoj si mijëra sllavë të Maqedonisë së Greqisë, familja u arratis në veri, në atë që njihej atëherë si Maqedonia e Jugosllavisë. Ndoshta është ky përbërës emocional pjesë e përplasjes me Greqinë?

“Jo”, – thotë Gruevski, deri më tani ai nuk ka qenë i interesuar kurrë për këtë histori. Po ashtu ai thotë se nuk është ndjerë i prekur kur vizitoi fshatin e të parëve në vitin 2001.

Familja e re e Gruevskit nuk fliste shumë për politikën, me një përjashtim. Daja e tij, Jordan Miljakov, fliste për politikën gjithë kohën. Miljakov ishte përfaqësues i një firme maqedonase tekstilesh në ish- Çekosllovaki. Kur Jugosllavia nisi të rrëzohej, Gruevski mendoi të bashkohej me dajën e tij dhe shkoi në një shkollë filmi atje.

Megjithatë ai kishte studiuar ekonomi në vendlindje. Dhe zoti Miljakov u bë ministri i parë i Brendshëm në qeverinë që çoi Maqedoninë drejt pavarësisë në vitin 1991.

Miljakov kujtohet me nderime nga shumë njerëz. Ai ishte personi që urdhëroi sekuestrimin e dokumenteve të ushtrisë jugosllave, çka do të thoshte se maqedonasit nuk mund të mobilizoheshin për të luftuar kundër kroatëve. Menjëherë pas kësaj, ai u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në Serbi.

Incidenti nuk bëri që Gruevski të hynte në aktivizim politik. Megjithatë ai dilte me disa anëtarë të partisë nacionaliste që drejton tani, emri i së cilës është aq i gjatë sa edhe inicialet janë të lodhshme: VMRO- DPMNE.

Pas universitetit, ku nuk iu përkushtua dhe aq shumë dramës dhe boksit, Gruevski hyri në sektorin financiar që po lindte dhe u bë personi i parë që bëri tregti në bursën e Shkupit.

Hyrja në politikë dhe ngritja

Në vitin 1996, ai i hyri politikës, duke u bërë këshilltar lokal në kryeqytet. Vitin tjetër nisi të shkruante për ekonominë. Ja, kështu nisi e bëri emër si ekonomist. Në vitin 1998, ai u bë ministër i Tregtisë dhe në vitin 1999, ministër i Financave.

Sot kur thua emrin Gruevski të vjen ndërmend statuja gjigante prej bronzi e Aleksandrit dhe të gjitha statujat e shenjtorëve e politikanëve që janë ngritur çdo javë si pjesë e një politike për të zgjeruar identitetin kombëtar. Por pak vite më parë ishte ndryshe. Ky ishte personi që nisi derregullimin e ekonomisë, prezantoi tatimin mbi vlerën e shtruar, taksën e sheshtë dhe rikthimin e pasurive të sekuestruara nga komunistët.

Në shumë aspekte, Gruevski ishte për partinë e tij njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Me komunizmin në largim dhe Maqedoninë e pavarur, një teknokrat që fliste anglisht si Gruevski ishte tipi i duhur për të rifreskuar partinë. Por shumë pak prisnin që djaloshi me mendjen tek ekonomia do arrinte të nxirrte jashtë loje kundërshtarët, do merrte në dorë partinë dhe do fitonte 3 herë rresht.

Vitet e para kur u bë kryeministër në vitin 2006 u karakterizuan nga rritja dhe fokusi tek ekonomia. Më pas erdhi Samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ku Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të emrit.

“Isha i shokuar,” – thotë zoti Gruevski. Më pas luajti me kartën e nacionalizmit dhe fitoi. Shumë maqedonas u gëzuan me statujën e Aleksandrit, por LSDM në atë kohë në opozitë thoshte se “Gruevski është mishërim i djallit”.

Thuhet se ai ka ditur të ketë sukses edhe me popullatën shqiptare në Maqedoni, që përbën mbi një të katërtën e vendit me 2 milion banorë. Vite më përpara, Maqedonia ishte në prag të një konflikti civil gjithëpërfshirës, me gueriljet etnikë shqiptarë kundër forcave të sigurisë. Më pas Gruevski u fut në koalicion me Ali Ahmetin, ish-liderin e këtyre gueriljeve. Qeveria kishte një ministër shqiptar të mbrojtjes dhe një zëvendëskryeministër që përgjigjej për integrimin evropian.

Rënia e Gruevskit

Politikani 48-vjeçar do të mbahet mend për projektin kontravers “Shkupi 2014” që gëlltiti plot 560 milionë euro nga buxheti i shtetit. Po ashtu ai nuk do të harrohet edhe për kthesën që i bëri prejardhjes së popullit maqedonas nga sllavë në maqedonas antik. Më 25 gusht 2006 Gruevski formoi qeverinë e re e cila përbëhej nga ministra të rinj të moshës 30-vjeçare. Po ashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2008 ai sërish fitoi dhe bëri koalicion me BDI-në. Gruevski dhe partia e tij i fituan edhe zgjedhjet e vitit 2012 ku sërish hyri në koalicion me BDI-së.

Ai fitoi edhe zgjedhjet e vitit 2016, por nuk formoi dot shumicën për të hyrë në qeveri. Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të këtij viti partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE pësoi humbjen më të madhe, duke fituar vetëm 5 komuna nga 80 që janë gjithsej. Pas kësaj ai dha dorëheqje. Në kongresin e jashtëzakonshëm që u mbajt 23 dhjetor ai u shpall kryetar nderi i partisë, ndërsa në krye të saj u zgjodh Hristijan Micovski. Emri dhe zëri i Nikolla Gruevskit u dëgjua shpesh në të ashtuquajturat “bomba” të opozitës të cilat i publikonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në vitin 2015.

Në ato regjistrime telefonike, Gruevski merr pamjen e një autokrati i cili ndëshkon dhe shpërblen sipas bindjeve të veta, qeveris së bashku me familjen, miqtë dhe të besuarit. Bën tregti me koncesione, qesh për fatkeqësinë e të tjerëve, toleron krime të ndryshme, kërkon gjithmonë zgjedhje me hile, vjedh prona për veten dhe partinë.

Nuk është e qartë nëse vetëm bombat e shkatërruan Gruevskin. Ai humbi shpejt mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pas kësaj vijnë një sërë procesesh gjyqëore që e akuzojnë për shpërdorime në detyrë dhe korrupsion. Ai tashmë është një i arratisur i drejtësisë që duhet të vuajë 2 vite burg. Nëse kapet do të dërgohet me forcë në burgun e Shutkës.(Përgatiti Lapsi.al)

15 komente në “PROFIL/ Fundi i Nikolla Gruevskit, që tani fshihet nëpër botë (dhe një shembull për politikanët shqiptarë, që mund të kenë fatin e tij)”

  1. ?? says:

    E keni te ambasada e Kosovës.

  2. El.ab says:

    brenda gjasht mujorit te pare te 2019-es, arrestohen gjysma e poltikaneve ne shqiperi , si dhe disa kryetar bashkish

  3. 21 says:

    Bravo Maqedoni!
    Vetëm një vend talebanesh si ne, ka akoma rrugëve kërma si Sali bagla që kanë djegur Shqipërinë, kanë vrarë, vjedhur, shqyer, shitur territore, dhe vazhdon akoma edhe leh si qen i terbuar, i patrazuar nga askush. Mban peng shqiptarët, PDne, drejtësinë, integrimin dhe vetë shëmbëllohet me Xen e Gite mes miljonash dhe vilash luksoze.
    Po se ka fajin ai, por Prokuroria, Edi Rama dhe padronët të cilëve ju sherben. Fajin e kemi edhe në që nuk shkojmë t djegim si minjtë nëpër kullat e luksit ku jetojnë te paprekshëm.

  4. tafa says:

    Eh Gruefski nes e keni vene re ai imiton Putinin dhe ne ecje aq shume eshte i dashuruar me te ,pasi gjithe kohen lojen e tij beri.Vetem ne Rusi eshte ai dhe askund tjeter,por atje nuk ja u mban ta kerkoni keshtu qe quheni kapitull te mbyllur.

  5. Perkthyesi says:

    El.ab, ju lumte goja, por serish jam pesimist. Jemi nje vend qe nuk bejme dot shtetin me ligj, por e nepekembim ate. Ketu Saliu, me plot Salinj te tjere duhej te ishin me kohe prapa hekurave, por, fatkeqesisht, kjo nuk ka ndodhur. Te shpresojme vitin qe vjen……..

  6. Ypi says:

    Tani e ka rradhën Sala ta qine hetuesi si Kadri Hazbiu. Çështje muajsh arrestohet dhe kerrici i vicidolit

  7. sapa says:

    Sa shtatore do kalojne dhe delet do mbesin me gisht ne goje duke pritur “mrekulline”.

    1. Tropoja says:

      Shtatoret ikin per Saliun o derdimen, jo per ne! Gjakun qe lau Tropojen dhe Shqiperine SNA e ka lene neve pas, por idotit dhe asaj shemtires qe ka pjelle. Neve ja dolem ta vendosim ne histori aty ku e ka vendin, mes jashteqitjeve te ketij kombi. Hesapet tani i ka me drejtesine, me gjaksit, me vdekjen.
      Nuk kane per ti lene as varr, lere me te tjerat.
      Duro edhe pak! Edhe pak…..

  8. olimpia says:

    21 Jam plotesisht dakord me ty

  9. ABC says:

    Ja cilet jane serioz per integrim ne Europe dhe dashamires te shtetit te tyre ne rradhe te pare. Ndersa ne rime dhe i shikojme keta tanet neper kanale c’do nate duke degjuar muhabete kafenesh dhe duke qene te vetdijshem qe na kane shkaterruar. As dy vjet nuk i mori Maqedonise te spastroje vendin nga armiqte dhe tradhetaret e brendshem duke patur tekstualisht te njejtat probleme si ne, filluar qe nga gjykatesit e korruptuar dhe te lidhur me qeveritaret dhe deri tek presidenti. AS VETING DHE AS LESH. Nje pyetje qeverise. Edhe sa vite do vazhdoje tju dale ne mbrojtje tradhetareve te Shqiperise dhe te talle k**et me ne? Apo deri sa te mbulojne dhe te fshejne faktetet, masakrat dhe pasurite e tyre? TURP tju vije dhe haram votat e popullit.

  10. ABC says:

    Ja cilet jane serioz per integrim ne Europe (( qe nuk jam ndonje simpatizant i madh per tu bere pjese e tyre sepse vet me pasurie natyrore qe kemi do ishim me mire se Zvicra )) dhe dashamires te shtetit te tyre ne rradhe te pare. Ndersa ne rime dhe i shikojme keta tanet neper kanale c’do nate duke degjuar muhabete kafenesh dhe duke qene te vetdijshem qe na kane shkaterruar. As dy vjet nuk i mori Maqedonise te spastroje vendin nga armiqte dhe tradhetaret e brendshem duke patur tekstualisht te njejtat probleme si ne, filluar qe nga gjykatesit e korruptuar dhe te lidhur me qeveritaret dhe deri tek presidenti. AS VETING DHE AS LESH. Nje pyetje qeverise. Edhe sa vite do vazhdoje tju dale ne mbrojtje tradhetareve te Shqiperise dhe te talle k**et me ne? Apo deri sa te mbulojne dhe te fshejne faktetet, masakrat dhe pasurite e tyre? TURP tju vije dhe haram votat e popullit.

  11. Shkupi says:

    E paramendoni qe me Gruevskin ishte ne kualicion plot 18 vite ish komandant i gueriles se UCK se z. Ali Ahmeti , tani Gruvski futet ne burg , deri sa ish komandanti akoma gezon autoritet duke ju bashkangjitur partise opozitare te Gruevskirt LSDM se dhe duke shpetuar nga burgu jo per faktin qe kane vjedhur se bashku qe te dyja partite ne bashkeqeverisje per 18 vite , por duhet BURGOSUR sepse : ka degraduar gjihte arsimin e Shqipetareve per te cilen VMRO ishin shum te interesuar , ata te zotet studente i punesuan fiktivisht dhe i shendroi ne parazite duke i kushtezuar te mos punojne dhe te marin rrogat nga shtepia per disa vite me radhe qe akoma edhe sot ashtu funkcionon dhe nuk i lejohet te bejne pune tjeter , te tjeret studente ( injorante ) i kan blere diplomat nga e mesmja deri ne Magjistra dhe moren postet e gjithe drejtorive , funkcione shteterore dhe menagjeriale te kombit Shqipetare ne Maqedoni , nuk ndertuan asnje shkolle sipas marveshjes se Ohrit , ne rethin e Shkupi eshte Fshati Haracine ku jetojne afro 20,000 banore akoma edhe sot nuk kan shkolle te mesme , nxenesit nga 14 – 20 vjec udhetojne nga 20 KM + 20 per tu kthyer ne shtepi e per tu arsimuar nga arsimtate e mesues me diploma falco , i largoi gjithe profesoret e shquar te universiteteve ne Tetove te ardhur nga Kosova dhe punesoi profesore tifoze nga partia private politike e BDI se , shumica me diploma falco , dhe mos ta zgjase shum , nje proverbe Kineze thot : PO DESHTE TA SHKATEROSH NJE KOMB . FALI TYRE DIPLOMA SHKOLLIMI DHE SKA NEVOJE PER ARMIQESI .

  12. Roland says:

    Ky fshihet si ai gr qi..i yne … qe u zhduk nga rodhosi

  13. Spectrum says:

    Nuk shpeton njeri nga amerikanet keta tanet rrine akoma se nuk e dine akoma ku jane pleksur erdhen nga rruga dhe nuk e kane idene e sistemit politik

  14. Kuq e zi says:

    Kur te filloje pastrimi ne shqiperi gjeja e pare sa te jene nen hetim tju terhiqet pasaporta
    Dhe mos habitet kush ja kane terhequr berluskonit per hetime fare banale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje