Ku u “zhduk” Gruevski? Flasin truprojat e tij: Ja kur e pamë për herë të fundit

13 Nëntor 2018, 08:20Rajoni TEMA

Truprojat e Nikolla Gruevskit, per te cilin tashme eshte leshuar urdher arresti dhe që nga dita e premte u ka shpetuar autoriteteve gjyqësore për t’i dorëzuar vendimin përfundimtar e dënimit me burg, për herë të fundit janë parë me të të enjten në mbrëmje.

“Siç e dimë, truprojat e tij para Sektorit për Kërkim në Ministrinë e Brendshme thanë se e kishin parë për herë të fundit të enjten në mbrëmje më 8 nëntor, kur e kanë lënë në shtëpi.

Për ta siguruar atë, ai duhet t’i telefonojë ata nëse ai del jashtë. Të premten, ai nuk i thirri fare, siç ka ndodhur edhe më herët, pasi ai nuk dilte çdo ditë.

Nuk i ka thirrur sigurimin as në fundjavë dhe madje as edhe sot, deri në urdhër arrestin”, thonë nga Gjykata Themelore Shkup 1, të cilët e kanë kërkuar tre herë të premten dhe sërish dje nuk e gjetën në shtëpi.

Policia mbreme u përpoq të gjejë për herë të dytën herë ish-kryeministrin Nikola Gruevski në shtëpinë e tij për ta dërguar në burgun Shutkës për të shërbyer në burgim dyvjeçar për rastin “Tenk”, por nuk e gjeti atë.

Njësiti policor Alfa sonte janë drejtuar edhe para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe kanë kontrolluar çdo makinë që ka dal nga parkingu nëntokësor ku sipër saj gjendet selia.

Policia pret leje nga gjykata për tu futur në seli për të kërkuar të arratisurin Nikolla Gruevski. INA

3 komente në “Ku u “zhduk” Gruevski? Flasin truprojat e tij: Ja kur e pamë për herë të fundit”

  1. hajdeni ne lalez se e ka strehuar gruevski sali qe nuk po i hyn gjemb ne kembe me gjite ato krime dhe akuza.

  2. tafa says:

    Kur u zhduk Balili nuk u zhdukerka dot nje kryeminister.Kriminelet e parashikojne dhe hapin e fundit

  3. peter says:

    E gjejne ne Rusi po te duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje