Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç dhe Merkel takohen në Paris

11 Nëntor 2018, 13:17Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Paris, ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një komunikatë nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, thuhet se dy zyrtarët biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon dhe integrimin evropian të Serbisë.

Vuçiç, siç thuhet, e informoi Merkelin për rrjedhën e dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për veprimet e fundit të Prishtinës që kanë të bëjnë me vënien e taksës doganore mbi mallrat që importon nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 10% mbi të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Kjo ka bërë që Vuçiç, dy ditë më vonë, të paralajmërojë se nuk do të takohet për bisedime me homologun kosovar, Hashim Thaçi, derisa të jetë në fuqi taksa.

Në takim me Merkelin, Vuçiç po ashtu e informoi atë për, siç thuhet në komunikatë, përmirësimin e gjendjes ekonomike në Serbi dhe e falënderoi për rritjen e numrit të investimeve gjermane në Serbi.

Merkel, në anën tjetër, e mirëpriti “suksesin ekonomik të Serbisë” dhe theksoi se “dëshiron të ndihmojë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ruhet paqja dhe stabiliteti”.

2 komente në “Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç dhe Merkel takohen në Paris”

  1. vang says:

    TE tjera ben te tjera thua qe te me prishesh mendjen mua.(kenge popullore)

  2. ? says:

    Që të dy përjetojn orët e fundit të mandatit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje