Policia angleze ka publikuar pamjet kur një shoferin e dehur përplaset në murin mbrojtës prej betoni në autostradë.
Brett Gilham, 30-vjeç, shihet duke drejtuar makinë tip Volkswagen Golf në drejtim të murit ndarës të betonit në autostradën M3, dhe në një moment përplaset dhe vetura shkatërrohet plotësisht.
Fatmirësisht shoferi shpëton me dëmtime të lehta nga kjo përplasje.
Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes policia dhe autoambulanca, është konstatuar se në gjakun e shoferit kishte sasi të madhe të alkoolit, që tejkalon limitin e lejuar.
Aksidenti ka ndodhur një vit më parë, por pamjet janë publikuar vetëm tani për të ndërgjegjësuar shoferët që të mos konsumojnë alkool kur drejtojnë makinën.(TemA)