FOTOT/ Çuni i Fahriut dhe deputetët e PD në krah të zaptuesve që u betuan se “do vrasin Veliajn”

14 Nëntor 2018, 13:14Sociale TEMA
FOTOT/ Çuni i Fahriut dhe deputetët e PD në krah të

Pasditen e djeshme protesta e banorëve që kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe degjeneroi në deklarata shokuese kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e kërcënuan hapur në transmetim live se do t’i marrin jetën.

Pak minuta më vonë, deputetët e PD Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri u fotografuan krah të njëjtëve persona që bënë këtë deklaratë:

“Ta dish mirë këtë Erion Veliaj, do të vijmë te shtëpia jote, mbaje mend mirë këtë fjalë, se e ke fjalën me Kanun. 

E di shumë mirë ti në qoftë se i prek shtëpitë tona se çfarë do të gjejë, do jesh në gjak me të gjithë Erion Veliaj, do vdesësh këtu bashkë me ne, të jesh i sigurt për këtë”.

Po ashtu, sot çuni i Fahriut, deputet i PD, doli në një deklaratë për median në mbështetje dhe përkrah të njëjtit person (shih foton), i cili dje në mbrëmje kërcënoi Veliajn se do t’i marrë jetën sipas Kanunit.

Dje protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe bllokuan sërish rrugën në Unazë, çka më pas solli bllokimin e trafikut për qytetarët e thjeshtë të Tiranës dhe vonesën e disa ambulancave që nxitonin për të çuar në spital njerëzit e sëmurë.

1 komente në “FOTOT/ Çuni i Fahriut dhe deputetët e PD në krah të zaptuesve që u betuan se “do vrasin Veliajn””

  1. robi says:

    cuni i faros ben pjese ne eliten e pd-se si ai profesori me doktorature fallco qe drejtonte drogen ne Itali dhe prosttucionin dhe keteu drejtonte cadren e lirise dhe rrugacet e tipit Elmaz Haruni te gramshit,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje