Bllokohen 268 kg bulmet në Elbasan: Ja kushtet skandaloze ku hanin qytetarët

14 Nëntor 2018, 10:52Sociale TEMA

DRAKU Elbasan ka ushtruar kontrroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumeshti (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalp) ,8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri. Ndaj subjekteve me aktivitet specifik “Tregtim bulmeti: “ Demir Halili“,“ Bukurosh Asllani“ , “ Perparim Shahollari“ , “ Bukurosh Peza“ dhe “ Albana Peza“ u morën masa administrative gjithesej :5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjesim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon: – operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU – të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje