Erion Veliaj përgjigje protestuesve të Astir: S'ka shans, s'mbetemi në epokën e gurit. Mos u merrni me kalamanin e PD, do t'ju përdorë që të marrë ndonjë lek për kunatin

13 Nëntor 2018, 12:45Sociale TEMA

Erion Veliaj i përgjigjet banorëve të Astirit, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve do prishen për shkak se ndodhen në gjurmët e projektit të Unazës së Madhe.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Bashkiak, Veliaj u shpreh se nuk do të tërhiqet nga projekti për Unazën e Madhe, pavarësisht protestës.

Gjithashtu ai tha shumica e qytetarëve duan që Unaza e Madhe të bëhet dhe se banorët që preken nga projekti do marrin bonus qiraje për 3 vite. 

Kryebashkiaku e konsideroi PD si parti shpellare, e cila përdor qytetarët që protestojnë.

Më tej Veliaj u shpreh se ky është një projekt që do të lehtësojë trafikun në një nga segmentet më problematike të Tiranës.

“Nga fabrika e miellit deri tek Shqiponja une kam qenë në fushatë.

Njerëzit thonë: kur të zhbllokohet rrethrrotullimi tek Shqiponja, atëherë do marrë frymë Tirana. 

E kemi gjetur Tiranën me 21 hotspote, u bë dhe trafiku mullar. Sot ka ngelur vetëm 1, vetëm një. Po çfarë, do mbetemi në ‘epokën e gurit’?

Pse, se disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim? S’ka shans!

99% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. 

Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet.  

Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. 

Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. 

Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë, do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans.

 Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. 

Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës.

E vutë re që Luli nuk e përmendi “Viktoria Invest”. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që”Viktoria Invest” merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki.

 E vutë re që çunit të llastuar, kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menazhohet nga kjo kompani. 

Kjo tani ëhstë një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?! 

Dakord, meqë nuk i duam këto, kompania e Lulit t’i kthejë leket dhe ne leket e Viktoria Invest t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. 

Ka vila pa fund në Farkë, në Lundër, të shkojë t’ua blejë, meqë Luli nuk i do, se Luli punon për popullin. 

Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia: Bashkia është vetëm t’u ndihmojë, kush do dorën e bashkisë. 

Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi, a nuk tha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la? 

Shiheni ku i mori zyrat kunati i Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarklu, që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën.

 Lulit mor vlla sa i jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prape me bashkinë do i zgjidhin hallet. 

Lulin sot e përdor vetëm për mish për top. Është kthyer një parti politike, partia që solli pluramizmin në Shqipëri në një agjenci gjobash”, tha Veliaj. (TemA)

25 komente në “Erion Veliaj përgjigje protestuesve të Astir: S’ka shans, s’mbetemi në epokën e gurit. Mos u merrni me kalamanin e PD, do t’ju përdorë që të marrë ndonjë lek për kunatin”

  1. ⚠️ says:

    Qytetari bën politik dhe zyrtarët në politik bëjn biznes.

    1. Toreadori says:

      Nuk eshte pergjigje prej politikani,ligj zbatuesi dhe kryebashkiaku kjo e ketij kalamani arrogant!
      Kur ka konflikt interesah duhen zgjidhur me transparence dhe me mjete ligjore e jo politike!
      Keshtu bete ne Kukes dhe ulet koken,keshtu po beni edhe tani!
      Pse nuk kontaktuat me banoret me pare,por tani?
      Pse nuk jepni pergjigje ligjore se si do veprohet per demshperblimin e banoreve te ndryshem sipas rasteve?
      Pse ben politike per nje vrast qe nuk vlen politika per asgje,vecse per te nxitur protesten e tyre dhe mbeshtetjen e te tjereve?
      Pse nuki sqaron popullin se cfare kushtesh ligjore kane shtep[ite qe do prishen,ne se jane te legalizuara,te hipotekuara etj?
      Pse permendni vetem qerane 3 vjecare dhe nuk permendni demshperblimin e plote sipas ligjit?
      Keto e te tjera nuk mund t’i beje ky kalama mendjemadh qe i ra fati te qeverise 1 milion banore,sepse po keto mend ka edhe shefi i tij Rama!
      Jane bere subdimtare e jo qeveritare!
      Me kaq spjegime skandaloze qe jep ky arrogant i pa edukate,qe i cileson njerezit si “shpellare” etj edhe une qe nuk preken nga projekt bashkohem me keta protestues,per me teper qe jam edhe antar i PS,por qe PS-ja eshte privatizuar nga Rama,Veliaj etj!

    2. Xhixhi says:

      Nuk zhbllokohet Tirana vetem me mbikalimin tek sheshi Shqiponja,por edhe tek Zogu ni Zi,qe zotrote hodhe miliona per nje karikature te pa nevojshme!
      Edhe atje duhej bere mbikalim,por ti ben pune per t’u dukur!
      Cfare projektesh madhore ke bere ti si bashki per trafikun skandaloz te Tiranes,pervec se e ke bllokusar me sheshin skandaloz Skenderbej?
      Rruget qe ka Tirana sot jane po ato qe kishte para 30 vjetesh kur leviznin 5 makina ne dite,ndersa tani qe levizin 500 mije prap po ato rruge jane!
      Pse duhet te harxhosh miliona per 2 km rruge nga Pallati me Shigjeta e deri tek ish dogana,kur ajo rruge eshte e shtruar,ndonese e projektuar gabim dhe nuk e vazhdon unazen ne te dy anet e Lanes deri tek ish dogana?
      Pse nuk projekton metro nga Kombinati ne kinostudio dhe nje tjeter ne unazen e madhe rreth Tiranes?
      Do kohe dhe para shume?
      Doemos,por me mballoma sic ben ti nuk zgjidhet trafiku!
      Mire me rruget je marre se ke patur interesa,por ti je vetem drejtor komunaleje e jo kryebashkiak!
      Se qytetaret kane nje milion halle,por ti dhe rrogtaret e tu nuk u pergjigjen drejt ankesave te tyre se tallen,ashtu sic ben ti qe asnjehere nuk ke bere pritje populli!
      Takimi i fundit me qytetaret per ty ka qene para zgjedhjeve dhe kaq!
      Harram votat tona o delirant!

  2. Lil Toronto says:

    Po t’ju jepet kompensim real per proven, ata nuk bejne proteste. POR do jete ndryshe z. Kryetar.

  3. K. M. Tusi says:

    Per ata te te ish-pularise, cfare do besh Erion?

  4. tironci i vertete says:

    aman se nuk durohet ky skuthi i bashkise mezi po presim ta zhdukim kete vit qe vjen se na mori shpirtin ky qen palaco qe do te shesi mend qe shiko cfare bej une ne nje kohe rekord, bera kete bera ate ,vetem te shesi mend ky kelyshi i sorrosit, kerkon ne nje kohe rekord te bej shume gjera po prit mor palaco se dhe europa nuk u be per 4 vjet qe do ti te besh per 4 vjet dhe te shesesh mend ne fushate elektorale, por populli u vel me denglat e tua mor fytyr e sorrosit , HARROJE qe do vish prap ne bashki mor zari i rames, mor arrogant qe sillesh me popullin me fjalet sbehet fjale qe nuk do deshtoj projekti, po te presim si ditet e ushtarit ikjen tende nga bashkia mor njeri me shume fytyra, aman kur do thyesh qafen

    1. Po cilin te zgjedhim per Kryetare Bashkie Dash Shehin qe kur ishte zv.Kryeminister me ate bastardin Sali e bene Tiranen me keq se Kandahari i Afghanistanit me Kioskat ne bregun e Lanes dhe ndertimet paleje ne te gjithe Tiranen edhe sot jane keto ndertime te kohes se tyre qe e shumtojn Tiranen

    2. Gerti says:

      Do presesh gajte dhe madje gjate shume o tironci “i vertete” sepse e vertete eshte Tirana moderne e ndryshuar katerciperisht nen drejtimin e Erion Veliaj. Ah harrova ti do jesh nga ata nostalgjiket e tramvajit qe na solli Basha. Vazhdo fluturo ne tramwajin e enderrave ne do vazhdojme te udhetojme ne Unazen e madhe.

  5. klodi says:

    duhet ta besh projektin se u shkaterruam ne trafik , ke qef te komuna se si e ke bere beje dhe kete … leri huliganet te bejn gam gam bashk me ata qe kan 30 vite qe vetem shkaterrim mbollen ne kete vend .

  6. Bledi says:

    jepi drejtim Lali sic i dhe tek komuna qe mbaron pune per 1 minut dhe lagja ka marre pamje europiane beje kete qytet se Lulin e provuam e na la ne vend 4 vite

  7. klodi says:

    Erion edhe ato 3 vite qera i kane shume . jo shumica e qytetareve por te gjith qytetaret madje edhe ata qe nuk jetojn ne tr duan te behet sa me shpejt unaza e re sepse do hyjne e do dalin sa me shpejt .
    respekte dhe pune e mbare

  8. rroku says:

    Vazhdo lali Eri, shpellaret te shkoj e ne shpella se nuk behen njerez….

  9. Besi says:

    O mashtrues te gjithe e duan unazen e madhe ato kerkojn kompesimin e shpiave o legen para se te prishni shpiat duhet ti gjesh vend strehim Jo bonus kari

    1. Bes (jo ky topja me siper) says:

      Bes topja
      Kompensim merr ai qe ka shtepine me leje jo zaptuesit qe zbriten ne kohen e qoftelargut nga shpellat. Thirri nje cike qemanes o Rrotkarist

      1. Zhaku says:

        Ma mer menia që ti i ke zaptu në kohën e atij qoftëlargut tjetër?
        Rrotkarist lindesh por kur lëpihesh shumë me Partinë, edhe bëhesh

    2. Or taj ata duan komensim por ne duam token qe na moren pushtusat.
      Me cte drejte qeveria duhet te kompensoj keta pushtus te kompensoj edhe ish pronaret nga taksat e qytetarit qe ka zbatuar ligjet dhe nuk perfitoi sagje ne keto 28 vjet.

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Kush eshte kunati? Kunati shokut Xhemal?

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Vazhdo Lali mos e caj kaptinen.. Zhvillo vendin..

  12. t.n.t. says:

    Kush ka qene projektuar me pare me vendim KRRt-je te Republikes, Unaza apo ndertimet qe ndodhen mbi te?
    Kush do demshperblehen me perpara, ish pronaret qe kane vendim te KKK te Pronave apo ata qe kane zaptuar toke dhe kane kryer ndertime me apo pa leje?
    Si do veprohet me ato ndertme qe jane legalizuar, nese ka te tilla?
    A jane legalizuar ne zbatim te ligjit?
    Nese po, le te legalizohen te gjitha se paguan populli i shkrete. Nese nuk jane legalizuar te gjitha, atehere ai qe ka legalizuar nje pjese, ti paguaj nje e me nje, te gjitha ato per te cilat ka shkelur ligjin. Nuk ka kusur populli te paguaj pounonjes administrate te korruptuar, qe shkelin ligjin dhe jane hajdute.
    Po qerane e asaj toke, qe nga dita qe pronareve u eshte kthyer me vendim te KKK te Pronave, kush do e paguaj, pjesa e popullit qe zbaton ligjin apo pjesa e popullit qe shkel ligjin?

  13. A says:

    Me asnje vend te botes nuk mund te rrembesh pronen e tjetrit ,nuk mund ti nxjerresh njerzit jashte nga shtepia pa ju siguruar strehim te menjehershem ,te perhershem ,ne se ata e pranojne! Me rast te kundert nuk mund te zbatosh projektin pa siguruar dakortesine e pronarit.Pale me bandat politike ne vend ,Veliu etj le te Japin shtepite e tyre per strehimin e njerzve ,e le te dalin ata me qira e bono.Nga ana tjeter vetem keshtu do mesohen shqiptaret te respektojne pronen e tjetrit e te kerkojne te Jene e te gjithe te barabarte kundrejt ligjit,kur ta pesojne vet dhunen antiligjore te nje grupi njerzish perfaqesues te politikes…

  14. Fshati says:

    Lali kurva lere Luli leshin menjane.Njerezit duan leket e gjakut sepse eshte tragjike per nje familje te ngelet pa shtepi.Jane njerez mor ju q…dha robt

  15. Dori says:

    Erion, leri llafet, kompesoi nje per nje banoret nga fitimet e firmes qe do te ndertoje Unazen.

  16. BR says:

    z.Erion Velijaj, plaqkites i pangopshem! Tirana s’eshte keq, eshte larg kohes se gurit, o plaqkites modern! Mjaft me \bukurimin e Tiranes, dergo leke ne zona te tjera te Shqiperise, atje ku vertete kane mbetur ne kohen e gurit, ku skane rruge, uje te pijes, pa shtepi…Por don Tiranen se aty nxjerr plaqken per ty dhe klanin tende. Veli plaqkitesi modern, mos mendo se po i fsheh hajnit, po duken krejt.

  17. IP says:

    Asnje nga keta mos kompnsohet se bene ndertime pa leje ne tokat e tjeter kujt dhe tani krkojne kompensim? per cfare per ndertime pa leje dhe vjedhje pronash? per keta s’ka kompensim, asnje lek. mjaft ka paguar populli pe kompensime sepse qeverite shqiptare kane bere gabime Parate e taksave te mos shkojne me per asnje kompensim, boll. te shkojne per edukimin e popullit, shendetsine dhe investime publike. S’mbeti hajdut e genjeshtar pa u kompensuar, ata qe vertet meritonin kompensim s’morren asgje deri me sot, zero, vetem mbeten dyerve te zyrave. prandaj mjaft me me keto kompensime idiote. Erion bej detyren mbeshtetur ne ligj dhe mos humb kohe me hajdutet genjeshtaret mashtruesit

  18. Itreg says:

    Eri shpellar nuk flitet per hallexhinjte ne ate menyre..nuk kane faje femijet ti nxjerresh ne rruge sado gabime te ken bo prindrit..dhe gjithe pusht shtetaret qe kane kaluar gjith kto vite..zgjidhu hallin njerzve ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje