Muç Nano vjen me një libër të ri: Në Kosovë janë tërbuar me mua, pse thashë që femrat shqiptare kanë pasur flirte dhe marrëdhënie me serbët

13 Nëntor 2018, 10:18Sociale TEMA

Mustafa Nano ka nxjerrë një libër të ri me titull ‘Provocateur’, një botim i UET-Press.

Libri është një auto-intervistë që Nano bën me veten.

Në promovimin e librit, ai u shpreh:

“Ky libër është një autointervistë dhe unë kam zbuluar magjinë e autointervistës. Është një formë komunikimi që të jep mundësinë për t’u shprehur më mirë. Ti e di pyetjen që do të bëhet sepse ia bën vetes. Është një formë komunikimi me të cilën kam rënë në dashuri dhe mund ta përsëris. Më jep mundësinë të shprehem. Jam shprehur në mënyrë të thelluar në libër me disa çështje që unë i kam hedhur dhe për debat publik.

Në libër i mbroj më fort këto gjëra që i besoj akoma. Koha rrjedh, ne lexojmë dhe ndryshojmë por përgjithësisht për çështjet në debatet e fundit kam qëndruar në pozitat që kam qenë. S’kam bërë gjë tjetër vetëm se e kam bërë më solid argumentimin e kësaj çështjeje për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe bota Sllave.

Kam folur për fetë, për politikën shqiptare. Duke u marrë me këto gjëra unë i bëj të ditur lexuesit evolucionin tim në kohë se si kam ndryshuar. Kam ndryshuar. Një kapitull tjetër më i dashur është ai që është më delikat. Dua ta krahasoj me një patate të nxehtë. Patatet e nxehta më pëlqejnë, më djegin e më përvëlojnë duart por më pëlqejnë. Është kapitulli ku flas për marrëdhënien e Shqipërisë dhe vendeve fqinje.

Jam me tezën le të themi që armiqësia mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje është e vonë, jo e hershme. Këto armiqësi që kemi pasur rreth dy shekuj më parë në rastin më dramatik, ta transformojmë, ta kthejmë me kokë poshtë.

Problem janë dhe shoqëritë që kemi fqinje jo vetëm ne. Problem janë shoqëria greke me rastet e fundit etj. etj. Pjesë e rëndësishme janë masa të tëra fanatike që nuk lejojnë, nuk të inkurajojnë që ti, ti ndryshosh gjërat sepse janë mësuar me faktin që shqiptarët janë armiqtë tanë. Ashtu sikur ne jemi mësuar me faktin që serbët janë armiqtë tanë.

Dhe kush del thotë të kundërtën është tradhtar. Këtu, dua të prek një marrëdhënie timen që e preka dhe te Provokacija ime me audiencë le të themi kosovare. Janë zemëruar me mua prej tezës sime disa kosovarë qoftë për origjinën sllave të nënës së Skënderbeut, shokoi shumë njerëz. Edhe sikur ta kisha shpikur atë tezë nuk kishin pse të shokoheshin.

Në shtresën e aristokracisë është një gjë banale, e zakonshme. Po kështu ka skandalizuar teza ime tjetër që midis shqiptarëve dhe serbëve në harkun e shekujve, ngaqë ka pasur marrje dhe dhënie, ka patur dhe martesa, flirte dhe kjo ka bërë që në gjakun e serbëve të ketë sadopak shqiptarë si dhe anasjelltas. Kjo tezë tërboi shumë njerëz.

Tema më interesante është ajo e kapitullit të tretë ku unë flas për politikën, për Edi Ramën, Sali Berishën, Azem Hajdarin për personazhe të tjera ku shpjegoj një lloj revolucioni të timin politik ndër shumë vite. Është një libër që kush më ndjek në shtyp, ka arsye që këtë libër ta marrë dhe ta lexojë dhe nuk do mbetet i zhgënjyer”, u shpreh Nano.

“Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pushtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri- tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha disa kohë më parë Nano, duke shokuar mediat në Kosovës, sipas të cilave, kjo është një deklaratë skandaloze.

10 komente në “Muç Nano vjen me një libër të ri: Në Kosovë janë tërbuar me mua, pse thashë që femrat shqiptare kanë pasur flirte dhe marrëdhënie me serbët”

  1. Bardhyli says:

    Muç Nano ti je prostituta Serbise dhe Greqise qe paguhesh per interesat e politikes se tyre. Nuk je gje tjeter veç se nje cope injoranti me nje edukim plehrash.

    1. theatrical says:

      o Much topja,po si mund te jesh kaq tope valle..
      me cilin fqinj eshte e vonshme armiqesia,me serbet?
      nese armiqesia me greket ka 150 vjet qe ka nisur…armiqesia me serbet(apo sllavet ne pergjithesi) ka mbi 1000 e kusur vjet qe nga dyndjet sllave,sa s’mbahet mend.. eshte armiqesi e panderpere e cila vazhdon edhe sot
      eshte e vertete ne shek.XV ne kohen e kryengritjeve te medha te Arberit,ka patur dy perpjekje te medha per te nisur nje aleance me serbet dhe fqinjeve te tjere te Ballkanit kunder dyndjeve osmane ne Ballkan,me bekimin e Papes..por serbet dy here e prene ne bese
      Serbet kane qene historikisht ne lufte me fiset ilire dhe epiriote,serbet shketerruan gradualisht gjithashtu Perandorine Bizantine,shume kohe perpara se te dyndeshin osmanet
      ..paskan flejt burra e gra mqs paskan kaluar Perandori te ndryshme,dhe si e thua,sikur kane bere orgjí hahahaha
      po gruaja jote ka flejt ndonjehere me konshiun tend,mqs ai e ka shtepine ngjitur me ty?hahaha
      ik o rrot [email protected] injorant se ke nevoje per mjek

  2. Shqiptar says:

    Nese dhunimi quhet flirtim athere eshte e sakte teoria e provincialistet qe u be kozmopolit z. Nano.

    Ne Kosove gjate luftes kane ndodhur mbi 20 mije dhunime, qe ka qene nje metode speciale luftes qe Serbia ka perdorur per te poshtruar grate dhe shoqerine tone, e qe vazhdon te jete nje plage e hapur per shoqerine tone.

    Ndersa ky zoteria del me kete teori te gerrditshme vetem per te shitur librin e tij. TURP

  3. br says:

    O Muc NANO, nuk ka pasur flirt ne kosove mes femrave shqiptare dhe serbve. Mund te kete qene ndonje rast i izoluar. Po ti vertet qenke dore serbo-greke ne shqiperi. Po emisionin PROVOKACIJA qe eshte fjale ne gjuhen serbe, kush ta emeroje , serbet apo greko-ruset. Gjakshprishur. Emrat e emisioneve por edhe temat te gjitha antishqiptare i ke, sepse paguhesh per tu bere deme shqiptarve.

  4. Lili says:

    Prblemi i muces eshte se kujton se gjithe shqiptaret jane si kurvat qe ky frekuenton ne Tirane.

  5. Raif Fetiu says:

    Muq nano si prostitute serbe nuk eshte i vetem ne Shqiperin ton te dashur.Atij i jepet hapsire nga te tjeret per te promovuar poshtersit ma te poshtra anti shqiptare sa edhe serbet nuk i botojne vet por ua jain per keso Muq Nanove .Ky far Muco nuk eshte aq i pa ditur sa te mos kete njohuri se deri ku kane qene tokat shqiptare te banuara prej tyre ne Serbi ,Greqi e gjetiu deri para 100 e ca viesh,por aq fell ka hy ne tradhti ky far Muco sa edhe varri do e nxjerr jasht nga toka shqiptare.Muco dhe ca si ky po na bejne te themi se Enver Hoxha kur vriste keso far coftinash nuk bente edhe aq keq.Tek e fundit ne gjithe boten edhe ne Europen moderrne denohen tradhtaret perveq se ne Shqiperi u jepet hasire publikimi,sa turp.

  6. Plato says:

    Kulmi, ky i ben pyetje vetes, auto interviste!!! me nje fjale AUTOMASTURBIM…… idjot shqiptar

  7. Driton Peja says:

    Ore krykoqe nuk është e vërtetë që serbët kanë shkuar më shqiptare dhe arsyeja është e thjeshtë sepse kanë pas femra me bollëk edhe me të bukura, në shkollën tonë profesionale ishin 2500 nxënës shqiptar nga to rreth 300 nxënëse shqiptare dmth ishte kriz pjeshke për shqiptar orë krykoqe. Krykoqe pse flet me urrejtje e jo me argumente.

  8. Eri says:

    Ketij Nanos i duket vetja intelektual,po ky nuk eshte gje tjeter vecse nje budalla i mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje