Nje familje nga Fieri i ka drejtuar nje leter Kryeminsitrit Rama ne te cilen kerkon nje zgjidhje per cmimin me te cilin do ti paguhet shtepia qe i prishet ne Fier per shkak te nje projekti te Bashkise.
Ajo shkruan:
Në vitin 1994. Nga Bashkia e asaj kohe që drejtohej nga demokratët ,na u dha si strehim një shtëpi.
Pa dyer e dritare e pa cati.
Shtëpia ishte e ndërtuar që në vitin 1925. Por ja ditëm për nder pasi ishim pa shtëpi! I vlersoj shumë për këtë.
Po jua nis autorizimin e Bashkise ku thuhet qe: AMBJENTI ESHTE I PABANUESHEM. DUHET QE QYTETARI TA BEJ TE BANUEESHEM:
Po ti nis fotot e asaj kohe, kur jemi bëre me shtëpi… Sa punë e sa mund, na u desh për ta bëre. Jo vetëm të banueshme. Por me standartet normale .
Po ti nis fotot e sotme! Punuam shumë burrë e grua. Duke rritur edhe dy djem të mrekullueshem. Që edhe ju po ju dha mundesia ti njihni, do ti keni zili!
I mbajtem larg veseve të rruges brenda kësaj shtepie, morën vlerat njerëzore. Por siç mund ta dini edhe ju! Jeta me nder e lezet ka edhe “zararin’ e saj.
Ashtu sic ka edhe qarin… Im shoq Edmond Skënderaj. Duke jetuar në mes të antivlerave të shoqërise, perballur me njerëz jo humanë. Nuk e përballoi dot.
Pësoi para 11 vjetesh, ISHEMI CELEBRALE. Munda ta sillja jetën. Duke e tërhequr zvarre deri këtu. Duke shtrënguar fort burrin invalid dhe dy djem të vegjël.
I rrita i arsimova më së miri duke ju bërë me dije se vetem me punë të ndershme, duhej ndrtuar jeta. Sakrificë apo jo?
Kur po ndjeja që dielli po më ngrohte në lëkurë me rritjen e djemeve. Na bie si vetëtimë në qiell të hapur ajo që se prisnim…
Kishim nje shtepi dy dhoma e guzhinë. Në mes të Fierit në Qëndër”. Aty ku ju në rinine tuaj keni luajtur basketboll”.
Lajmërohemi se do të na prishej shtepia. Marr kontakt me kryetarin e bashkisë. Nëpermjet telefonit. Pasi nuk pranoi të më takonte në zyre.
Gjithesesi e falenderoj edhe për telefonaten. Më informoi për shtëpinë time, si kompesim. Do të merrja vetëm 24 miljon lekë.
Për tokën, pra baçja e shtëpisë që është 160 m2 ,do të kompesohesha vetëm 34 miljon lekë Ok.
Janë referencat e shtetit, të vendosura për qjithë qytetarët e Republikes së Shqipërisë. Por a nuk ju duket absurde Z.Kryeminister?
Ky lloj ligji. Me këtë kompesim qesharak. A e dini se në rast se ju nuk do e jepnit me “3P’., por me investitor normal, ortak me Bashkinë, do të përfitonim deri në tre hyrje. Me kaq shtëpi dhe tokë sa kemi në qëndër të Fierit, të ngelimi pa shtepi? Cili është projekti? Ç’farë do të ndërtohet tek shtëpitë tona?
Si mund ta blej një shtëpi tjeter me 23 miljon? Djemte janë në moshë të dy, për të krijuar shtëpitë e tyre. Ju kemi votuar e mbështetur.
Qëkur ju, keni dalë në skenën e politikes si minister arsimi. Bile nuk ju kemi gjykuar kurrë.
Por shoqëruar me buzëqeshje e mirëkuptim e vota ,çdo veprim tuajin personal apo dhe politik.
E tani? I bie t’ja kemi futur vetes… Ligjet rregullohen me klauzola e VKM. Dhe ju duhet të ndihmoni qytetarët me një te tillë.
Për shtëpitë dhe pronat private të qytetarëve me dokumenta të rregullta.
Nuk i duam “3P”, për shtëpitë tona! Jo rrallë shohim që ju, jepni zgjidhje problemeve! Një të tillë ,na e ofroni edhe ne!
Po ju japim një mendim … Shoqeria që ka marrë persipër ndërtimin me strategjinë Parteneritet Publik Privat , të na mundësoj kompesim.
Në bazë të ndonjë marrëveshje bisedimi me ne, që jemi pronar ligjor! Nga familja Skënderaj. Edmondi. Valentina. Arioli. Marçelino.