Rama nderon Mithat Frashërin: Mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më

14 Nëntor 2018, 13:29Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë sot publikisht përgjigje gjithë atyre që i ka quajtur të sëkëlldisur nga kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit për t’u prehur përfundimisht në atdhe, sikundër vetë e kishte lënë amanet

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri  i dha Shqiëprisë gjithçka kishe dhe mundi, ëndërroi dhe punoi pa u lodhur per kete vend, patjetër edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as bëri vet e as nxiti me gojë dhe penë një krim, kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim të një historie që e shkuajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga ai, bënë ata qe e shkruan dhe na e mesuan me pahirin e gjysme te vertetes historine e gjysmes tjeter te Lumo Skendos. 

Kush gabimisht e sheh këtë arkëmort dhe praninë time këtu si kryeministër ne drite, jo ne hije si zoti Mid’hat, si revansh simbolik ndaj fitimtarëve ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumëdimensionale, po ishte edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, ben mire të ulë kokën dhe të kujtohet se cfarë faji te pashlyeshem ndaj atdheut bënë shumë ndjekës të asaj organizate që u rreshtuan në krah të armiqve, por edhe kundër vetë Mid’hat Frashërit, i cili Komitetit Shqipëria e Lirë i shkruante: nuk mund të kemi në mesin tonë njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”- theksoi Rama.

Në fund, ai tha se “Ky akt i kësaj qeverie gabimisht të supozuar nga përcarësit si shprehje e një pale të vjetër kundër një tjetër pale të vjetër mbase vlen për reflektim, mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Janë eshtrat e një burri të gjykuar dhe dënuar në mungesë, nga gjyqi i pafundmë rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit, kemi trilluar dhe shpifur pa arsyetuar dhe gjykuar, mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më duke u vënë në gojë ç’nuk kurrë s’kanë thënë e mbase as e kanë menduar për ti lëshuar pastaj si flakadanë përcarjes”- tha Rama.

14 komente në “Rama nderon Mithat Frashërin: Mjaft me përdorimin dhe shpërdorimin e atyre që nuk janë më”

  1. Partizani says:

    E vulose me TURP tradhetine tende ndaj Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,o Kali i Trojes ne PS qe pasi e rrenove nga brenda kete parti tani i dhe edhe goditjen fatale shumices se elektoratit socialist!
    SHPORRU NGA PS-ja tradhetari Rama!
    Ne se ne PS kane mbetur njerez mbeshtetes te idealeve te Luftes Antifashiste,duhet te ngrihen ne kemnbe dhe te shporrim nga radhet tona nje ARMIK te pa bese!

    1. Albi_I says:

      O Partizan djali, Partia Socialiste ka kohe qe nuk eshte as parti, e as socialiste. Jane nje tufe horrash karrierist qe duan te mbushin xhepat me lek. Cfare gjen “socialiste” ti te Erion Veliaj qe ha dreka e darka sa me Zamir Manen e aq me Bashkim Ulajn? Cfare ka socialiste Saimir Tahiri qe me shume rrinte me kriminelet se sa te mendonte si te zgjidhte hallet e atyre qe kriminelet shtypnin? Per te mos folur pastaj per Ballen, Gjiknurin, Ahmetajn, etj?

      1. Partizani says:

        Per Albi-n!
        Se pari ti duhet te kafshosg gjuhen tende prej horri se shumica e elektoratit te PS jane njerez idealiste,te ndershem,fukarenj ne kulm dhe e duan Shqiperine jo vetem per vete,por per te gjithe shqiptsaret!
        Ne jemi te lidhur me Luften Antifashiste Nacional Clirimtare se prinderit dhe te afermit tane kane dhene jeten ne malet e Shqiperise per clirimin e saj,ndersa Mithat Frasheri ka qenbe ARMIKU i tyre qe ka derdhur gjakun e Clirimtareve per interesat e veta dhe te pushtuesve!
        Nuk kane asnje vlere vjershat,poemat,llafollogjite politike ne Klubin e Selanikut,per deri sa ky antishqiptar drejtoi banden kriminale “Balli kombetar”,qe ju bashkua pushtuesit,jo per popullin dhe Shqiperine,por per te marre pushtetin e ardhshem nepermjet tyre!
        Lufta e 2 Boterore ishte prova e zjarrit ne te gjithe boten per cdo komb dhe force politike dhe ndersa PKSH u rreshtua me Ushtrine Nacional Clirimtare ne anen e koalicionit antifashist fitues Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe Balli me humbesit,ketu merr fund cdo gje!
        Balli Kombetar me ne krye M.Frasherin jane TRADHETARET e kombit shqiptar dhe Rama e rreshtoi veten haptas pro tyre!

  2. illi says:

    Eh more Rama, ti mendon se vetem ti mund te gjykosh se si eshte e verteta?!
    Sigurisht qe u kthyen eshtrat ne atdhe eshte nje pune e mire, por pse nuk na shpjegon se perse duheshinm vendosur te vellezrit Frasheri?!
    Po ashtu na citon M. Frasherin pas pilafit te thote se nuk duam ne Komitetin Shqiperia e Lire njerez me duar me gjak. Po nga e di ti, se nje deklarate te tille nuk do ta bente edhe Enveri, po te ishte ne azil, pas ardhjes se demokracise?!
    Ore po pse nuk na solle ndonje shembull nga bota e qyteteruar, ku kolabaracionistet te jene rivarrosur me nderet qe i bere ti zoterise ne fjale?!?!
    Harron qe koha eshte gjykatesi me i mire, jo per ata te shekullit te kaluar, por edhe per ne te gjallet.

  3. Cudia says:

    Tradhetine me te madhe e beri Enveri o mendje shkurter. Vrau shume heronje qe e luftuan gjermanin dhe izoloi kombin tone saqe nuk dihej se ne cfare kontinent ishte. Cte bente Mithati i gjore qe te parandalonte ardhjen e Enverit? Keq me gjermanin keq me Enverin.

  4. Berti says:

    Bravo Edi Rama! Njeriu i vetem qe punon per Shqiperine dhe vllazerimin, jo percarjen. Respekt!

  5. eli-tiv says:

    ..po mire do te prehet me familjen e tij…cdo familje ka dhe “pislliken e vet” thoshte nje plake..ashtu qofte..u plotesuan Frasharllinje

  6. taso kume says:

    Partizan ,emra shume anakronike, vetem ne SHqiperi njerzit behen fli per PARTITE hapni syte GJERMANET e hoqen murin u bene bashke per hire te vendit,sot nuk ka me partizan balliste zogiste fashiste e naziste ,ka vetem SHQIPERI E SHQIPTARE te moderuar per hire te unitetit dhe indetitetit,prandaj them qe eshte shum e vjeter idea e te ashtuquajturit ,partizan ballist etj , ose ndryshe jane spiune te DUSHAN MUGOSHES se dhe ai ishte partizan apo spiune te NAPOLON ZERVES ,qe na kane dashe dhe na duan te perçare.

    1. Partizani says:

      Eh more dinaku “taso kume!
      Po ne se sot nuk ka as partizane e as balliste,pse keni 28 vjet,qe shani,shpifni dhe shfryni urrejtjen tuaj antishqiptare kunder Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,rolit udheheqes te PKSH dhe Enver Hoxhes ne kete LUFTE,por e quani me urrejtje LUFTE CIVILE?
      Ne se sot duhet te rrezojme muret,pse ne mes te Tiranes eshte shtatorja e tradhetarit te kombit shqiptar Ahmut Zogollit dhe jo edhe i Enver Hoxhes?
      Pse nuk e njihni 29 NENTORIN si diten e Clirimit te Shqiperise,kur atre dite e vendosen FITIMTARET E LUFTES dhe jo ju armiqte e saj?
      Pse ulurini sa here del fotografia e Enver Hoxhes ne festa,ndersa Ahmut Zogollit qe vodhi te gjithe floririn e Bankes Kombetare ne arrati ju i dhate te gjitha pronat kur atij ato duhet te ishin sekuestruar?
      Ne se kerkon te prishim muret,pse nuk eshte bere nje hetim i plote per shkaterrimet masive dhge grabitjet e pasurive kombetare nga banda udb-ashe e Berishes dhe te tjereve pas tij?
      Cfare demokracie eshte kjo tek ne qe i ka lejuar nje grushti horrash politike dhe jo te tille qe te behen miliardere,ndersa 95 % e popullit nuk kane buke te hane?
      Cfare kryeministri eshte Rama qe nuk ka folur asnje fjale per krimin shteteror ne fakt GENOCID ndaj popullit shqiptar qe buka prodhohet me miell kanceroz serb?
      Po per Gjakmarrjen dhe te ngujuarit me mijhra ne veri pse nuk ka folur asnjehere as Rama pa le tre tjeret?
      Pse Rama sot e 6 vjet ka hequr nga praktika e administrates pritjet e popullit dhe zgjidhjen e ankesave te qytetareve,por i ka “burgosur” ato vetem ne portalin mashtrues kryeministror?
      Ne cilin vend te botes ka ndodhur kjo forme kriminale qe ka nxitur padrejtesite,korrupsionin dhe shkeljen e ligjeve?
      Pse per nje fjale goje njerezit duhet ti drejtohen gjyqit qe te marrin pergjigje pas 10-15 vjeteve?
      Ky nuk eshte shtet,por antishtet dhe ketu fajtori i vetem eshte Edi Rama!

  7. DIBRAN says:

    Nuk mund te mbulosh me FLAMURIN KOMBETAR , te lare me gjakun e martireve , bijve me
    te mire te ketij KOMBI, nje kolaboracionist te neveritshem dhe BASHKEPUNETOR TE
    PUSHTUESVE!
    Ti nuk mund te CNDEROSH FLAMURIN, duke e vendosur mbi nje PSEUDO…….
    Pavaresisht se ti LARVE-kryeminister e ben FLAMURIN te LENGOJE, AI KURRE NUK PERULET !!!!
    NUK PERULET , sepse eshte i lare me gjak HERONJSH per mijera vjet !!!!
    Ti do te rrosh edhe pak dite, por TURPI qe ke bere do te te ndjeke si hije neper VRIMAT TUA TE ERRETA SI VETE NATA !
    Ai qe varrosni sot ka vetem nje emer-Kolaboracionist e bashepunetor ne KRIM kunder ceshtjes se madhe te CLIRIMIT TE ATDHEUT!
    Nuk lahet M… uti me SH…urre!

  8. Elba says:

    Nje bravo te forte Z.Rama.Vleresimi I Mitatat Frasheri shume imerituar.Dy Parti ishin kryesore gjate okupacionit.Partia Komuniste dhe ajo Ballit Kombetare.Ne Shiptaret,jemi edukuar keq.Kur njerin e ngrejme,tjetrin duhet ta ulim,ne mos ta zhdukim.Respekt per Deshmoret e te ghjithe kraheve.Partizane,Balliste dhe Legaliste.A ju kujtohet Ramiz Alia, c’tha para vdekjes?Safet Butka dhe Abaz Ermenji,nuk kane qene ashtu,sic ka shkruar Historia.

  9. epo kjo bela says:

    Po nuk ta zuri goja nje fjale te mire per burrin e madh Enverin mor Rame, pa dakort qe gjerat nuk jane bardhe e zi, atehere respektoje luften dhe enverin, rregulloji ato varrezat e deshmoreve se jane ibret, riktheji nje shperblim financiar familjeve te deshmoreve atehere po je i paanshem…

  10. Ladi says:

    Partizani, je nje cope injorant qe as di te lezosh pa le me te kuptosh. Bene mire te mos flasesh, por lere njerzit me mend te komentojne.
    Shkurt, mos fol kur s’ke gje per te thene, kjo do te ndihmoje te maturosh gjykimin tend.

  11. Virusi says:

    Bravo! Do prehet ne dheun qe deshte e per te cilin punoi tere jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje