Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestestave të banorëve të Unazës së Madhe, banesat e të cilëve preken nga projekti.
Ministri rithekson se pronarët do të shpronësohen 100%, ndërsa ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.
“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes.
Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek sheshi Shqiponja.
Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale” shkruan Gjiknuri.
NUK E MERITOJNE , ATA JANE ZAPTUES TE PRONES SE POPULLIT .