FOTOT / Përdhoset flamuri amerikan, deputetja demokrate Albana Vokshi në delir: Protesta vazhdon

14 Nëntor 2018, 16:48Sociale TEMA
FOTOT / Përdhoset flamuri amerikan, deputetja demokrate Albana Vokshi

Krahas djegies së gomave të vjetra dhe kazanëve të plehrave, protestuesit në Unazën e Madhe kanë përdhosur edhe flamurin amerikan.

Siç duket edhe nga kjo foto e postuar ne Facebook-un e deputetes se PD, Albana Vokshi, shihet se si flamuri amerikan është hedhur në tokë, ndonëse përfaqëson një vend mik dhe aleat të Shqipërisë.

I pranishëm në protesten e sotme ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës.

Vitet e fundit PD ka pasur kontradikta të forta me qëndrimin e mbajtur nga përfaqësuesit e ambasadës amerikane në vendin tonë, veçanërisht për çështjen e reformës në drejtësi, për të cilën amerikanët kanë ndihmuar edhe financiarisht dhe me ekspertë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje