Nga Mentor Kikia
Pasi janë dhënë me koncension kontrolli teknik(kolaudimi) dhe kontrolli fizik(kontrolli i ngjyrës së makinës), mendoj se ka nevojë urgjente për një PPP tjetër:
Shërbimet e ofruara janë:
-Kontrolli i borive. Për të gjitha makinat që futen në Shqipëri, të hiqen bortitë (të shikohen me prioritet urbanet e Tiranës, që ecin më 10 km/h, dhe u bien borive si të ishin tragete)
-Të montohen në makina sensorë, që të bëjë ndezjen automatike të sinjalit, për të treguar nga do të kthehet makina, pasi shoferat shqiptarë nuk i përdorin.
-Të kryejë një check-up për të gjithë shoferat shqiptarë, për të parë se çfarë kanë në tru që i bën të paduruar kur ka trafik, duke mos qëndruar në korsinë e tyre, por futen nga njëra tek tjetra, duke u shtyrë si dikur na radhën e bukës.
Mentor, i ke rene kokës. Por kur tenton gomari te ngase makinen, natyrisht që kjo do ndodhe.
Jane shumë shoferet e edukuar, dhe qe respektojne rregullat, por gjithashtu shume Jane dhe ata që e dine veten shumë te zgjuar, garipa, dhe me te mure nga te tjeret.
E gjithë zallamahia ne Shqipëri ka si shkak mungesen e respektit per tjetrin. Keshtu ka qene gjithmone. Majafton te kujtosh si shtyheshin njerezit ne kohen e Enverit, qofte edhe per buke.
Tej humorit te z.Kikia.ne Shqiperi kam drejtuar mjet qe nga viti 1972,tani nuk drejtoj me per shkak te moshes,por me shume per shkak te atyre qe thot z.Kikia.Aktualisht banoj ne Perendim,ne nje zone me trafik te ngjeshur,drejtoj mjetin me letesine me te madhe.Cfare me ben pershtypje kur eci si kembesor?Ne kryqezime mundohem tu le radhe kalimi mjeteve para se te kaloj une,madje edhe kur u bej shenje me dore.E pa mundur! Nuk leviz nga vendi shoferi pa kaluar une si kembesor.E vetmja menyre qe ata te kalojne para kembesorit eshte kur i ke kthyer kurrizin kryqzimit.Tani gjykoni vete ne ka te drejte z.Kikia!
Humor i holle dhe i lezetshem per gjera mese te sakta.
FIKS FARE.
Respekte Mentor! Ke prekur nje fole grerezaash. Shiko disa teste te provimeve teorike per patenta dhe do shohesh qe kjo eshte nje drejtori kriminale qe ka krijuar psikozen tek moshat mbi 18 vjecar qe provimi nuk merret . Pra mos mesoni se eshte e kote, paguani! 200-300 mije leke! Pyetje te sajuara qellimisht pa presje pikepyetje, me kohe folje e lakime te gabuara etj Por mbi te gjitha me dy tre mohime dhe pa kuptim! Dhe komisioner qe ngelin ata qe e merritojne dhe kalojne ata qe sdine fare makinen!
ne tirane kjo eshte me e theksuar