PD reagon për lirimin e dy ish deputetëve: I liroi Edi Rama, thirrje partnerëve tanë strategjikë

15 Nëntor 2018, 16:31Politika TEMA

Lirimi i  dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko, nga Gjykata e Apelit, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Selia blu e ka cilësuar një vendim politik të kryeministrit Rama.

“Lirimi nga burgu i dy ish deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës! Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje”, thuhet në deklaratën e PD.

Më tej në njoftim theksohet se me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin.

“Kur të gjithë presin dhe kërkojnë arrestimin e Vangjush Dakos për blerjen e votave me bandat kriminale, Edi Rama urdhëron lirimin e Arben Ndokës, i kapur edhe ky në përgjimet e dosjes 339 duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 në Lezhë. Askush nuk ka më ndonjë dyshim se operacionet e bujshme përdoren nga qeveria për të mbytur me zhurmën e propagandës skandalet dhe krimet e qeverisë së Edi Ramës”,shprehet PD. (temA)

3 komente në “PD reagon për lirimin e dy ish deputetëve: I liroi Edi Rama, thirrje partnerëve tanë strategjikë”

  1. Vasiliki says:

    Ha, Lul tyryfifiu se te ben mire.
    Pse nuk kerkon te arrestohet Saliu, Mediu dhe ti lule e vyshkur qe keni vjedhur dhe vrare njerez ???
    Ëèèèè ..??
    Ke pergjigje o skerfyell ???

    1. Kalec Dega says:

      Hajde Albanistan , hajde! .Hajde o delet e Rames, Metes, Saliut!

  2. ?? says:

    Shtetit i kushton 5 miliard dollar në vit të burgosurit ndaj lehtsojm shpenzimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje