Plagosen 3 punonjës të Policisë Bashkiake në protestën e banorëve të Astirit

15 Nëntor 2018, 12:51Sociale TEMA
Plagosen 3 punonjës të Policisë Bashkiake në protestën

Banorët e Astirit zhvilluan edhe sot një protestë para godinës së Bashkisë Tiranë. 

Gjatë protestës janë shënuar disa incidente pasi protestuesit hodhën flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë. 

Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike 3 prej punonjësve të Policisë Bashkiake të cilët janë dërguar në spital. 

Protestuesit kërkojnë të dëmshpërblehen 100 % me vlerën e tregut për shtëpitë që do tu prishën si pasojë e projektit.

Ndërkohë Bashkia Tiranë u ka premtuar banorëve 3 vjet bonus qiraje pasi sipas tyre ata i kanë shtëpitë pa leje. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje