Shqipëria është e dyta ndër vendet që mbulon BERZH, pas Mongolisë sa i përket normës vjetore të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, gjatë periudhës 2000-2040.
Kjo normë për vendin tonë fiksohet në rreth 3.8%.
Diferenca me vendet e tjera të rajonit është e ndjeshme.
Madje, Shqipëria është në të njëjtat nivele me Kinën, ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe deri pak kohë më parë ekonomia me rritjen më të shpejtë.
Vetëm Mongolia duket se është më mirë se ne.
Nuk mund të jetë rastësi që, Shqipëria dhe Mongolia janë po ashtu dy vendet që kanë njohur edhe përqendrimin më të madh të popullsisë, raporton SCAN.
Pra, BERZH thotë se, vendet që po përballen me një përqendrim më të madh të popullsisë, në vendet urbane, pra rritje të densitetit në zona të caktuara, njohin edhe një rritje më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.
Shembulli konkret duket se janë pikërisht Shqipëria me Mongolinë, dy vende të largëta nga njëra tjetri si në hartë ashtu edhe në kulturë, por të ngjashme për nga mënyra e zhvillimit të ekonomisë së tyre.
Mongolia ka sipërfaqe malore për të kullotur kaprollët.
Prej-arredhja ……. mendoj une una faccia una rraca !!
turqit mbahen per mongole
edhe ne shqiperi kemi ca qe jane turq
Sbesoj qe ka fatzi te tjere kjo bote, qe te krahasohen me ne per nga menyra e “zhvillimit”