Zbulimi i tre vendbanimeve të reja prehistorike në zonën e Pogradecit, plotëson dosjen e qytetit për tu njohur nga UNESCO si pjesë e ansamblit të mbrojtur kulturor dhe natyror të liqenit të Ohrit.
Nga Gëzim Kabashi
Hartës së zbulimeve të periudhës prehistorike në juglindje të vendit tonë i janë shtuar edhe katër stacione të reja, dy me moshë rreth 7000 mijë vjeçare dhe dy të tjerat me moshë rreth 3500 vjeçare. Tre prej tyre ndodhen në liqenin e Ohrit, ndërsa i katërti, buzë Prespës së Madhe, në fshatin Kallamas.
Deri tani kultura prehistorike në zonën e Korçës lidhej kryesisht me zbulimet e Maliqit dhe stacioneve rreth tij, si Sovjani, Dunaveci dhe Kamniku, por zbulimet e fundit janë dëshmi të lidhjeve parahistorike midis këtyre rajoneve.
“Zbulimet e fundit në liqenet e Pogradecit dhe Prespës, janë tregues i lidhjes mes dy rajoneve, pa harruar që edhe Maliqi në kohët e hershme ka qenë liqen,” tha për BIRN arkeologu nënujor Adrian Anastasi, i cili në ujërat e dy liqeneve juglindorë ka identifikuar në thellësitë deri katër metra elementët e hershëm të banesave palafite, por edhe qeramikën me moshë gati 7-mijëvjeçare.
Prej 5-6 vitesh Dr. Adriani, me një ekip studentësh dhe teknikësh të fushës po punojnë për të dokumentuar dhe marrë materialin e nevojshëm arkeologjik, që bën të mundur studimin dhe përfundimet shkencore të këtyre gjetjeve me shumë rëndësi.
Dy nga stacionet prehistorike të zbuluara ndodhen pranë fshatit Lin, një tjetër pranë fshatit Hudënisht, ndërsa në Prespë të dhënat e para për vendbanimin prehistorik të Kallamasit i ka dhënë prof. Frano Prendi që në fillim të viteve 1970.
Arkeologu Adrian Anastasi ka bindjen se mes kulturave të Maliqit dhe atyre të sapo-zbuluara në liqenin e Pogradecit dhe Prespës ka një lidhje të ngushtë.
“Unë besoj se banorët e lashtë në këto zona shkëmbenin mallrat dhe kulturën e kohës, duke shfrytëzuar kalimin në dy qafa të njohura, ajo e Plloçës dhe ajo e Zvezdës”.
Zbulimet e kahershme të Maliqit, apo edhe ato të fundit në brigjet e liqeneve në Pogradec dhe Prespë, kanë ngjallur interes si atraksione të mundshme turistike.
Megjithatë, sipas dr. Adrianit, më parë se të shfrytëzohen për turizëm kulturor materialet arkeologjike duhet ti nënshtrohen një procesi serioz studimi, konservimi si dhe të plotësohen të gjitha kriteret e mbrojtjes së siteve arkeologjikë.
“Një muze prehistorik mund të ndërtohet vetëm nëse ai pasqyron sintezën e studimeve të vendbanimit prehistorik përkatës dhe jo fantazi,” shpjegon Anastasi.
‘Prehistoria’ mblidhet në Maliq
Të rejat shkencore mbi këto vendbanime prehistorike janë paraqitur ditët e fundit në konferencën ndërkombëtare të Prehistorisë që u zhvillua në Maliq, qyteti i njohur për zbulimet e para prehistorike në vend, pikërisht në vitet kur u tha këneta pranë tij. Prof. Luan Përzhita kujton me respekt kolegët që nuk jetojnë më, të cilët me objektet e para që u zbuluan teksa thahej këneta, shënuan edhe fillimet e arkeologjisë 70-vjeçare shqiptare.
Studiues arkeologë nga vendi ynë, Kosova, SHBA, Zvicra, Franca dhe Greqia, sollën rezultatet e gërmimeve të kryera dhe diskutuan mbi paralelet që i bashkojnë këto zbulime, por edhe nevojën për tu thelluar në metodologjinë e përdorur.
“Datimet e zbulimeve mund të jenë të vlefshme, vetëm kur përcaktohen periudhat e hershme në territor, si fazat e ndryshme të neolitit (epoka e gurit), apo edhe eneoliti (epoka e bakrit),” tha për BIRN, Rudenc Ruka, i cili paraqiti në konferencë punimin e përbashkët me kolegun amerikan Galaty, nga Universiteti i Miçiganit.
Studiuesit vlerësojnë se në rajonet jugore të Evropës, datimet e periudhave historike janë më të vjetra se sa në ato të veriut për shkak të ndryshimeve të klimës, duke shtuar se datimet absolute arrihen vetëm me analizën e karbonit 14 dhe mund të kryhen vetëm jashtë vendit.
“P.sh., kemi arritur në përfundimin se vendbanimi i Kallamasit në Prespë ka një moshë 3500 vjet para erës së re-tregon Rudenci, sipas të cilit ende analizat kryhen shoqërisht në SHBA me kolegun e huaj, pra “pa asnjë financim nga shteti shqiptar”.
Kjo është një nga vështirësitë që e kanë të gjithë arkeologët që punojnë në terren.
Duket se kjo është arsyeja, që të pranishmit vlerësojnë mbështetjen e deritanishme të kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, i cili nga podiumi i konferencës i quan vazhdimisht “profesorë” arkeologët në sallë, dhe u jep fjalën që bashkë me këshillin bashkiak do të vazhdojë mbështetjen e ekspeditave në zonën e Maliqit.
Kryebashkiaku vendos zyrtarisht shiritin kuq e zi për të nderuar kujtimin e prof. Frano Prendit, i cili gërmoi në Maliq dhe në Dunavec, duke hedhur bazat e prehistorisë në vendin tonë. Profesori i ndjerë merr titullin “Qytetar Nderi i Maliqit” (pas vdekjes), bashkë me mirënjohjen e të gjithë kolegëve për kontributin e jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Një burrë i gjatë nga Prishtina ka vendosur në një vend të dukshëm dy botimet e fundit të Institutit të Arkeologjisë së Kosovës.
“Këto janë publikimet e fundit nga vepra e Çeskut, siç e thërrisni edhe ju prof. Franon,” Shafi Gashi. “Janë gjashtë vëllime gjithsej, që të gjitha botuar me sponsorizimin e kompanive shtetërore dhe private në Kosovë,” shtoi ai.
Më pas Shafiu, si edhe Vesel Hoxhaj nga Prizreni, kumtojnë raportet kulturore e kronologjike midis Maliqit II dhe Hisarit II Kosovë”, si dhe tiparet kulturore të neolitit në rajonin e Prizrenit, referime që zgjojnë edhe interesin e të pranishmëve.
Ndalesë në Pogradec
Gjatë kthimit nga Maliqi, Adrian Anastasi do të ndalojë sërish në Pogradec. Bashkë me Gentin, teknik i specializuar nënujor i ekipit të tij dhe një mik pogradecar, përfitojnë nga ditët e ngrohta të nëntorit për të kontrolluar palafitet e njërës prej pikave të zbuluara në liqenin e Ohrit.
Dr Adriani tregon për “cungka”-n, mjet lundrues i përftuar nga një trung i gërryer, të cilën në gjuhën shkencore e quajnë “monoxil” ose “pirogë”.
“Deri në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, cungkat përdoreshin si mijëra vjet përpara nga peshkatarët e liqenit të Prespës së Madhe dhe të Vogël si dhe nga ata të Maliqit. Madje një “cungkë” e tillë, në vend që të jetë në muze, zbukuron një restorant në Pustec,” shpjegoi me keqardhje Adriani.
Një vit më parë “dosja e Pogradecit” për tu anëtarësuar në UNESCO u plotësua edhe me tre vendbanimet prehistorike të zbuluara në liqen vitet e fundit. Dy specialistë të UNESCO-s erdhën për tu njohur nga afër me këto vendbanime palafite, të cilat renditen nga më të mëdhatë në gadishullin e Ballkanit.
“Pas vëzhgimit të hollësishëm të bregut liqenor nga Lini në Pogradec, që do të vazhdojë për disa vite, radhën do ta ketë zona nga qyteti deri në Tushemisht,” shprehet drejtuesi i projektit dr. Anastasi, i cili mendon se këto brigje ndodhen pikërisht nën qafën e Plloçës, vendkalimi i shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes banorëve të hershëm në fushën e Korçës me ata të liqenit të Pogradecit.
Por, atraksionet turistike në brigjet tona mund të nisin më shpejt. Në Lin është identifikuar një skelë disashekullore, dhe trungjet që shërbenin si këmbë të skelës shihen ende mbi ujë
“Mbi fshat ndodhet bazilika me mozaik e Linit,” shprehet Adriani, duke shtuar se edhe “skela pranë shtëpive të fundit buzë liqenit, mund të kthehet në një vend të vizitueshëm me një projekt të menduar mirë”.
Arkeologë gjatë kërkimeve pranë fshatit Lin të Pogradecit
Vendbanim palafit në liqenin e Ohrit
Zhytës fotografuar gjatë kërkimeve arkeologjike në liqenin e Ohrit
Por rrenjet e karllëkut tone shume shekullor a u gjeten?!
Nqs do gjeni ndertime pa leje, xhami si arabi, evidence vrasjesh dhe grabitjesh…te jeni te sigurt se gjetet turkoshqiperine antike!
Sela
Bravo u qofte arkeologeve tane qe kane zbuluar e vazhdojne te zbulojne thesare te jetes prehistorike te paraardhesve tane. Jo me kot jemi populli me i vjeter i ballkanit,a po i gadishullit ILIRIK qe kemi furnizuar Europen dhe Azine me gjakun tone.Kete e thone shume arkeologe, hustoriane e gjuhtare te huaj e shqiptare.Keto zbulime,dhe te tjera qe do vine me pas do t’a perforcojne kete teze.
o trupeshk – po kush ta ka mbushur mendjen qe ata njerez qekane jetuar rreth liqenit 7000 vjet me pare jane te paret e tu?
po ti mor trushkulur e i pashkolle vetem ne 100 vjetet fundit ne zonat e populluar nga shqiptaret ke – camet te zhvendosur nga tokat e tyre e te populluara nga greket, novi-pazar e Nish jane shpopulluar nga shqi[taret e populluar nga sllavet. Ke gjysmen e heleneve me origjine aravinatese/shqitare, Ke eksod shqiptaresh mbi 1 milion ne greqi dhe itali. Or lope e paditur po per 7000 vjet pa qeveri, pa te drejta njeriu e pa raio e televiozion, pa gzeta e pushtet lokal – ketu kane hyre 1500 – 2500 vjet me pare kane zbarkuar Iliret, 1500 vjet 2000 vjet me me pare helenet, pastaj invazionet e dominimi Romak per 400 vjet, 1200 deri 800 vjet me pare invazione masive sllave, me vone kane qene Hunet, Gotet, Ostrogotet, Vandalet, Bullgaret, Bizantinet, Normanet, Kryqezatat, Turqit, Greket, Serbet.
O lope e paghendur dhe e paditur – ti 40 vjet komunizem dhe u perzie popullata nga jugu ne veri, 27 vjet demokraci dhe tirana nga 250 mije eshte 1 miliom me tropojane e skraparllinj, tepelenas e kuksiane sa nuk e merr vesh i pari te dytin. Imagjino nese mundesh 7000 vjet jo 70 dhe do kuptosh qe kur te ngrefet kalemi dhe te duket kar thjesht je ne delir. Iliret jane 5500 vjet me vone se zbulimet ne liqen. Or palle or lope or fatkeqesi qe jetojme bashke ne te njejten kohe – po si mundesh ti quash paraardhes te tu? Po cfare truri ke mor aman qe je kaq i cmendur. Ndishta je si femija dhe nuk e ekupton dot e ben pyetje si prej femije – pse nuk bie shi ne diell. Or palle sa keq me vjen qe di te shkruash se keshtu perhapo padijen . Dikur i padituri nuk dinte te shkruante dhe te diturit ishin rehat. Por ne keto dite i padituri di te shkruaj dhe kujton ese eshte i ditur. O zot cfare tmerri qe jetojme bashk nen t enjejtin qiell njekohesisht.
Shporrini arkeologet “greke ” nga ekspedita larg ato te semure psiqik sepse do te keni telashe me njerez qe jetojn me dogma e Mite ose qe kujtojn se cdo gje eshte e tyre
KY GORARI QE NA PASKA KOHE TE LIRE TE MERRET ME EKSPEDITA GJEOLOGJIKE ME DUKET SE KA HARRUAR DETYREN E TIJ PER TE CILEN POPULLI E KA VOTUAR . PAMVARESISHT SE SE ZONA E GORES NGA FUSHA E KORCES KA QENE E NDARE ME NJE LIQEN , {NE TE VERTETE KENETE KU KANE PESHKUAR PRINDERIT TANE } DHE FSHATRAT SI REMBEC , ORMAN , ROV , TEROVE , PENDAVINJ , POJAN , KRESHPANJ , BURIM , ZEMBLAK , PLASE , ME NJE POPULLSI NJEZET MIJE BANORE NUK KANE PASUR ASNJE LLOJ LIDHJE ME TE , NE PERIUDHEN KU KOMANDON “RILINDJA ” E TE VDEKURVE KETO FSHATRA QE HISTORIKISHT NJIHEN SI FUSHA E KORCES , U EMERTUAN FUSHA E MALIQIT ..{!!} NESE DONI TE BENI ZBULIME , KERKOHINI ME EMRIN E FSHAT MALIQIT , ZONA E GORES , PASI QYTETI I MALIQIT ESHTE NGRITUR NE KOHEN E PUSHTETIT POPULLOR. ME NDIHMEN E B.R.S.S. -se ! PO QE PER KRASTAFILAK , QESARAKE , LIBONIK E NDONJE TJETER , QE SOT QUHEN MALIQ EMERTOHENI SAKTE , OSE SHKRUANI NE MALIQIN E SOTEM . PROTESTE PER NDRYSHIMET , PER LENJEN JASHTE TERITORIT TE BASHKISE SE KORCES, TE FSHATRAVE QE I KANE DHENE DRITE KORCES , DUHET TA BEJNE DHE KORCARET E VERTETE , PASI TE JEM REALIST , NUK FLAS PER KOLONJARET , PERMETARET , SKRAPARLLINJTE ETJ QE JANE “DYNDUR ” NE QYTETIN E KORCES , POR PER BANORET E FUSHES , DUKE PERMENDUR DHE ATO SI SHAMOLLI , CIFLIG , BULGAREC ETJ QE PERFSHIHEN NE BASHKINE E KORCES , QE KANE PASUR LIDHJE TE FORTA FISNORE ME FUSHEN E VERTETE TE KORCES , TE NDARE NGA NJE QEVERI , QE MEGJITHESE PERSONALISHT DHE SI SOJ {NJE NGA ME TE MEDHENJTE NE KORCE } JEMI NE KRAHUN E POPULLIT QE PERPIQET PER TE NXJERE ME DJERSE “BUKEN E GOJES ” , PRA SUPER TE MAJTE , KETE QEVERI DO TA QUAJA “PA RENDIMENT ” ..! AI BASHKIAKU DO BEJE MIRE QE TE PERPIQET TE KRYEJE DETYREN NDAJ POPULLIT , TU KUSHTOJE RENDESI PROBLEMEVE TE TIJ SIC JANE KUSHTET EKONOMIKE , NJE FUSHE KORCE QE KA USHQYER VENDIN ME PRODHIME BUJQESORE , SOT NUK USHQEN DOT VETEN . SISTEMI I HIGJENES , KANALIZIMI I UJRAVE TE ZEZA , SIGURIMI I UJIT TE PIJSHEM 24 ORESH , QE MOS REALIZIMI I TIJ , PER MENDIMIN TIM ESHTE QESHARAK , SIGURIMI I FARERAVE TE PRODHIMEVE BUJQESORE , QE TE SHPETOJE FSHATI NGA KATASTROFA . PASI NE VITET 1969- 1973 KAM QENE NXENES I SHKOLLES SE MESME TE PERGJITHESHME {SIKURSR QUHEJ NE ATE KOHE } NE MALIQ , E THEM ME KOPETENCE TE PLOTE SE MALIQI NUK ISHTE ME I MIRE SE FSHATI I IM , REMBECI , FSHAT I ASFALTIT , NDRICIMIT “NEON ” TROTUAREVE ME JESHIL, PEME AROMATIKE SI “UNAPI” , TRENDAFILA , PASTERTIA E RRUGEVE ME NDIHMEN E REMBECAREVE ” KAMPIONE TE PASTERTISE “, ISHTE FSHATI I TRENDAFILAVE , I LULISHTEVE ME “FAME ” TE MBJELLA NGA “SHKENCETERI “I TYRE ,NJE NJERI SHUME I APASIONUAR PAS TYRE “ISH KULAKU ” I ROVIT , PER TE CILIN KAM PASUR KONSIDERATE TE LARTE , PER ZELLIN E TIJ , PER KULTUREN E TIJ SHUME TE GJERE ..! POR AI FSHAT , PAS RREMUJAVE , PAS “REGRESEVE ” SI ATO TE LEVIZJEVE “DHJERISTE ” U SHKATERRUA , SERRAT E PERIMEVE TE PAHARRITESHME NE NDERTIMIN E TYRE , NUK MUND TE PERSERITEN , DEPOT MODERNE NUK MUND TE NGRIHEN ME , STALLAT MODERNE ME BAGETI TE RRENDIMENTEVE REKORD NE PRODHIMIN E QUMESHTIT , NUK PO ISHOH ASGJEKUNDI NE VENDIN E B.E -se , KU KAM VITE QE JETOJ ..!.. POR SHTEPINE E PRINDERVE DO TA RRUAJ , SHQIPERINE DO TA DUA , REMBECIN TIM , PAMVARESISHT SE PJESA ME E MADHE E BRAKTISEN , UNE DO E DUA , PASI AI KA HISTORI , TE CILEN DO E MBROJME , PAMVARESISHT SE MUZEU ME VLERA TE MEDHA U SHKATERRUA NGA “FAQEZINJTE ” QE SOT BARASIN ME CANTA NE DUAR .. SI ME QEVERISJEN E ISH KOMUNISTEVE TE RREME P.D. -iste ASHTU DHE ME P.S.-istet AKOMA ME TE RREME ..! ZERENI SEPATEN NGA BISHTI ” , ZOTERINJ TE “RILINDJES” ..! .. ZOTERINJ GAZETARE , MOS U MERNI ME PERSHKRIME PER “ZBULIMET E TE ZBULUARAVE “, POR SHIHNI HALLET E POPULLIT , PASI SHQIPERI ESHTE I GJITHE VENDI , BENI PERPJEKJE TEA NJIHNI MIRE VENDIN , NXIRRENI NGA “SIRTARET ” TE DJESHMEN , LEXOJENI MIRE DHE MBAHENI MEND , PASI JENI NJERES TE NJOHURISE ..! DHE NE FUND , PERSA I PERKET ZONES SE PRESPES , E DI QE “JU VUTE NJOLLEN ” EMERTIMEVE TE REJA PER FSHATRAT E ZONES SE PRESPES , POR KUR “THONI ” QE LIQENASI ESHTE PUSTECI , DUHET TA PRANONI QE KALLAMASI ESHTE BEZMISHTI ..!.. ME SHUME RESPEKT ..!
MIR mer mir po çfar mban siper kjo tok thuj , nje popull qe urren vendin ku ka lindur dhe qe shkel e menderos , treçereku kan ber dhe bejn vetem pazare me kte tok historikisht , dhe luftojn kra pushtusve per pushtimin e saj , ta tjetersojn ate , dhe po kta mostra i rendojn kti dheu , me shum se ata qe e duan dhe japin jeten per kte tok , por kta mostra qe e kan urryer dhe urrejn brez mas brezi dhe e kan shitur kte tok te bekuar brez mas brezi , edhe kur vdesin kta mostra i rendojn me shum kti dheu se kthehen ne beton ne monumente SOT , se mbeshteten nga llumi qe i perfaqson kta mostra , mbeshtesin soin e vet pra , djalli mbeshtet djallin , kta qe nuk e meritojn kte tok , nje vend i mbushur me shejtan dhe njerez te kqinj , por esht dhe pjesa me e mir e kti populli , jan nje pjes qe gjithmon historikisht kan luftuar derdhur gjak prej mijra vjetesh per kte tok dhe esht merita tyre qe ky komb jeton mbi kte dhe prej mijra vjetesh , dhe jan kta qe perbuzen nga llumi ksaj toke ,
MIR mer mir , po çfar mban siper kjo tok thuj , nje popull qe urren vendin ku ka lindur dhe qe shkel e menderos , treçereku kan ber dhe bejn vetem pazare me kte tok historikisht , dhe luftojn kra pushtusve per pushtimin e saj , ta tjetersojn ate , dhe po kta mostra i rendojn kti dheu , me shum se ata qe e duan dhe japin jeten per kte tok , por kta mostra qe e kan urryer dhe urrejn brez mas brezi dhe e kan shitur kte tok te bekuar brez mas brezi , edhe kur vdesin kta mostra i rendojn me shum kti dheu se kthehen ne beton ne monumente SOT , se mbeshteten nga llumi qe i perfaqson kta mostra , mbeshtesin soin e vet pra , djalli mbeshtet djallin , kta qe nuk e meritojn kte tok , nje vend i mbushur me shejtan dhe njerez te kqinj , por esht dhe pjesa me e mir e kti populli , jan nje pjes qe gjithmon historikisht kan luftuar derdhur gjak prej mijra vjetesh per kte tok dhe esht merita tyre qe ky komb egziston mbi kte dhe prej mijra vjetesh , dhe jan kta qe perbuzen nga llumi ksaj toke ,
.. o cuna te gazetes tema , jepeni komentin tim qe nuk duhet te kundershtohet llogjikisht nga askush .. ! duhet pune , vepra dhe jo “ani pini dhe kendoni “..!