FOTOT/ Turku me origjinë shqiptare plotëson ëndrrën, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare

16 Nëntor 2018, 08:33Sociale TEMA
FOTOT/ Turku me origjinë shqiptare plotëson ëndrrën,

Fikret Tevfik Oktay, një qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai i vet, ka marrë nënshtetësinë shqiptare në moshën 90-vjeçare.

Falë dekretit për shtetësi të presidentit Ilir Meta, u bë e mundur realizimi i një prej ëndrrave më të mëdha të 90-vjeçarit.

Babai i tij ishte shqiptar, ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë otomane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin  kishin miqësi personale, raporton GSH.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur tërësisht lidhjet me Shqipërinë.

Më pas izolimi i Shqipërisë , i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme.

Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri, të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja “gjaku nuk humbet”, rezulton të jetë e vërtet dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të dy anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.

1 komente në “FOTOT/ Turku me origjinë shqiptare plotëson ëndrrën, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare”

  1. fantoma says:

    Ky, që e ka pasë babanë gjeneral, duhet t’i ketë xhepat plot, prandaj “i jargaviten” shqipot… , se sa për “patriotizmin” dhe “gjakun”… , lëre më mirë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje