Dëshmi e një të vërtete të hidhur greke

16 Nëntor 2018, 09:22Politika TEMA

Nga Petrit Kasemi*

Nëpërmjet lajmeve u njohëm me një intervistë te ish-ministrit te Jashetem grek Nikolla Kocias dhënë së fundmi në një radio greke. Në këtë intervistë ai ben një deklaratë të hidhur por të vërtetë ku dëshmohet nga goja e këtij ish zyrtari të larte grek, se…” Problemi ynë është në veri ku ushtria greke nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë…”.

Me këtë fakt skandaloz grek jemi ballafaquar hapur rreth 23 vjetë më parë, fakt që ka lënë shije të hidhur në kujtesën e negociatorëve dhe specialistëve shqiptarë gjatë diskutimit për arritjen e një Marrëveshje për Riparimin e vijës kufitare tokësore midis të dy vëndeve fqinje.

Si një ish specialist i marrëdhënieve shqiptaro-greke me këtë rast po ritheksoj përsëri këtë të vërtetë të hidhur që është burimi i provokimeve dhe acarimeve ciklike te herepashershme ne marredhenit midis dy vendeve, si në rastin e fundit në Bularat.

Kujtoj se me dëshirën e të dyja palëve, në kuadër të Komisionit të Përbashkët shqiptaro-grek më 1994-1995 u formua Nënkomisioni i Përbashkët për Kufirin. Në të bënin pjesë ekspertë ushtarakë me nivel të lartë teknik e profesional si dhe përfaqësues të dy Ministrive të Jashteme.

Në takimin e dytë zyrtar në Athinë ku do të finalizohej dokumenti bazë, i cili ishte një Protokoll Marrëveshje Kuadër për t’u zbatuar në parim nga të dy vendet në terren, pala greke gjatë bisedimeve në Ministrinë greke të Mbrojtjes shpalosi një qëndrim dhe koncept të papranushëm e jashtë realitetit të gjërave.

Habija jonë ishte po kaq e madhe po të shtojmë këtu se përballë nesh ishte pozicionimi i ekspertëve të një vëndi antar te BE –së, nga goja e të cilëve zyrtarisht u shpalos një koncept tronditës. Për hir të interesit për një fqinjësi të mirë, Shqipëria nuk i ka denoncuar këto koncepte, që pohoheshin nga ushtarakë të lartë grekë, dhe jo nga individe dosido apo qarqe të caktuara “ekstremiste”, siç është thënë shpesh.

Por ç’farë thanë ushtarakët e lartë grekë? Në dallim nga takimi i parë në Tiranë, në Athinë pala greke e nisi pozicionimin në bisedime me një formulim jo të saktë. Ajo iu përmbajt pikëpamjes që dokumenti të quhej “Përcaktimi i Vijës Kufitare“. Kjo u kundërshtua nga pala jonë dhe palës greke iu bë thirrje menjëherë që të korrigjonte përdorimin e termave, sepse ne nuk ishim mbledhur të përcaktonim vijën e kufirit, por për të lidhur një Marrëveshje për Riparimin dhe Mirëmbajtjen e Vijës Kufitare Tokësore.

Mbas kësaj ndërhyrjeje serioze, pala greke kërkoi ndjesë se “u shprehëm gabimisht dhe u keqkuptuam“.

Por nuk mjaftoi me kaq. Ajo që na shkaktoi habi dhe madje tronditje ishte qëndrimi këmbëngulës grek që në dokumentin e Protokoll Marrëveshjes të shënohej se riparimi i piramidave kryesore dhe dytësore të bëhej duke i identifikuar ato sipas vijës ekzistuese në vënd rast pas rasti, duke ngulur këmbë që në Preambulën e Marrëveshjes nuk ishte e nevojëshme t’i referoheshim “dokumenteve ndërkombëtare, përkatësisht Protokollit Ndërkombëtar të Firences me Anekset përkatëse të vitit 1925 per Kufirin shqiptaro-grek”, dokumente që i posedonte secila palë.

Bisedimet zgjatën me orë të tëra. Konsensusi grek në formulimin e Marrëveshjes nuk po jepej pasi pala greke nuk pranonte qëndrimin tonë duke e quajtur si “të panevojshëm për të dy vendet“. “Duke u nisur nga vullneti i mirë që ekziston midis nesh për një marrëveshje për kufirin – ngulnin këmbë ushtarakët grekë – nuk ka nevojë t’i referohemi Marrëveshjes përkatëse ndërkombëtare pasi tingëllon si e kaluar në kohë dhe dëshmon se nuk kemi besim tek njeri- tjetri”.

Mbas një lufte të vërtetë nervash, ne si pale shqiptare kërkuam arësyet e qarta dhe të vërteta se përse pala greke nuk dëshironte të përmendej dokumenti bazë i kufirit shqiptaro- grek, ai i Protokollit të Firences, i cili përmban koordinatat e përcaktuara e të detyruara ndërkombëtarisht.

Kryenegociatori i palës greke na dëshmoi se “nuk mund ta vëmë këtë emërtese apo t’i referohemi koordinatave që kanë përcaktuar ndërkombëtaret për kufirin shqiptaro-grek”, mbasi siç pohoi ai “do të kritikohemi nga qarqet ekstremiste dhe nacionaliste greke të cilët nuk e njohin Protokollin e Firences dhe vijën kufitare që ekziston midis nesh…”

“Po të  citojmë këtë dokument – vazhdoi më tej ai – do të na kritikojë opinioni i brendshëm publik për shitje të interesave kombëtare greke. Prandaj na kuptoni se jemi në pozitë të vështirë dhe duhet ta anashkalojmë këtë gjë duke proceduar direkt në terren atje ku mungojnë piramidat apo duke riparuar të dëmtuarat në vend sipas hartave që kemi (nënkupto “hartat greke” si në rastin e ujërave-Shënimi im) dhe vijës ekzistuese reale“.

Kjo ishte tepër skandaloze. Përgjigja jonë ishte e prerë e pa ekuivoke: “Ne nuk jemi këtu si përfaqësues të shoqatave apo qarqeve nacionaliste, por përfaqesuesit zyrtarë dhe seriozë të dy vëndeve të cilat duhet të respektojnë dokumentacionin ndërkombëtar të kufirit që na e kanë përcaktuar ndërkombëtarët në Protokollin e Firences dhe që në jemi të detyruar ndërkombëtarisht ta respektojmë pikë për pikë, për çdo gjë që lidhet me punime në këtë vijë kufitare, duam apo nuk duam ne.

Prandaj ne e kundërshtojmë si jo realiste dhe distancohemi nga ky deklarim grek i papranueshëm mbasi edhe në Shqiperi ka njerëz që e kërkojnë kufirin etnik në Artë e Prevezë, por ne nuk jemi përfaqësues të tyre në këtë rast, por të shtetit shqiptar.

Në se dëshironi të respektojmë aktet nderkombetare, le të firmosim kështu siç kërkohet ndërkombëtarisht; në të kundërtën, ne nuk jemi dakord dhe do të ndërpresim bisedimet dhe do vëmë në dijeni BE dhe organizmat ndërkombëtare se ju nuk i njihni këta kufi..”.

Para kësaj situate në dukje kaotike, por në thelb të llogaritur, pala greke kërkoi pushim dhe pasi mori udhëzime nga qëndra e tyre, pranoi formulimin të ekspertëve shqiptarë në përputhje me marreveshjet dhe dokumentacionin ndërkombëtar që ekziston për të dy vëndet për vijën kufitare tokësore.

Tash nuk kemi dijeni se si ka ecur më tej kjo marrëveshje. Deklarata dëshmi e ish-ministrit te Jashetem grek Kocias, është një dëshmi më së fundmi kurajaoze dhe e mirëpritur dhe i bën nder një ish kryediplomati.

Ajo hedh drite se nga vjen e keqia. Kjo deshmon pa ekuivok se e keqja dhe provokimi i marrëdhënieve shqiptaro-greke vinë nga këto qëndrime të fqinjit tonë dhe jo nga qëndrimi apo sjellja e shtetit dhe qeverive shqiptare qe jane as në diell e as në shi.

*Ish- diplomat dhe anëtar i grupit negociator shqiptro-grek (1995) për kufirin tokësor.

(TemA)

26 komente në “Dëshmi e një të vërtete të hidhur greke”

  1. Agron Cika says:

    Si gjithmone i prere dhe i sakte z.Kasemi.

    1. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

      dhe hajt ti besosh nje ”kasemi” turkoshak qe flet nga maja e xhamise ne Istanboul……..!!!??
      harron turku se qysh 3000vjt me pare kufiri grek ishte qe ne Shkoder…………

      1. undefined says:

        Si quheshin fiset “greke” ne rrethinat e Shkodres para 3000 vjeteve a mund te na i thuash se nuk eshte e permendur apo e shkrujtur ne asnje liber historik apo rrefime historianesh perfshire edhe ato te sotmit “greke” se ato te lashtet jo e jo

      2. Selek says:

        Kjo eshte e sakte.Ne kemi kaq kohe qe lexojme histerine tende o kafshe e ndyre, sa budalla aq edhe antishqiptar.

  2. Dash says:

    Ka ardhur koha ti tregohet gjithe botes si dhe Europes dhe te demaskohen keto qendrime skandaloze te greqise, durimi ka nje kufi dhe dinjiteti nuk duhet te shitet perballe nje shteti qe ska lidhje fare me vlerat e BE dhe te perendimit te civilizuar…..Rama ne ke bythe tregoje leri diplomacirat e sterlodhura dhe lodrat e fjaleve…jam i sigurte qe dhe ne greqi ka nje shoqeri civile te heshtur qe nuk aprovon kete erresire…greqia po e kruan keq ta themi shqip…se po plasi ne zjarr rezikon te digjet dhe vete…nuk jemi me ne 1913-1914

  3. Toni says:

    Cfare fqinjesh skandaloz. Nqse me te vertete ka qene keshtu, bravo ju qofte perfaqesuesve zyrtar Shqipetare!! Autoritare dhe te vendosur!!

  4. Bogonica says:

    Nje diplomat qe flet per qytetaret dhe jo vetem per agallaret!Te kesh qene diplomat ne ato vite, do te thote se je diplomat i nje sere tjeter,i nje shkolle sketer.Z.Kasmi nuk mund te ishe diplomat i ri i dale pas 90-es,nuk behesh dot diplomat me tre vjet,ne tre vjet te duhet te mesosh “Te Ecesh”.Kjo duket dhe nga argumentatr dhe menyra se si e shpegon, zotnia ne fjale, problemin per ne qytetaret e thjeshte.Kjo sere diplomatesh, ishte ne nje linje me “prapavijen”,dhe ketu qendronte fuqia e tyre.Armiqte e Shqiperise e kuptuan se ku e ku qendron fuqia e diplomatet shqiptare.”Prishuni prapavijat !”-J’u dha urdheri Dhe e pame sec ndodhi dy vjet me pas.A kemi sot diplomat dhe ekspert te tille?Veshtire,sepse s’kemi “prapavije”.

  5. Orient says:

    ..pashe ne media,se si e perdoren Bularatin eurodeputetet greke ne Bruksel..ishte i turpshem manipulimi pasi ,qe ne fillese besoj, se edhe nga nderkombetaret do te jete ndjekur si çeshtje..kasapja{kardiologe}genjeu dhe mashtroi ne Bruksel..neqoftese do te ishim ne pozita te barabarta..problemet do te ishin ndryshe..me vjen keq ,qe politika greke udhehiqet nga keta ekstremiste deri ne nivelet me te larta nderkombetare..degjova edhe micotaqin ,se si trimerohej ne serbi per mosnjohje te kosove..shpresoj qe keta zera,zarash,te shitur apo te blere jane jo te perjetshem..politika e emancipuar di te vere veton kur duhet..

  6. Memedheu psheretin says:

    Cdo qeveri sovrane, atdhetare dhe e ndershme nuk do te pranonte asnje amrreveshje (jo vetem per sjelljen e Janullatos ne Shqiperi, per vareza greke ne Shqiperi, per detin Jon, por PER ASGJE deri sa greqia te njohe ZYRTARISHT me nje deklarate se njeh kufijte e njohur nderkombetarisht te Shqiperise.
    Keshtu kane vepruar qeverite atdhetare dhe te ndershme si ato qe kishim nga 1920 deri ne 1990.
    Kur do te kemi edhe nje here nje shtet e qeveri te paneperkembur e percmuar sic kishim atehere?

  7. dati says:

    Atehere ne krye te Shqiperise kishim Envr Hoxhen,prandaj sun luanin koqet keto kasemat e krirtaqet.Po tash qe kemi Janullen ,rezulltati dihet gjithe jugu me varreza ,permendore dhe kisha greke dhe kufiri do shkoje shme shpejte te Shkumbini. dati

    1. ben says:

      Dati-ne 1995-n as Enveri dhe as regjimi komunist qe ai ngriti nuk ekzistonin. Sidoqofte, ne ato vite ishin akoma neper zyra specialiste te mirefillte si ky zoteria qe ka shkruar kete artikull dhe jo ca pacavure qe venin firmat ku tu thonin te huajt.
      Me vone Saliu filloi spastrimin dhe zevendesimin e tyre me “specialiste” te shkolluar ne grazhdin e PD-se.

  8. te flasim si njerez says:

    Zoti Kasmi, sipas fjales tuaj me larte, ju nuk donit ti benit te ditura qendrimet e pales greke atehere ..”per hir te interesit te fqinjesise te mire….”, po sot u prish fqinjesia e mire apo nuk eshte me kryeminister Sali Berisha si ne 1995-en?! KJo qe thoni ju sot eshte skandal dhe eshte e bere dhe nga ju. Po sikur gjykata kushtetuese qe kishte shume mundesi ta bente, te mos ta kishte rrezuar firmosjen e detit nga ana Lulezim Bashes me Dora Bakojanin dhe perqafimeve te perzemerta mbrapa te Sali Berishes me Kosta Karamanlis, çfare do te kishte ndodhur sot e kesaj dite? Ndaj ulurin demokracia per transparence dhe qendrime konstruktive sepse po te dihej zyrtarisht kjo, qeveria greke sido qe te vinte puna, do te binte ne gjunje, por “fqinjesia e mire” juaja dhe jo e shqiptareve, beri ate qe akoma problemet te hiqen zvarre. Te gjithe e kuptojne edhe me budallai qe me grekun dhe qeverine e Greqise dhe me te tjere, por ne veçanti me Greqine, duhen jo marrdhenie te fqinjesise te mire duke hapur varre ne tokat shqiptare, por duhet mbeshtetur fuqimisht mbi ligjet nderkombtare te vulosura nje here e mire sepse: “Te pushkatohet, jo te internohet ne Siberi” dhe “Te pushkatohet jo, te internohet ne Siberi” ——- jane dy gjera te kunderta si jeta dhe vdekja. Vetem nje presje. Megjithate kjo eshte puna juaj, ne poshte nuk kemi gje ne dore me as per vete e jo per Shqiperine; bejeni si te doni. Kur te mundurit e luftes dyte boterore kane marre drejtimin e jetes sot, s’ke se çfare pret tjeter. Viktima jane ata qe fituan. Kete u a dha demokracia europiane dhe amerikane. Fjala per ju.

    1. Baton KITA says:

      TË FLASIM e të mos BARAVITEMI

      Nuk është fajtore as kjoe ajo demokraci, sic e përkufizoni ju cështjen.
      Po të kesh një diplomaci teatri, diplomaci përqafimesh derisa takon kasapin dhe për hirë të FQINJËSISË SKANDALOZE të merresh me eufemizma, është nmjë e keqe e madhe kombëtare.
      Diplomacia e fërkimit të duarve, me transparencë nën sofër, të sjell pasoja që të kesh kokëdhimbje e telashe.
      Ne kemi pasur një diplomat M. Frashëri në Gërqi dhe veprimet e tija duhet patjetërtë mbeten model.
      Të bësh e lëshime antikombëtare, që nga Jaullatoja, e vëllaun Mark nga Elbasani ta trajtosh karrierist, të zvetnosh karakterin kombëtar të sovranitetit shtetëror, të lejosh të të cenohet integriteti mbarëkombëtar nga të gjitha aspektet, kësaj i thonë DIPLOMACI KAPITULIMI.
      Pa populizëm, në muhabete serioze ndërshtetërore hyet me transparencë kombëtare, hiq teknikën e strategjinë e të negocionimit.
      Të mbash qëndrimin e qingjit përpara ujkut jo që është e turpshme, por e palejueshme dhe akt antikombëtar.
      Mbah mend do telashe me Gërqinë nga vitet 60, dhe fjala mori dheun dhe ne shqiptarët e jashtakufirit politik Shqipëri u mobilizuam moralisht për ti dalë atdheut në ndihmë…Meritë edhe e politikanëve të atëhershëm në Dardani.

  9. Dardan says:

    Bravo Petrit Kasemi, faleminderit!

  10. Pellazgos says:

    Sa te jene fara turke e Naimeve,Samive Abdullaheve Ismaileve ky vend qe mohon edhe termin Vorio Epir te Epirotit Skenderbe ky vend nuk perpara.
    Si more pizevenger te Sali Proto Papas kur Arvanitasit trima dhane cdo gje Pasurine,Gjakun,Femijte per kombin Epirote dhe rreth 40 vjet qe udhehiqnin Revolucionin Greke dhe Osmanet benin kerdine Rilindasit “shqipetare” shkuan ne Turqi!Shkuan atje se nuk ishin vellezer me Arvanitasit qe sot I quajne “vellezer”, idiotet dhe te pa shpirtet.
    Rilindas per te mbajtur ne kembe Turqine?
    A jini ne vete ju?
    Njeriu Patriote (Patridha) duket ne momente te veshtira,kur atdheu te therret dhe nuk I pergjigjesh por me keq akoma shkon atje ku me dhune kane marre me millionaire pengje?
    Ky vend eshte I tradhetareve.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pellazgos, clidhje ka cfare ke shkruajtur me artikullin?!?! Le qe ne rradhe te pare duhet te lexosh vargjet e Naimeve per turqit (gje qe del komplet kundra asajt qe ke shkruajtur me siper) por e ke quajtur Skenderbeun Epirjot.. Clidhje ka Kastrioti me Epirin?!?! Epiri u shpall per 5-6muaj province e pavarur nga Hungarezet (gje qe e vizitoi ambasadori amerikan ku ju bashkengjit dhe ai francez ne ate zone ne ate kohe ku shqiptaret protestuan ne letra dhe kerkuan verifikim ne terren) dhe u hodh posht menjehere nga raporti I ambasadorit nga fuqite e medha.. Raporti: Popullsia ne terren eshte shqiptare. Greqia po spekulon dhe ka deformuar statistikat e popullates. Sygjeroj korigjim te territorit ne versionin e meparshem. Cfare quan ti komb Epirjot me rrenje Helenas?!?! A e kupton qe kjo popullate greke nuk eshte ajo qe mendon ti?? Nuk jane Epiret dhe Helenasit e vjeter.. Historjanet greke ta pranojne vet qe ne kohen e Osmaneve pati perzerje te popullates ku Qipriotet, Arvanitasit, Aziatiket e vjeter u dynden ne Greqi dhe popullata morri dimensjon tjeter.. Tani, qe historjanet grek ta pohojne kete eshte fakt, por qe ushtria greke dhe carqe nacjonaliste me gjithe kisha kane nostalgjine e vjeter, ky eshte problemi tyre.. Ne I paskemi thene do bazohemi ne traktate nderkombetare per kufirin, keta thone: dalim si tradhtare ne syte e carqeve nacjonaliste.. A je ne terezi ti man?!?! Ne jemi serjoz ne ate qe ka rene dakort bota, jo thote pala tjeter se sduan 10 mije veta ekstremist.. Cfare shteti serjoz jane ata kur shteti sfirmos dot nga probleme te brendshme..

    2. Ylli says:

      E di ti kirios pelazgos rolin e kishes greke nen sundimin turk apo rolin e Genadit ne masakrimin e te krishtereve ???
      Jene te lezeçem greket dhe qesharak si ky pidhazgos .
      Kur duan te mburren si komb i zgjuar thone me krenari qe turqit moren greket qe te menaxhoni apo te qeverisnin perandorine ,se nuk dinin.!!!
      Kur u thua qe ishit raja nen Turqine apo sherbetore te perandorise turke ,te kthehen me nervozizem dhe thone qe ne nuk u mposhtem kurre dhe luftuam !?!?
      Debati me nje grek ,me besoni eshte kohe e humbur.
      Po ju ftuan per nje uzo ,uluni se do ja kaloni mire.Po hapen biseda historike dhe politike ,heshtni ose ikni.se do degjoni (me falni ) karlleqe pa fund.
      Ja ,lexoni kete imituesin e deshperuar te grekerve qe ngaterron Bernardin me Seferliun.Ky eshte me i mençuri.Imagjinoni si jane te tjetet !!!

  11. pitu says:

    ashtu sic ata e kane te papercaktuar vijen ekufirit na leverdise edhe ne qe ta shtyjne me ne jug kufirin pse te kemi frike te kerkojme me shume

  12. undefined says:

    Kufirn shqiptaro-“grek” e kane vendosur te tjere qe kane bole te politiken e Botes dhe Ushtria me tanga “greke” nuk ka bithe ti luaj as dhe nje centimeter…por kane te drejten te llapin si buce tretuaresh sa here ju kruhet bithe e zeze jevgjite “greket” e zinj te Anadollit dhe arvanitet e pabese tarallake nuk kane bithe te veprojn ne nje ceshtje te tille sepse e dine mire se si perfundon kjo ceshtje prandaj llapin e llapin ketu e 200 vjet per nje dicka qe nuk ka piken e bazes se realitetit dhe kete e di mire Europa dhe SHBA

  13. Shefqet Cela says:

    Ushtrija greke e ka provuar njehere agresionin karshi vendit tone ne vitin 49 (2 Gusht).
    Mori pergjigjen e merituar per nje kohe te shkurter duke lene nje nmori kufomash. Te vraret ishin aq te shumta sa qe kishte rrezik epidemije. Ne kushte lufte nuk kishte mudesi varrimi prandaj u dogjen.
    Kete ma ka treguar nje pjesemarres ne luftime.
    Po sot? Ku e kemi ushtrine?
    Duhet ta vleresojme seriozisht dhe jo te nanurisemi me sllogane bosh, medemek na mbron NATO

  14. ????? says:

    Jemi të dijenishëm për emigrantët tanë në disa shtete te ndryshme të botës por kjo sdo të thotë të fyemi si komb.

  15. cuni says:

    Ke shume te drejte “te flasim si njerez”, i ke rene pikes. Ky zoteria po na tregon sot qe eshte qeveria e ndyre greke ajo qe na qenka gricur gjithmone. Nje gje qe po na habit pa mase, po ci ke harxhuar ato dy rreshta o Kasemi. Po mire qe nuk u ndiet atehere per fqinjesi gjasme te mire ju, po per detin o derrzi apo mendove se greket papritur na u kthyen ne fqinje te devotshem. Si nuk foli njeri nga ju qe keni qene pjese e atyre diskutimeve te kufirit tokesor, si nuk mendoi njeri per kete vend atehere por e late ne meshire te fatit, te behet cte behet dhe ta merrte vendimin gjykata kushtetuese. Kjo tregon qe ky vend ka qene ne nje kaos, qe asnje strukture nuk ka funksionuar deri sa nje pazar qe bente muuu ne drite te diellit te mos haste asnje pengese por te shkonte ne hallken e fundit vendimmarrese. Tani na dilni ju papritur te na tregoni gogol grekun se gjoja na qenkeni patriote.

  16. Lee lee says:

    Tani qe te kuptohemi.Do rregullonin piramidat ne nje kohe qe Evropa ska as dogana. Tani per zotin Kasmi ….Eshte fakt qe ne GREQI shume segmente te politikes nuk e njohin ate kufi.Ne tere Evropen vetem ne PARLAMENTIN GREK ke Akoma Parti komuniste dhe parti fashiste .Dhe e fundit ,,nuk ka miqesi te perjetshme ka interesa te perjetshme. cdo pale do mbroj interestat e shtetit te vete.Ti arrin ne konkluzionin e pergjigjes ne baze te kuptimit qe ty te intereson dhe e ben lidhjen e bularatit me qendrimin grek ne negociata per rregullm piramidash,,,Or zoteri kufirin ta njef bota mbaroi filmi

  17. Mare Nostrum says:

    O Panagiotis Hajdaris Karaxhaferris! E para, komplimente qe nje kokrra e katunarit minoritar si puna jote, merr guximin te flase me citate nga shkrimtaret e medhenj. E dyta, shkrimtari irlandez te cilit i referohesh zotrote nuk quhet Bernard Show, por Bernard Shaw. “Show” do ta kesh ndeshur ne ndonje kenge te Freddie Mercury dhe po ngaterron fikun me petanikun. E treta, ajo maja e xhamise te hyfte me gjithe minare te ajo vrima qe eshte per te nxjerre, ty dhe gjithe grekofileve e gjithe turkofileve sepse jeni dy ane te se njejtes medalje. Ti dhe Olsi Jazexhiu po beni gare se kujt do t’i hyje minarja me thelle. Mire qe s’ngopeni, po si nuk u merzitet?!

  18. ILIAZ LAZI says:

    Zoti Petrit,
    Ke pasur kohë të reflektosh dhe të nxjerrësh një përfundim se me Greqërinë kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie të mira fqinjësore, KURRË!
    Marrëdhëniet e ndërsjella as qeë mund të përkufizohen NORMALE.
    Ja e keqja e qëngjit para ujkut. Jo, nuk do që të më masakrojë, por ma ka lakmi urtësine. Ky ka qenë qëndrimi ynë, hiq periudhën M. FRASHËRI, përballë Greqerisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje