Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Ini Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.
“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën.
Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua.
Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë.
Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.
Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?
“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi.
Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë.
Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.
Pyetjes nëse do dekretojë Sandër Lleshin si Ministët të Brendshëm, Meta nuk ka dha një përgjigje të prerë me “po”, ose “jo”. “Është mjaft e rëndësishme që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutën”,tha Meta.
Derrat e kenaqur te Shqiperise do e gjejne gjuhen. Fatkeqesia e “fermes se kafsheve” erdhi pikerisht kur derrat u morren vesh.
Meta hajduti president?! Meta duhet te dekretoje?! Meta e ka vendin ne banken e te akuzuarve dhe te gjykohet!
president langaraq
.. nuk e kuptoj se pse i i “duhen hequr spaletat ” ketij lleshit qe te behet minister i brendeshem , pasi dihet qe ai , pra ministri i brendeshem , nuk duhet te jete me uniforme . Nuk ka te tjere te mire , sy pa trembur , atdhetare . njerez te ndereshem dhe familjare te zelleshem ..? Tashme nuk besoj qe ne shqiperi te mos jete bere e ditur, qe krimi ka lidhje me politiken dhe i sherben asaj ..!.. PRANDAJ , NE SULM {ME FORMA DEMOKRATIKE }PER TE SPASTRUAR POLITIKEN “ZERO ” SI DHE POLITIKANET 0,0.., QE TE SHPETOJE POPULLI DHE LULEZOJE VENDI ..!