Nga Artan Hoxha
Policia e Shtetit ka shperndare sot nga webfaqja zyrtare listen e 17 personave me te kerkuar te Qarkut te Fierit, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.
Sapo u publikua lista, i hodha nje sy me kuriozitet nese personazhet e kesaj liste perputhen me personat te cilet realisht perbejne rrezikshmeri te larte ne qarkun e Fierit.
Nuk shkova dot me poshte se numri kater i kesaj liste, sepse foto qe pashe ne krah te gjeneraliteteve Sokol Kadri Hoxha, ishte nje imazh shume i njohur. Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit.
Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla.
Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim, shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij.
Nese nuk do ta njihja personalisht do ta besoja vertet si 99% e atyre qe e kane lexuar kete lajm, se policia po kryen mesemiri detyren e saj.
Zoterinj te policise kam detyrimin tu njoftoj se Sokoli ne foton e publikuar nga ju dhe nepermjet jush ne gjithe median shqiptare, nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda.
Ata kane te perbashket emrin, atesine dhe mbiemrin.
Por Sokoli ne foto e ka datelindjen 8 janar 1975, Sokoli qe ju kerkoni e ka 17 maj 1975. Sokoli ne foto banon ne qytetin e Corovodes, Sokoli qe kerkoni ka adrese banimi lagja “1 Maji”, ne qytetin e Patosit.
Keni te pakten qe nga viti 2002, qe sa here e gjeni kete Sokolin e fotos, ne rruge, ne dogane apo aeroport, i hidhni hekurat pa asnje sqarim dhe pastaj e “postoni” drejt e ne policine e Fierit.
Dhe Sokoli i fotos pasi ben disa dite izolim gjithnje u thote se keni ngaterruar persona. Po si eshte e mundur qe per 16 vite me rradhe beni te njejten lajthitje, dhe gjithnje kapni nje njeri ne hallin e vet me duar ne xhepa dhe asnjehere nuk kapni ate Sokolin e vertete te denuar me 25 vite per vrasje. Madje ne nje rast nuk e keni lejuar as te votoje Sokolin e fotos.
Po nese nuk e kapni dot Sokolin qe kerkoni, te pakten mos e arrestoni kot Sokolin e fotos se kjo histori eshte bere me teper se qesharake. Hiqjani ate dreq fotografie nga sistemi dhe lejojeni Sokolin e fotos te jetoje jeten e vet si qytetar i lire.
Uroj qe ky gabim 16 vjecar te mos jete bere me dashje per te shpetuar Sokolin vrases ne kurris te Sokolit bleterrites!!!!
Bejeni shpejt sa pa e keshilluar kush Sokolin e fotos, te kap nje avokat te mire dhe tu hedh ne gjyq se e keni bere balte.
Kam te pakten nja 6 vite qe kerkoj vazhdimisht te behet publike lista e personave ne kerkim brenda dhe jashte vendit, madje bashke me fotot e tyre ne menyre qe personat e denuar te mos i shohim te lire ne rruge, lokale, administrate apo parlament, dhe te peshperisim me vete a eshte ky ai i denuari qe kerkohet?!!! Asnjehere se publikoni ate dreq liste, sidomos per shqiptaret e denuar jashte vendit, pse-ne e dini ju!!!
Prandaj njeres te tille i shohim drejtora, profesore, kryetare bashkie apo deputete. Por edhe kur publikoni ndonje cep liste personash ne kerkim, kontrolloheni mire dreqi ta haje se per ate pune paguheni.
Per Sokolin e fotos, mos u merzit mor burre, ti tashme je rregjur me proceduren.
Edhe po te kapen si te kane arrestuar per 16 vite me radhe, zamet e ke te besh nje xhiro deri ne Fier, por kerkohu te te kthejne prape ne shtepi se ata te lene te dera komisariatit…
Pasi publikova faktin se ishte bere nje gabim trashanik ne listen e personave ne kerkim per qarkun e Fierit, Policia e Shtetit ka reaguar duke korrigjuar veten.
Pra qe te jemi te qarte, personi i denuar me 25 vite burg per vrasje dhe qe eshte ne kerkim prej afro 2 dekadash, eshte Sokol Kadri Hoxha nga Patosi(ne foton e pare) dhe jo Sokol Kadri Hoxha nga Skrapari(ne foton e dyte).
Kete radhe shpresojme qe pas 16 vitesh sepaku foto e Sokolit nga Skrapari te jete hequr perfundimisht nga sistemi i Policise se Shtetit per personat ne kerkim, dhe me ne fund policia ta kete te qarte se kush eshte Sokoli i vertete qe kerkohet per vrasje…
O Artan Hoxha . Çfarë thu kështu ti o burrë . Po ku ka shans ma të mirë në jetë , se të jesh adash me një njeri tjetër deri në të rruemet . A do emër . A do mbiemër . A don babë , po njëlloj . A don vit . Punë muajsh . Me një maternitet kanë lindur .Regjistra materniteti hesapi . Ka rrezik , se nuk del emri i momës për arësye nderi familjar , ti kenë pasë edhe ato me një emër .
Po mirë mor Artan djali . Ti ç’dreqin don ? Burri huaj me gjithë këtë shans me u bo i njoft , kushedi nuk don me u ndryshu gjendja . Pastaj , me e pyet atë vetë , a thu nuk do i bonte ai nja dy tre ditë burg për këtë farë lloj adashi të famshëm ?
Amon mër perëni . Pyetni njëherë Rrem Hoxhën , se Fadili shkretë s’është më . A do i bonte Rrema me kët lloj shonsi 2-3 ditë burg për adashin ? Pytni , pytni , njëherë , e pastaj dil në lajme o Artan Hoxha .
Amon o Artan . Daut Hoxhën në Durrës e kam pas mësues në gjimnaz Esnaf burrë , dhe kreko rrinte , por sa herë përmendesh Daut Hoxha , sebepi i luftës Italo Greke , shkrefej fukara.
Hajde gallate me uthull ne drejtimin e duhur, por te paditur te policise se shkelqyer Rilindase.
Kur të huajt ngaterron Kryeministrin me Presidentin.Kryeministrit Rama i thonë mbaje Lleshin ndërsa Presidentit Meta i thonë mos dekreto Lleshin. Rama po ta dinte këtë lojë do bënte mirë të sajonte ndonjë tjetërr dhe të shikonim çdo bënte Meta.
Po si ka mundesi qe kjo ngaterrese behet me personat qe kane kryer vrasje nga Patosi. Ne 2012 nje i njohuri im beri 2 muaj burg ne nje vend te Bashkimit Evropian vetem se kishte te njejtin emer dhe mbiemer por jo te njejtin emer atesie me nje person qe kishte kryer vrasje po ne Patos dhe policia kembengulte me pa te drejte ( se ky eshte personi i duhur) nderkohe qe personi qe kerkohej e kishte dosjen ne laboratorin e kriminalistikes ne Tirane. Mbas ecejakjeve te shumta te familjareve se ishte arrestuar personi i gabuar vetem se kishte disa gjeneralitete te perbashketa me personin qe kerkohej u bene verifikimet e duhura nga prokuroria dhe u rezultua se ishte bere gabim nga policia e Fierit te asaj kohe dhe nga Interpol Tirana qe nuk e verifikoi informacionin e policise para se tia dergonte interpolit te shtetit fqinj. Askush nuk mbajti pergjegjesi per 2 muaj burg qe beri nje i pafajshem plus qe i duhet sa here qe hyn dhe del nga Shqiperia krahas pashaportes te perdori dhe dokumenta shtese se akoma vazhdojne ta ndalojne ne aeroportin e Rinasit dhe nuk kemi çfare te bejme thone deri sa te kapet personi i duhur,eshte fati yt I keq qe ke te njejtin emer dhe mbiemer me personin qe kerkohet. Nje absurditet qe dhe sot e kesaj dite nuk e kuptoj.