Përse u shkarkua realisht prokurori Ramadan Troci?

15 Nëntor 2018, 17:27Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Sot u përjashtuan nga drejtësia dy njerëz. Një gjykatëse që kishte 8 shtëpi, në Vlorë e Tiranë, që kishte disa sipërfaqe toke dhuratë nga kunati, që i blinte makinat 500 Euro, e i shiste pasi i përdorte, nga 15 mijë Euro.

Iku edhe një prokuror, që kishte një apartament, 2.5 milionë lekë dhe që nuk i shpjegoi dot KPK-së nëse kishte apo jo pjesë tek shtesa pa leje, 32 metra katrore, që kishte bërë babai i tij në Paskuqan.

Ky prokuror, zbërtheu mafian e tokave në Vlorë, sekuestroi dhjetra hektarë kullota në Karaburun, që matrapazët i kishin ndarë e shitur si toka bujqësore.

Mos po pastrohet drejtësia edhe nga të korruptuarit edhe nga ata që nuk korruptohen?

Ramadan Troci mund të ketë probleme me deklarimin, por nëse bëhet fjalë për shtesën e shtëpisë së babës, atëherë steka është ulur aq shumë sa duhet të shkarkohen edhe pastrueset e gjykatave.

14 komente në “Përse u shkarkua realisht prokurori Ramadan Troci?”

  1. Jani says:

    Kikia ti qenke k.r. Po ku ka me te korruptum se dania e di gjithe vlora .pa shtepi dania jo po dhe pa grua.te q.fsha gazetarine qe ben o kikia

  2. permeti_pr says:

    Mentori Kikia , mos i ngatrero gjerat , mos i fut ato turinjte e tu si derr , dhe atje ku nuk te takon , ky ramadoni eshte ai tipi qe gjoja arrestoi fullanin e famshem , qe ishte krejt loje dhe show , per tu pastruar fullani, se leket qe ka mangut banka shqiptare as u kthyen as u zvendesuan , ato do dalin ne drite ku te kerkojne gjith njerzit qe ti terheqin kursimet e tyre , aty do ta shikoj populli qe piramidat ishin lule , para kasapanes qe i beri fulloni me gjithe mentorat e politikes dhe mentorat e pushtetit te trete , gazetarise amatoresko&katunare qe beni ju barkderra e turiderra te shemtuar.

  3. Shqiptar says:

    Nuk ka rendesi nese nuk justifikon dot 15m katror apo 15.000 metra katrore shtepi apo truall ne pergjithesi. Per ligjin qe te dyja palet jane shkelese. Kaq e thjeshte eshte Mentor. Kete e kupyon edhe djali im 5 vjec. Mos u bej budalla.

  4. Juli says:

    Ik o pallë…
    Si mund te mendoje nje person qe gjen hapesire shkrimesh neper gazeta kaq ngushte vallë??
    Mallkim i ketij vendi keta injorante!!

    P.s Arsyet e verteta nuk jane per tju sherbyer kafeneve sepse ai shtet ka me te nevojshem te levize perpara me spastrimin dhe ngritjen e sistemit te Drejtesise

  5. Jorgo says:

    asgje me shume se dy parashkrueit… hajduti eshte hajdut me pasuri te fshehura apo jo….

    1. Shqiptar says:

      @Jirgo. Kikia thote qe Ramadan Troci nuk ka vjedhur shume ndaj dhe e quan gabim shkarkimin e tij ???????

  6. Gerti says:

    “Permeti’
    Meso dhe mesoni…hetusi ben akuzen,gjykata vendos.
    Nuk e njoh zoterine hetues,por eshta ai qe kerkoi arrestimin…gjykata dhe edushi yne ( ky u shpreh publikisht perpara se te ipte gjykata vendimin,se fullani eshte njeri korrekt dhe “i duhuri” i b.sh) e lane te lire.

  7. malokëria = qenëria says:

    Per te vazhduar mendimin tend, Fullani ishte ne hetim nga Komisioni Parlamentar dhe me saktesisht Erion Brace. Erioni i tmerrshem (ani pse i vogel) po i afrohej shume te vertetes dhe per shume pak do te arrinte te nxirrte ne shesh jo thjesht abuzimin me detyren te Fullanit nepermjet keqdrejtimit te bankes, por perfshirjen e drejtperdrejte te tij ne vjedhjen e milionave dollare, te pakten ato qe ishin dokumentuar. Jo me kot fshinte bythen e djersitur me 500 Euro idioti i Fullanit. Per ta hequr qafe Bracen me terezi, u arrestua Fullani dhe nga ai moment ceshtja i kaloi Prokurorise dhe Kuvendi doli jashte loje. Aty dihet si perfundoi historia ku i paguam edhe demshperblim Fullanit. Ky eshte heroizmi i Ramadan Trocit. U qerrua edhe nje krimb nga drejtesia.

  8. spartak says:

    O Mentor .
    Nuk i jep dum dot ti kësaj pune , sepse ligji i VETTINGUT i miratuar me QETESI e DASHURI dhe me KONSENSUS HISTORIK 140 KARAT është një PAÇAVURE , që është bërë apostafat nga politika ( 2 vjet e gjysëm u coptuan deri sa e katandisën në atë derexhe ) , sepse sistemin e PA DREJTESISE politika e ngriti , duke i lënë , prokurorë , gjykatës , e disa të tjerë , të lëpijnë ca kocka , për të mos u kap vetë , e me i pas duart e lira në turravrapin e vjedhjes e pasurimit të pa skrupullt , dhjetra e qindra miljona dollarësh seicili , në kurriz të pronave të popullit e pasurisë kombëtare 45 vjeçare , e cila llogaritet përmbi 30 miljard dollarë . A e kupton tani se çfarë kockash kanë lëpi Trocnat me shokë ?
    Prandaj rri urtë , pinxho kapella , se këto punë , janë ca të thella .
    A zgjidhet .
    Ku ka gjo , që nuk zgjidhet , veçse don zemër , guxim , integritet dhe shpirt patriot të pa epur .
    Po i pate këto k/ka o Mentor djali , bujrum .
    Hajde se ta tregoj për 2 minuta se si zgjidhet .
    Pyet , se më gjen .

  9. shqiptari i ilirise says:

    E kundërta është e vërteta Mentor.Megjithëse kanë 3 vjet që po përpiqen ta fshehin gjënë e vjedhur duke shitur drejtësinë,këta mostra nuk po arrijnë dot ta fshehin të gjithë.Këto që po u dalin janë 1/1000 e asaj që kanë fshehur.
    Prandaj,kur shikoj se disa e kanë kaluar vettingun,mua më kujtohet anekdota e Nastradinit me qershitë e shurrosura.Që mos mbetej fare pa qershi,filloi ti zgjidhte duke thënë se “këtë kokrrën këtu nuk besoj ta ketë zënë shurra.Pastaj këtë tjetrën…,pastaj këtë tjetrë….”e me rradhë.Ata pa përjashtim janë të gjithë të shurrosur e menderosur,po ç’të bësh thuaj.Ata janë jo vetëm për tu përjashtuar,por janë të gjithë për në burg!Dëgjon o Kike?!

  10. Zihniu says:

    Ke Dani duhet te thellohen edhe pak dhe do te shohin pasurine dhe parate e fshehura,duke filluar me Bulqizen,Dibren,Tiranen e Vloren.

  11. tjetri says:

    Ramadani dhe gjithe ramadanet, agron Gjanet, Llallet e prokurorise ne njeren ane benin Show (arrestimi i Full-hajnit, Gjikes etj) dhe pas kesaj mbyllnin nga 3-4 çeshtje qindra mijra euroshe, kuptohet duke shitur drejtesi.

    Pra keta soj sorollopesh duhen qerruar njehere e mire nga drejtesia.

  12. met bathorja says:

    Ky ramadani ka qene nje injorant qe e tallnin te gjithe kur ishte ne Elbasan.Atje u korruptua si oficer i polocise gjyqsore nen hijen e prokuroreve Durim Budini dhe Bujar hoxha dhe i ngjiti si shpejt shkallet e karieres.Ky qe atehere ka mbrojtur hajdutet e elbasanit dhe beri kariere po nepermjet korrupsionit. Bravo vetingu!

  13. Mark Brunga says:

    Po vrasjet e Buliqizes ku jane shoku Mentor?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje