Opozita kundërshton Brukselin: Paralajmërojmë se ne do vazhdojmë bojkotin parlamentar

15 Nëntor 2018, 16:54Politika TEMA

Opozita mungoi në takimin e 10 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, e për këtë akuzoi Qeverinë, e cila sipas saj e përjashtoi.

“Qeveria prish një traditë pozitive që ka trashëguar nga qeveria e Partisë Demokratike për të pasur në mbledhjen e këtij këshilli si qeverinë, ashtu dhe opozitën”, tha Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Integrimit Europian.

Edhe këtë vit, mazhoranca dhe opozita e lexuan në mënyra të ndryshme dokumentin e Brukselit. Ministri i Jashtëm Bushati foli për arritje, ndërsa kryetari demokrat i Komisionit të Integrimit, për dështim.

“Deklarata thotë se, BE-ja rithekson nevojën kritike për të pasur rezultate, jo për të përshëndetur rezultate. Në qoftë se flitej në përgjithësi për krimin e organizuar dhe korrupsionin, tani thuhet për korrupsionin në të gjitha nivelet. Vjet flitej vetëm për kanabisin, ndërsa tani flitet për narkotikët, për drogat”, shtoi më tej Pollo.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i bëri thirrje opozitës të ndërpriste bojkotin dhe t’i rikthehej normalitetit në Kuvend, por përgjigjja që mori një ditë më pas nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte negative.

Monika Kryemadhi konfirmoi se bojkoti do të vijojë krahas thirrjeve të ndërkombëtarëve, për të cilët u shpreh e indinjuar. Të njëjtin qëndrim ndajnë edhe demokratët.

“Nuk mund të flasim për të mbyllur bojkotin e opozitës, sepse nuk e ka bojkotuar opozita Parlamentin. E ka bojkotuar Rilindja Parlamentin, të cilin e ka kthyer në një institucion në shërbim të bandave”, tha Kryemadhi.

Numërimi mbrapsht për mandatet e opozitarëve ka nisur, por e shkuara ka treguar se ajo është rikthyer në Parlament në limetet kohore.(tch)

9 komente në “Opozita kundërshton Brukselin: Paralajmërojmë se ne do vazhdojmë bojkotin parlamentar”

  1. ? says:

    Në sektorin public Grek ka protesta dhe grevë diten e sotme.

  2. ce says:

    Amon mos rrini shume ne bojkot parlamentar se na mer malli per ato sharebajgat e leshitdhise kur dalin me dick ne dore para 140 deputeve , Kejdi Dhemcakallja dhe Floida surratufo,,,

  3. tom says:

    Sa te vetquhen keta opozit dhe sa ta kene te pushtuar popullin per arsye se populli nuk mund te ngrihet pa u zhdukur keta, rilindje hajdute vrasese etj ka 1000 vjete ymer.Ikja e opozites kolere , rilindja qelbesire do te jape llogari per 24 ore per kete grabitje masive.

  4. robi says:

    Mos rrini shumë ne bojkot se smund te rrime pa Strazuan Mulin, Kejdi Dhembcakallen, paloqen, Klevis kërriçin, na mer malli shumë per këto monstra,,

  5. kaonya_delvinjoti says:

    E MENDEROSURA OPIZITE , e pranojme bojkotin tuaj, mundesisht dorzoni mandatin , dhe nese ka shtet tu nderpritet rroga urgjent ju plerave , dhe te vihet ligj qe ne parlamentin e ardhshem kushdo kah politik qofte qe bojkoton parlamentin ti hiqet urgjent mandati i deputetit , dhe mer zgjidhje problemi, opozita behet ne parlament , jo neper hotele motele, jahte restorante , kazino, apo sex party neper jahte o plera politikane , nuk po vecoj askend, jeni te gjithe plera , keto 30 vjet te ikura kot per shqiperine dhe rinine shqiptare , jane nje denim , zoti eshte i madh po ju ofron ora e llogaridhenjes o plera , qe deri para vitesh nuk kishit brek ne bythe , e tani na krekoseni se kush e di ca jeni ju qelbesira qe nuk dini as alfabetin e as tabelen e shumzimit , ju kellira te politikes shqiptare.

  6. Lennard says:

    Mona Baxhella eshte e Neveritshme.Kur po vjen ajo ORE qe ta shohim ne “SUITEN PRESIDENCIALE te RECIT” ????

  7. Lennard says:

    Mona Baxhella eshte e Neveritshme.Kur po vjen ajo ORE qe ta shohim ne “SUITEN PRESIDENCIALE te RECIT” ????,Bashke me LUL-SUMKAPUCIN -KUPTOHET

  8. Flori says:

    Opozita me budallaqe ,me e peshtire ,me e paafte me hutaqe, me agresive etj etj qe flet shume me keq se e jema e zeqos ne maje te thanes.Sipas ketyre dyrdylave I bie qe Shqiperia te jete pushtuar nga Kolumbia , qe qeveriset nga bandat me te korruptuara ne bote ,e qe shqiptaret I bie qe te jene te “shastisur” qe I kane zgjedhur e nuk ju Kane dhene pushtetin ketyre monstrave se nuk Jane ngopur se djeguri Shqiperine Per sa kohe do kemi nje opozite te tille te papergjegjshme per detyren e vet nuk veme kurre me Evrope Turp ,turp 10000000000 here turp Forcen e tregoni kur te behen zgjedhjet e boll folet percart

  9. Sinqeritet says:

    Nuk ka njerez me te pa zote,dallkauke,te trashe,antieuropiane,kuklla,kusare,zemerkatrane se monika dhe luuliii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje