Meta: Edhe mua më kanë ofruar strehim politik. Me largimin e tij, Gruevski pranoi fajësinë

15 Nëntor 2018, 19:52Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me arratisjen e ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski drejt Hungarisë.

Meta tha se “Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij”.

Së fundmi u zbulua se Gruevski ishte arratisur përmes Shqipërisë.

“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha sic është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. 

Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje.

Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”, deklaroi Meta.

Ai solli në vëmendje edhe një rast personal, ku në vitin 1992 Prokuroria i ka hequr imunitetin dhe ka lëshuar flet arrest.

Në atë kohë tha Meta, iu ofrua strehim politik në Greqi dhe Itali, por nuk e pranoi.

“Kam edhe një rastin tim në vitin 1992 në zonën time elektorale u morën peng dy oficerë policie nga protestuesit. 

Unë isha në opozitë dhe vajta i shpëtova nga ajo pengmarrje padashje. 

Për këtë cështje prokuroria më hoqi imunitetin dhe donin të më fusnin në burg.

Mua më ofruan strehim politik në Greqi se kishim parti aleate në atë kohë dhe në Itali. 

Edhe pse isha i ri nuk e pranova një gjë të tillë. 

Kështu që politikanët në Ballkan duhet të jenë gati për të gjitha sfidat dhe të qëndrojnë si burrat”, u shpreh presidenti Meta.

12 komente në “Meta: Edhe mua më kanë ofruar strehim politik. Me largimin e tij, Gruevski pranoi fajësinë”

  1. blerta says:

    Per cfare te kane dhene strehim per floririn qe ke vjedhur.

  2. Shqiptar says:

    Te kane ofruar strehim politik sepse je agjent i Grekeve. Nuk besoj se te kane ofruar strehim politik Italianet. Viziten e oare zyrtare si President e bere ne Greqi.

  3. E mjera Shqiperi. says:

    Like, Like, trim floriri. Cjane keto brockulla qe po keput. Cka ndodhur ne Shqiperi qe politikanet po lajthisin? Shume shpejt “doni me per Midhatin” u transformua “doni me per Ilirin”. Sic duket peshku I detit eshte infektuar me cimitas dhe si Likja dhe Rama e hane shume peshkun. Te pakten dime qe Likja e ka te keqen nga peshku i Grekut qe me aq krenari e pranon vet. Mire do ishte te dinim se cpeshk ka ngrene Rama. Me sa kuptoj nga ligjeratat e gjata te tij, me duket se ka ngrene peshk te tymosur nga Dukati I Vlores.

  4. Arjan Cani eshte gay says:

    i shpetova thote nga ajo peng marje padashje ..nuk e di si duhet ta kuptoj

  5. ????? says:

    Pa dekretim të ministrit të brëndshëm, ti je i pafajshëm. (s’ka kush ta arestojë)

  6. IVONI says:

    .. zoti president , ju lutem shume na sqarroni si qendron puna e floririt qe komentuesit ju akuzojne se e kini vjedhur ..! Jeni njeri serioz apo asgje nuk ju ben pershtypje ..?!.. Ju akuzojne ..!

  7. kozmo says:

    HA HA HA , NE KOHEN E SALIHT KE QENE TRIM I MADH ZOTRATE , POR TE SHOHIM KUR TE KAPIN NE GJUME ,SE KU DO TE STREHOESH .

  8. bobi says:

    NE SHQIPTARET THEMI NJE FJALE TE URTE. BURGU PER BURRAT ESHTE ASHTU TE KEQEN PUSHKA TU BEFTE TOP O TRIM O SHQIPERI E MJERA SHQIPERI CFARE PRESIDENTI KE TI.

  9. Zobi says:

    Strehim politik ne Greqi ju ofrojne vetem tradhtareve te shqiperise dhe bashkepuntoreve te tyre. Ti je nje nga kta o”flori”i krabes.

  10. Jimi says:

    Po c’ke me ty, ti je Van Dami! Ti nuk pyete edhe kur u kape me presh ne dore, me ze e figure, jo tani , qe nga pirat u bere Pape!

  11. skrakari_lilo _kurves says:

    lilo gracka , ti e hengre , mos u lodh kot , te besh moralin e kurves , por sidoqofte dhe ti dhe mona rolin e kurve e beni super ,sepse jeni politikane , dhe politika eshte kurve , ju jeni zogjte e kurves.

  12. Paqesori says:

    Kane dasht me te ofru strehim politik per interesin e tyre…Ju duhen njerezit qe ju shkone me nje kalete ngarkuar me flori ! Kane interes ta harxhosh e menaxhosh gjithe ate pasuri ne vendin e tyre …. Eshte e thjeshte per tu kuptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje