Akuzat e Ramës se ka shkelur Kushtetutën, Meta: S’më shqetëson, s’kam ndërmend të bëj asnjë dëm. Mos të shpenzojmë energji për konflikte të panevojshme

15 Nëntor 2018, 21:54Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur në emision “Open” për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, se ka shkelur Kushtetutën, në vendimin për mosdekretimin e Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm.

Meta tha se asnjë rast nuk e ka shkelur Kushtetutën. “S’më shqetëson se e di shumë mirë kushtetutën e Shqipërisë”, theksoi.

Lidhur me raportet me kreun e qeverisë, kreu i shtetit u shpreh se, se ato janë “tepër korrekte”, jo vetëm me shefin e ekzekutivit, por edhe me të gjithë ministrat si edhe opozitën.

“Marrëdhëniet e mia janë shumë të hapura, të bashkëpunimit”, tha Meta.

Teksa gazetarja Vasili i lexonte reagimin e Ramës për mosdekretimin e Lleshit, Meta tha: “Unë u lodha me këto lavdërime, por për fat të mirë apo të keq përsëri vazhdoj të bëj detyrën si më parë, në kuptimin e lartësisë së detyrës për të respektuar Kushtetutën”.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

9 komente në “Akuzat e Ramës se ka shkelur Kushtetutën, Meta: S’më shqetëson, s’kam ndërmend të bëj asnjë dëm. Mos të shpenzojmë energji për konflikte të panevojshme”

  1. ????? says:

    I.Meta mendon se 300 simpatisantët e LSI-së e bënë President Republike.

  2. Everteta says:

    Ah mor qelbesire i korruptuar dhe korruptues qe je ber president. Po mendoj qe mund ti hedhesh hij ne sy njereze ti me keto rrena ashiqari por po ju vjen koha ty dhe horrave te tjere te PDs , mos u beni merak se edhe pak edhe drestesia behet funksionale.

  3. REZI says:

    ëëëë…thotë Ilir Meta. Mjerë ne c’president kemi. Ai nuk mund të rrijë në hije, do të duket e të jetë në krah të Monikës.

  4. !!!!!! says:

    “Meta e ka merak mos shkelet kushtetuta”
    Po mos te ishte shkelur kushtetuta ai do ishte mbrapa hekurave

  5. Klea says:

    O Ilir! Je burri me bq nqs e dekreton Lleshin. Rama ska goje te flase se vete te beri president.

  6. uzurpatori zullumqar i demokracise says:

    shpresojm qe kryeministri ti bej kerkese te trete se ku i dihet mbase i krijohet bindja keta jane te gjithe hale e nevojtore felliqesira duan te terheqin vemendjen e publikut

    1. Troç says:

      Koke derr, koke forte, malok skrapari, fshatar i pa bese, jane gjynahet e Rames qe e beri president

  7. tafa says:

    POer mua tha te gjitha simbolet e shqiponjes jane te bukura.Normalisht per nje shtangist pa piken e kultures dhe nivelit artistik te tilla do te jene se ne fshatin tend vetem Mellenja e gushkuq ka patur

  8. cani says:

    E megjithate, Like floriri ka premtuar ne emisionin e Eni Vasilit se nuk do te arratiset si Gruevski, por si Balili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje