Muç Nano: Malokët e Shqipërisë dhe si ia mori erzin dhe e turpërpoi publikisht Berishën, Shkëlqim Haklaj

16 Nëntor 2018, 10:05Politika TEMA

Mustafa Nano sapo ka botuar librin ‘Provocateur’, i cili është një auto-intervistë e autorit.

Në pjesën e mëposhtme, ai flet për “malokët”.

Stigma e “malokut” ekziston ende, megjithatë.

Nuk do me thënë asgjë. Kjo stigmë do të ekzistojë edhe për shumë kohë, ndoshta për gjithë kohën, siç ekziston stigma e toskëve rrumaducë. Stigmat kanë jetë të gjatë.

Madje, edhe gegët kanë filluar ta marrin në mënyrë sportive e autoironike këtë stigmë. Dhe kështu duhet marrë. Gjatë gushtit, në Himarë, teksa bëja pushimet, djali që shërbente te çadrat buzë detit ishte një student kuksian. Dhe në momentin e prezantimit, pasi më tha emrin, shtoi: “Jam malok”. Qeshi. Qeshëm të dy. “Edhe unë”, i thashë, dhe pata parasysh Skraparin tim, që është zona më malore e Shqipërisë. Dhe më e izoluar prej botës.

Por termi “malok” lidhet me veriorët, sidoqoftë. E keni idenë se si ka lindur?

Nuk lidhet me të gjithë veriorët. Madje, mua më del që janë shkodranët ata që e kanë shpikur, në kapërcyell të shekujve XIX-XX, ndoshta edhe më herët, për ta ndarë veten prej pjesës tjetër të veriut, prej myslimanëve fanatikë apo prej hinterlandit katolik të veriut, që mbaheshin ato kohë si zonat më të prapambetura të Shqipërisë. E kam hasur këtë fjalë, malok, edhe te Milan Shuflaj, por në këtë rast jo në kuptimin për të cilën po flasim. Albanologu kroat ishte i mendimit se “malok ishte një emër i përbashkët që shqiptarët kishin zgjedhur për të thirrur njëri-tjetrin” në fund të mesjetës.

Mit’hat Frashëri e përdor gjithashtu këtë term në librin e tij “Çë na mungon, çë duhet të kemi?” E përdor dy herë, por afërmendsh, jo me ndonjë dispozicion antigeg. E përdor në vend të fjalës “malësor”. Herën e parë, teksa flet “për popullin që s’ka bukë të hajë, apo që ka të hajë veç bukë misri me shëllirë”, kujtohet edhe “për malokun që s’ka veshur kurrë të linjta, që s’ka vënë trupin në një shtrat të butë e të ngrohtë”. Dhe vijon: “Trualli e trungu e mësojnë që të gjallë me vdekjen, i dëftejnë ç’do të jetë varri nesër”. Të nxjerra nga konteksti këto fraza ngjajnë fyese, por në të vërtetë janë thjesht përshkruese të gjendjes së malësorëve. Herën e dytë thotë se “në Shqipëri nuk ka harbutë; shqiptari është fisnik, makar bujk, makar malok, makar shërbëtor qoftë”.

Një ndër të parët që e ka përdorur këtë term me ngarkesë përbuzëse është Gjergj Fishta. Te Lahuta e Malcis, në këngën e dhjetë kushtuar Mehmet Ali Pashës, ky i fundit, në një bisedë me Haxhi Zekën e Co., të cilët nuk pajtoheshin me vendimin e Turqisë për ta trajtuar Shqipërinë si një shportë fiqsh, e për t’ia falë ca “fiq” (Hot e Grudë, Plavë e Guci), si bakshish, Malit të Zi, u kthehet “arnautëve të çmendun / dalun dinit e imanit”, dhe u thotë se sulltani nuk mund të bëhet ortak me “malokë cuba shqiptarë”.

Lazër Shantoja, një shkodran tjetër, duhet ta ketë përdorur pas Fishtës dhe me të njëjtën ngarkesë fyese. Në një poemth dramatik të tijin, Shantoja zgjodhi për personazhe njerëz të shquar të historisë së Shqipërisë, të cilët nuk ishin më në këtë botë. Dhe ai i vuri të takohen me sho-shoqin në botën tjetër, i llogariti të përditësuar mbi atë që po ndodhte mbi tokë, në vendin e tyre, dhe i gjithë poemthi është një bisedë fantazmagorike mes Ismail Qemalit, Bajram Currit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, të cilët besohej (nga autori i poemthit, e nga vetë të vdekurit gjatë fabulës së vjershës) se ishin viktima të Ahmet Zogollit, e në momentin që Shantoja e vë Gurakuqin t’i thotë Ismail Qemalit, se “mua e Nolit na e hodhi Ahmet Zogu i Matit”, përgjigjja e plakut të Vlorës ishte e trajtës pyetëse: “Maloku?”. Lihet të kuptohet se babai i pavarësisë e kish përdorur sa qe gjallë atë fjalë.

Por kjo nuk dihet të ketë ndodhur. Nuk ka asnjë provë për këtë. Në një poezi tjetër, me titullin Ritirata kombëtare, Shantoja nuk e ka parë të udhës që këtë term ta vërë në gojë të ndokujt tjetër. E përdor vetë atë. Poezinë e fillon me vargun: “Asht një malok nga Mati …”. Në një shkrim për gazetën Liria kombëtare, në vitin 1926, ai e përcakton njeriun që e ka bërë zap Shqipërinë, si “Ahmet Maloku”. E ka shkruar Maloku me “M” të madhe, e kush e di se ç’ka patur në mendje me këtë gjetje.

Duhet të kenë qenë po katolikët e Shkodrës që ia kanë ngjitur Ahmetit nofkën “Maloku”. Dhe kjo nofkë i mbeti. U përdor edhe nga të tjerë. Eqrem bej Vlora tregon në autobiografinë e tij mbi një darkë në shtëpinë e princ Wied-it, në Durrës. Ishte dhe Ismail Qemali, dhe ish herë e parë që plaku i Vlorës bujtte në pallatin e princit. Tok me të ishin Esat pashë Toptani e kapedani i Mirditës, Preng Bibë Doda. Në një moment të bisedës, ky i fundit drejtohet nga princi i ri i shqiptarëve dhe i thotë: “Kështu pra, Lartësi! Nëse doni vërtet të qeverisni në Shqipëri, masa e parë që duhet të merrni, është të mënjanoni Ismail Beun dhe Esat Pashën.

Me këtë rast, mos më harroni as mua. Ndryshe, as t’mos ju shkojë në mend se mund të bashkoni Shqipërinë dhe ta qeverisni atë”. Esat Pashës nuk dihet pse i dogji në mënyrë të veçantë kjo ndërhyrje dhe murmuriti nëpër dhëmbë një frazë që e dëgjuan të gjithë ata që dinin shqip: “E ç’shaka tjetër mund të presësh nga një malok i pagdhendur?”. Vetë Eqremi mendonte se kapedani i Mirditës veç malok nuk ishte. Aq më pak i pagdhendur.

“Maloku gjenial”, e quante Konica beun e Burgajetit. Për Zogun “malok” flet dhe publicisti Kostë Çekrezi në kujtimet e veta, por nuk është ky që e shtie në punë termin fyes. Ishin anëtarët e parisë antizogiste të Shqipërisë (kështu i quan) që kanë pasur një takim me autoritetet italiane në vitin 1938 dhe, përpara takimit, mes vedi janë shprehur se më mirë të jetë mbret il duka d’Aosta, një italian, kushëri i Viktor Emanuelit III, sesa “maloku i Matit”.

Unë nuk kam ndonjë qejf të madh t’ia asociojë këtë term Sali Berishës. Jo për ndonjë gjë, por kështu më lidhet kot më kot edhe me Ahmet Zogun, për të cilin mendoj se është më pozitivi ndër njerëzit e rëndësishëm politikë në historinë shtetërore shqiptare. Një krahasim i tillë do ia hiqte kuptimin vlerësimit që unë kam për “malokun gjenial”. Berisha është gjëja më shpellare që ka prodhuar politika shqiptare. Dhe kur them këtë, më vjen në mendje si një shoqërim ilustrativ edhe një ngjarje tjetër që ka të bëjë me të. Andej nga viti 2000, në parlament, ai iu drejtua në një rast Skënder Gjinushit:

“Ty nuk të vjen turp, Skënder! Ti ishte në Tropojë në një restorant, dhe aty hynë Kërnajat, ishin të armatosur dhe të dhanë urdhër të dalësh nga restoranti me gjithë larot që të shoqëronin. Dhe ti dole me bisht ndër shalë. Dole e nuk të erdhi turp”. Ec e mos u shastis, po deshe, me këtë logjikë që i përgjigjet një bote kokëposhtë! Gjinushi, me metrin e Berishës, që është edhe metri i Kanunit, ishte çnderuar në atë rrethanë, sepse “ndera e marrun nuk shpërblehet me gja, por a me të derdhun të gjakut …”, dhe sepse “Aj, të cilit i merret ndera, quhet i dekun kah Kanuja”. Dhe si kanunor që është, Berisha nuk arrinte dot të bënte me turp ata që hynë në një restorant me armë dhe u sollën si mujsharë me një klient të atyshëm, që në këtë rast ishte një politikan, por bënte këtë të fundit.

Berisha vetë nuk do ta donte më jetën po t’ia bënin atë që i bënë Gjinushit. Dhe ia kanë bërë në një rast, sidoqoftë. Ia kanë bërë në një tubim elektoral në Tropojë. Është një ngjarje e stërkomentuar kjo. Ai ishte duke folur në tribunë dhe poshtë, mes njerëzve, ishte Shkëlqim Haklaj që po i hidhte fjalë dhe po e sfidonte. Po e bënte këtë në bastionin e tij, në qytetin e Bajram Currit. Në terma kanunorë, Berishës po i merrnin erzin. Dhe reagimi i tij ka mbetur në film tanimë. Ai harroi se ku ishte, harroi se ç’po thoshte dhe e vetmja gjë që i dilte prej gojës ishte: “Ma kapni atë. Dua të ma kapni. Dua ta marr me vete në Tiranë. E dua gjallë a vdekur”. Nuk e mori dot me vete në Tiranë. Gjashtë muaj më pas, Shkëlqim Haklaj vritet. Përkim fatal, apo jo? Që ta bën të pakuptimtë çdo bisedë mbi demokracinë në Shqipëri.

Me këto histori më sollët në mendje Azem Hajdarin, i cili u vra disa muaj përpara Shkëlqim Haklajt, dhe me gjasë prej këtij të fundit.

Kështu thuhet.

19 komente në “Muç Nano: Malokët e Shqipërisë dhe si ia mori erzin dhe e turpërpoi publikisht Berishën, Shkëlqim Haklaj”

  1. Mir fjalen “Malok”,deri diku na e shpjegove,po fjalen Zorragji (sepse ajo perdoret gjeresisht ne Shqiperi ,sidomos ate te mesmen) perse nuk hulumton per ta zbulu,se nga e ka prejardhjen ?! Do te arrish ne nje konkluzion komik,sepse ata qe e perdorin sot,nuk e din,se te Part tan “Maloket”ja u dedikonin stergjysherve te tyre,qe sot fatkeqesisht jan shumic.

  2. Gri says:

    Z. NANO, fjalen MALUK e edhe tek Iliada, e Homerit, perkthyer ne shqip . Aty kjo fjale eshte me yll dhe shpjegphet ne fund te faqes: njerez barbar qe zbrisnin nga malet dhe benin kerdin e shkaterime ne qutete te asj kohe.
    Per mua Malok te tille ka edhe ne qytate. Jane pergjithsisht te pailuminuar, dhe kane si llogjik baze forcen, dhunen ndaj tjetrit.

  3. muci-muci says:

    nje skrapardhli flet per termin “malok”….termin malok e kane shpikur beratasit per skrapardhlinjte…ky eshte prostitute qe flet per moral…ne cdo gje qe ben fiks vetem provokon sepse nuk ka aftesi per asgje tjeter…

  4. altruth says:

    O muç mut nano greku,ma shpjego nje çike ç’do te thote fjala stigme,se Shqip nuk eshte.
    Larot por dhe nje pjese e mire e lexuesve e sidomos e te “ditureve”Shqiptare e kane ne gene greqishten,perderisa ne cdo pese fjale Shqip e pellasin dhe nje ne Greqisht.

  5. Shoku says:

    Ben mire qe e publikon se si ka ngelur ne fjalorin e shqipes fjala ” malok” ,e cila ne teresi perdoret me kuptimin e nje njeriu injorant,i pa ditur i pa dale ,qe ka pare vetem malet,delet e dhite . Pra fjala ” malok eshte sinonim i fjaleve ; injorant,i pa ditur. me popullore koke trashe. Tani po perdoret fjala “shpellar” ne kuptimin se tani sapo ke dal nga shpellat e nuk di gje. Edhte e njejte si epiteti qe u thuhet myzeqareve ” laluc” ,e cila me teper i jep kuptimin e fjales frikacak. Kur nje person terhiqet nga nje detyre se i mungon guximi ithone : ” Ik,more se qenke “laluc”
    Por te falenderoj se ke thene edhe nje te vertet . Jo vetem malsoret nuk e kane njohur dyshekun e bute,por me mire te themi 95% e popullit deri ne vitet 1950 -te. Malsori ka njohur si shtrese ( me sy nuk kam pare,por kam degjuar) se perornin fierin ( bime barishtore) e jastek nje trung te gdhendur. Myzeqari ka njohur vetem rrogozin. Ja keto duhet ti cilesoje ,zoti Nano. Te cilsoje edhe per Skraparin tend,i cili flinte mbi nje rrobe te leshte,por mbules kishte nje jorgan me rrecka. Po deshe pyet se ta thone kete te vertet. Edhe une edhe babai yt ka fjetur ne ate menyre.por me von njohu dyshekun e but, njohu susten, njohu jorganin me pambuk e me corcaf… Nuk po zgjatem se hanin malsoret,myzeqaret, skraparlinjte etjer. Tregoi edhe keto pasi te besh studim qe ti mesojne te rinjte. Dhe ate ndryshimin e madh qe ti kur ishe i vogel haje ne pjata,haje me luge e pirun, nuk fjete mbi rroba leshi,por ne dyshek e jorgan sepse punoi ai pushtet qe ti e urren e quhej “Pushteti Popullor” Jane me qindra punonjes te mjeksise e te arsimit ,te cilet luftuan per te futur kulturen e te jetuarit neper fshatra. Bej studime , bej krahasime per periudhen para e pas vitit 1944. Tregou te rinjeve se ai Maloku mbret , e la popullin ne injorance . Bollper sot.

    1. Grigor says:

      Hallall shoku.
      Sepse keta palo analiste e Kane kujtesen si te peshkut.
      Nderime.

  6. Germicoku says:

    Muci-muci . Besoj se komentin e ke shkruar te tille ,per inat te Mucit, e jo per saktesi njohurishe. PO te jet se eke per inat te Mucit,po ta pranoj,po e pate per saktesim njohurije ,terhiqe se del shum i dobet. Asnjehere fjala “malok ” nuk eshte perdorur per krahina te tjera te Shqiperise,me perjashtim te nje pjese veriore…..

  7. DIBRAN says:

    QE JE BYTHLEPIRES, LAPANJOZ, LEKISHT I PESHTIRE e kam ditur dhe e di shume mire!
    Nuk e dija se do te ishe edhe dishepull i Zog TRADHETARIT !
    “…..per te cilin mendoj se ishte me pozitivi nder njerezit e politikes…” ,thua ti ,or MALOK!
    Nje pyetje per ty malok Skrapari!
    -E din ti, or MALOK SKRAPARI, se nga erdhi ne Shqiperi Ahmet Zogu me 1924 ?
    Kush e solli deri ne Tirane?
    Sa VERDHUSHKA FLORIRI i “dhuroi” mbreti Pashiq i Serbise ketij KRIMINELI te shitur te serbi ??????
    Si ia shperbleu dhe riktheu keto VERDHUSHKA mbreti yt Serbise ?????
    MALOK SKRAPARI !
    Po pate mendere, -PERGJIGJU !!!!!
    Ose …. HESHT !
    Po ta pregoj une, nje malesor DIBRE se cfare je:
    Je 24 karat MALOK MENDJEMADH, BYTHLEPIRES, LAPANJOZ dhe LEKIST I PESHTIRE !!!!

  8. ramos says:

    Nuk jam nga veriu, po ky shkrim eshte ose quhet RRACIZEM! Duhet tju vije turp qe ne 2018en merreni me percarjen veri-jug.Dhe,inatin me Berishen mos e ngaterro me MALESORET!!!

  9. A says:

    Permbledhje sh.e gjetur me kete shrim..Mendoj perkufizimi i fjales malok I dedikohet njerezore qe nuk Jane mendjehapur kundrejt civilizimit ose ne se Jane zhvilluar pjeserisht, mentaliteti I tyre per jeten ka mbetur ne kohen e shkuar.Shumica e tyre Jane verior per shkakt te vetizolimit te tyre ne kushte specifike jetese.Shumica e verioreve e kane kapercyer kete faze dhe nuk te kalon aspak neper mend ti quash malok.Duhet theksuar ketu se me gjithe te metat apo gabimet fatale per shqiptaret sistemi I kaluar ju hapi driten jeshile te zhvillimit verioreve dhe fshatareve me pergjithesi.Sa per rastin Berisha,ambicia etij personale per te ecur perpara pengohej vazhdimisht nga kompleksi i inferioritetit kundrejt jugoreve apo qytetarse duke e mberthyer ate ne mendesine e kanunit..,Te gjitha keto te nderthurura me shendetin e tij mendor ku dhuna ,urrejtja pathologjike per njeriun,mgjs ishje mjek,shkatrrimi,sjellje agresive ,humbja e kontrollit etj polarizime apo ndryshme te gjendjes se tij shpirterore u reflektuan ne politike duke ju vene shqiptareve coroditjen dhe marrezine ne tavolinet e tyre…

  10. muci-muci says:

    Z.Ramos,
    inatin me Berishen edhe mund ose ndoshta ta kete ndonji pjese e shoqerise shqiptare (arsye objektive ose subjektive) por jo Muc Nano…
    Berisha e mori Muc postier-malokun (KATUNDAR KOMPLET NGA A-ZH) nga malet e Skraparit dhe e beri diplomat…. mgjth kuptohet, ai per pak lek shet edhe prinderit e tij…
    ato finacimet Greke nuk ka nevoe per ti investiguar shume, mjafton te lexosh shkrimet e dites dhe e kupton ku kane shkuar… nuk ka vetem finacime Greke, por edhe Serbe, Ruse, Kineze.etc etc…

  11. Askushi says:

    Fjala malok eshte thjesht ofendim dhe eshte gabim te perdoret si emer kolektiv, aq me teper te presupozoje verioret. Ne jeten e perditeshme ajo perdoret per ate person qe nuk cfaq edukate civile. Shume bukur ajo mund te perdoret edhe per nje korcar,vlonjat apo tiranas. Nuk mund te quash malok nje person nga veriu kur ai reflekton kulture. Psh ne jeten politike maloku me i madh eshte Iliri se vec mungeses se kultures, pasqyron edhe karakter te cudicem duke u hequr trim,kur duhet te hesht. Etj etj. Tani persa i perket Sales qe e quan njeri qe beson ne kanun duke lene te nenkuptohet se ai eshte malok, eshte histori me vehte. Ne rradhe te pare kanuni nuk ka te beje me fjalen malok si koncept. Se dyti Sala nuk beson ne kanun, por hiqet si i tille. Zullumet qe ka bere Sala nuk kane lidhje me kanunin. Ato jane reflektim i formimit te tij te percudnuar qe pa frike mund ta quash nje kuceder qe ka kap vatanin.

  12. ZZ says:

    PUNA ESHTE SE MALOKET ME SHUMICE GJENDEN NE MALOKERI……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. besniku says:

    Perfaqesuesi i fjales “Malok” eshte nje dhe vetem nje, ai eshte Sali Berisha, biri i Karaxhicit dhe pjella e Shiqeres, nga Vicidoli.

    Dhe nga ky kopil, te gjithe pasuesit e tjere te tij quhen maloke.

    Kaq!

  14. Arifi says:

    O muc nano! Lexo historine mire dhe dil e ha mut pastaj. “ Malok” e kane perdorur Beratasit per ju qe vinit nga skrapari . Dhe kur flasim per Beratin llogariti mire nja 2500 vjet. Keshtu qe kjo fjal esht sh e vjeter mga c’mendon ti. . Pyet ndonje gjuhetar mos e ka prejardhjen nga ( male me oke) qe te ju jane me shumice

  15. Toni.D says:

    Mund te besh nje analize o gazetaruc ose nje artikull gazete dhe mbyllet aty…
    dhe jo te shkruash nje liber per historine e malokut, kush e lexon ket liber aman budallalleqe pa fud , nivel kulturore ZERO……….!
    Shko mer Tafe nga fsh.. Tirones se ka plot maloke, fsh.Elbasanit,Kavajes,Krujes etj etj etj…… ( jam nga Sh. Mesme, po dua te theksoje qe me verioret e keni bere boze meli )

  16. Ramo Vito says:

    NUK E DI SAKTE SE NE CFAR GJUHE ESHTE FJALA “STIGME” DHE CDON TE THOT POR DI SAKTE ORGJINEN E FJALES”MALOK” SIPAS SHPJEGIMEVE TE PROFESORIT TE HISTORIS TAHIR HOXHA . NGA MASAKRA QE BEN SHQIPIETARET KUNDER BANDES KRIMINALE NE EGJIPT “MAMLUKEVE” RRETH 350 VJET ME PARE NJE PJES E ATYRE QE MBIJETUAN ERDHEN NE SHQIPERI DHE HAKMERRESHIN DUKE BER KRIME KUNDER SHQIPETAREVE. EDHE ANALIZAT SHKENCORE KAN VERTETUAR SE MAMLUKET E BALLKANIT NUK JAN BALLKANAS URREJTJA E MALOKEVE (MAMLUKEVE) NDAJ SHQIPETAREVE KA RRENJ TE THELLA DHE DO JET E PERJETESHME POR ATA E JUSTIFIKOJN URREJTJEN SI POLITIKE. MIDIS TYRE KA SHQIPETAR TE KULLUAR SI MALESIA E SHKODRES DHE KUKESI KA ME TEPER ASHTU SI KA EDHE SHUM BULLGAR, SERB, TURQ E PAK RUS. LABERIA DHE SKRAPARI SI VENDE TE EGRA DHE NJERES PRIMITIV ESHTE EDHE ME TEPER MALOKE NGA MALESIA E VERIUT DHE ME SHPELLAR SE TROPOJANET BILES EDHE PER KENGET POLIFONIKE KAN IMITUAR UJQERIT E CAKEJT PA ASNJE VEGEL MUZIKORE. UNE JAM SHPELLAR LABERIE.

  17. skerdi says:

    o much pederi,,, na rrufsh bolet o dylber i partise

  18. era! says:

    Eshte e vertete se se pari fjala malok u perdor nga beratasit per te percmuar skraparllinjte qe jane njerez te trashe e injorante(gje qe edhe ne gjate jetes vete e kemi konstatuar kete fakt real)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje