Ky është momenti kur dyert elektrike të garazhit “marrin me vete” vajzën e vogël.
Videoja e publikuar në poshtë shfaq momentin kur Erica Dilley, e lejon vajzën e saj Alice të shtyp butonin për të hapur dyert elektrike të garazhit në Frisco të Teksasit.
Dhe në momentin që ia ktheu shpinën 2-vjeçares që të kujdeset për fëmijën tjetër që e kishte në karrocë, dyert filluan të ngjiten lart së bashku me vajzën.
Por, për fat të mirë ajo nuk u lëndua ndërsa e ëma e saj mbeti e habitur kur e pa të bijën e varur në dyer. (TemA)