Disfata me Skocinë, Grezda dhe Ismajli: Jemi në momente të vështira, duhet të rrimë të bashkuar

18 Nëntor 2018, 14:34Sport TEMA
Disfata me Skocinë, Grezda dhe Ismajli: Jemi në momente të

Pas humbjes së rëndë të pësuar mbrëmjen e djeshme nga Skocia me shifat 0-4 në stadiumin “Loro Boriçi”, kombëtarja shqiptare u rikthye sot në stërvitje.

Pas seancës stërvitore ku trajneri Kristian Panuçi bëri një analizë, në konferencën për shtyp dolën dy futbollistët Eros Grezda dhe Ardjan Ismajli.

Grezda u shpreh se skuadra është duke kaluar një moment mjaft të vështirë, por në rast do të qëndrojnë të bashkuar do ta lënë pas këtë situatë.

Mesfushori që luan në kampionatin skocez shtoi se kjo humbje do t’i djeg kur të kthehet në Skoci, ndërsa theksoi se dhe mungesat ndikuan tek perfomanca e tyre.

Jemi në situatë të vështirë. Duhet të rrimë të bashkuar. Të mos bëjmë gabimet që përsëriten, kokën lart. Pas çdo ndeshje ekipi bën mbledhjet e veta. Trajneri na foli dhe në ndeshjen me Uellsin duhet të mbajmë motivin lartë.

Kisha probleme në ndeshjen e fundit me Rangers. Në ndeshje u ndjeva mirë. Kartoni i kuq na dëmtoi shumë dhe lojtarët nuk kishin forcë në pjesën e dytë. I vetmi modul që duhet të marrim shembull është ndeshja me Turqinë.

Ka edhe lojtarë të rëndësishëm që mungonin si Sadiku dhe Roshi, sepse pa ta nuk është njësoj, por gjithmonë duhet të jepet maksimumi. Kemi shumë diferencë nga viti i kaluar, duhet të jemi bashkë.

Kemi folur për këtë problem, secili ka dhënë mendimin e tij. Isha shumë i nevrikosur se unë do kthehem atje dhe nuk është e lehtë të mundësh në shtëpi 0-4.

Megjithatë duhet të vazhdojmë përpara. Të luash më Kombëtaren nuk është njëlloj si të luash me grupin. Më vjen shumë keq që tifozët u zhgënjyen, sepse kanë treguar se janë lojtari i 12 për ne, por ata neve na duan dhe u bëj thirrje që me Uellsin të na përkrahin përsëri”, u shpreh Grezda.

Ndërkohë, në fjalën e tij debutuesi Ardjan Ismajli u shpreh se skuadra do të rikthehet shumë shpejt në formë – si dhe tregoi emocionet e para me fanellën kuqezi.

“Shumë shpejtë do të kthehet Shqipëria europiane. Nuk e kisha menduar kështu situatën që Mërgimi të merrte karton, por futbolli kështu e ka.

Mendova kur u futa në fusha se të jap më të mirën. Emocion ka qenë që kur u këndua himni, por në momentin kur u futa në lojë kishe më shumë emocione.

Më kanë pritur shumë mirë në Kombëtare. Çdo ekip kombëtar kalon në krizë. Shumë shpejtë do të kthehet edhe Shqipëria europiane”, deklaroi Ismaili.

Ndeshja e rradhës për Shqipërinë do të jetë të martën në “Elbasan Arena” ku do të luajnë një takim miqësor ndaj Uellsit në orën 20:00. (TemA)

2 komente në “Disfata me Skocinë, Grezda dhe Ismajli: Jemi në momente të vështira, duhet të rrimë të bashkuar”

  1. Perkthyesi says:

    Nuk eshte ndonje cudi e madhe te te munde Skocia! Mos harrojme, ata aplikojne futbollin tipik anglez, i cili shquhet per pergatitje shume te larte fizike, dhe jo vetem, qe neve na mungon totalisht! Te gjithe e pame, se si na neperkembi ne te gjithe drejtimet! Te gjithe mezi pritnim te mbaronte ndeshja, sepse do te deshtonim shume me teper se kaq!

  2. tfgs1 says:

    Korraket duhet te rrine bashke Ahahaha me marmide te gjakosur nga scocia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje