Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka dalë para mediave në prag të takimit ndaj Uellsit, duke u shprehur se pavarësisht rezultateve ekipi është në mbështetje të trajnerit. Madje, ai shton se nesër do të luhet edhe për trajnerin.
“Është shumë e vështirë të gjesh ça mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë.
Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, të marrësh gjithë përgjegjësitë. Në futboll tregohet në fushë, unë kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë. Përkrahjen tonë e ka.
Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat, as nuk gabojmë. Këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe nuk ka lidhje pse trajneri u largua, erdhi, ngeli.
Ne mundohemi, nuk është se nuk mundohemi, ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri
Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet, siç kemi luajtur është nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshim, kemi qarkulluar më shumë topin.
Ka hapësira për kundërshtarin, jemi duke u fokusuar në një repart por është mënyra e lojës që ka ndryshuar. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm ne”, u shpreh Mavraj
Mavraj qerohu sa me pare nga kombetarja shqiptare ti bashk me aventurierin italian, nuk kane nevoje shqiptaret per dallaveraxhinj si ju
Ik mor Islamist muti. Ti as duhet ta shofesh me me sy kombetaren Shqiptare. Rrezik ke marre para qe te dilje me te kuqe.
Ik ri ore legen! Nuk ke turp del e jep intervista.
Ik mor islamist Muti zhduku nga kombetarja ik luaj Me arabine saudite se te ndihmone allahu injorante
Gjoja me e mire mavraj zhduku nga kombetarja je lojtare medioker
Kush je ti Populli qe flet ne emer te shqiptarve. Mavraj ka qene nga lojtaret me te mire qe kemi pas. Te tregohemi me kulturen e te kerkojme aq sa jemi. Vertet humbem nje ndeshje, gabuam, po s’ duhet te humbasim lojtaret as shpresat.
Mavraj ka dhene nje kontribut te madh per kombetaren tone, por tani ndodhen te fund te karrieres. Duhet ti lere vendin te rinjve sic beri Kapiteni Canaj. Per mendimin tim, problem kombetares quhet Duka-Panuci