Ish-trajneri i Shqipërisë fajëson Guardiolën për krizën e futbollit gjerman: Na krijoi iluzione!

19 Nëntor 2018, 09:36Sport TEMA

Pep Guardiola ka lënë shenjë në futbollin gjerman, por sipas ish-trajnerit të Shqipërisë, Hans Peter Brigel, për keq. Trajneri spanjoll ka dy vite që është larguar nga Bajerni, por Brigel e bën përgjegjës për gjendjen aktuale të futbollit gjerman.

“Është faji i tij, sepse na ka krijuar iluzionin se duke mbajtur kontrollin e topit në 75% të ndeshjes, mund të fitosh. Por nuk është kështu, – ka thënë Brigel për “Repubblica” – Në futboll është rezultati më i rëndësishëm se kontrolli i lojës. Të kesh kontrollin e topit, nuk mjafton për të fituar, na e dha një shembull të mirë Franca, që doli kampione bote”.

Si mund të dalë Gjermania nga kjo krizë. Ja çfarë mendon Brigel:

“Mund të fitohet edhe duke u kthyer në një mënyrë më tradicionale loje.

Nuk është gjëja më e rëndësishme loja e bukur, por ekuilibri në fushë.

Mendoj se bëhet fjalë për një krizë tranzitore, që u ka ndodhur shumë kombëtareve në të kaluarën.

Pas fitimit të Kupës së Konfederatave, mungoi kurajo për të ndryshuar.

Duheshin lënë në shtëpi 4-5 lojtarë nga Botërori i 2014-ës, që nuk ishin më në gjendje të mirë dhe u duhej dhënë besim të rinjve që fituan Kupën e Konfederatave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje