Ka qenë një ndeshje ku fituesi përfitonte gjithçka ajo midis Anglisë dhe Kroacisë në stadiumin “Uembli” Në fund janë vendasit ata që gëzojnë, pasi mundën nënkampionët ne botës me rezultatin 2-1.
Kështu, Anglia është në ‘Final Four’ në verën e ardhshme dhe ka siguruar një vend në play off-in e Euro 2020.. Kurse Kroacia zbret në Ligën B.
“Tre luanët” janë të parët e grupit A4, ndërkohë që fillimi ishte stresues për ta. Në të 57’, Andrej Kramariç kaloi ballkanasit në avantazh, duke bërë “Uemblin” që të heshtte, por vendasit nuk u tronditën nga disavantazhi.
Në të 78’ Jesse Lingard barazoi rezultatin, ndërkohë që golin e fitores që i dha Anglisë kualifikimin dhe përmbysi kroatët e realizoi kapiteni Harry Kane kur duheshin edhe 5 minuta që takimi të përfundonte.
Tani, anglezët duhet të mendojnë për verën e ardhshme, ku ca kohë do ta kalojnë në Portugali.
Po të ishin me Panuçin,do e kishin humbur.