Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se një pjesë e lojtarëve të kombëtares janë kundër Panuçit dhe mbrojtja publike që i bëjnë atij është për sy e faqe.
Në “Procesi Sportiv”, ai foli për ndeshjen e humbur 4-0, duke bërë ironi me atë që kishte dëgjuar edhe në komentin e sfidës.
“Ai nuk thotë asgjë konkrete se çfarë i thanë lojtarët. Pësojmë gola të çuditshëm dhe marrim kartonë pa lidhje. Ai nuk qorton asgjë.
Bëjnë sikur e mbrojnë, por një pjesë e sulmon. Komentatori thotë se nuk kemi skuadër dhe kemi lojtarë, nuk kemi trajner. Mirë që nuk tha vetëm kemi president.
Asgjë nuk ndodh rastësisht. Pse De Biazi rri pranë Dukës dhe e anasjella, duke i bërë presion Panuçit? Kjo është shëmtirë dhe nuk është parë asnjëherë”, tha ai.
po nuk u hoq duka nga ai vend dreq e me dreq ka per te shkuar skuadra jone