Kosova do të presë Azerbajxhanin nesër në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në ndeshjen e fundit të fazës në grupe të Ligës së Kombeve, që është edhe një sfidë direkte për vendin e parë në grup.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes doli sot në një konferencë për shtyp, i shoqëruar nga mesfushori i Lazios, Valon Berisha, ndërsa komentoi edhe sfidën me azerët, duke i cilësuar ata si favoritë.
Si e shikoni ndeshjen e nesërme?
Është një ndeshje ku ne kemi favorin që luajmë për dy rezultate, por unë mendoj se të dy skuadrat kanë njësoj shanse për të fituar dhe për të marrë vendin e parë. E kam studiuar Azerbajxhanin dhe mund të them se ka një skuadër shumë të mirë, që luan e organizuar dhe mund të na hapë punë. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shpresojmë që do ta mbyllim me një tjetër fitore.
Ju mjafton edhe barazimi nesër. A do të luani për këtë rezultat?
Unë asnjëherë nuk e ndryshoj filozofinë time të lojës, pavarësisht kundërshtarit, apo rrethanave. Do të ishte një gabim i madh, po të ndyshonim filozofi dhe të luanim për barazim. Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje, duke mbajtur sa më shumë topin dhe duke tentuar të shënojmë gola.
Suksese Shqiperise Dardane,,,eshte e qarte politica e shkijeve bllokim i Dardanise ne Unesco dhe Interpol dhe lejimi ne Uefa sepse Dardanet Po kontribuan ne ngritjen e flamurit kuq e zi neper Europe dhe Bote. Duam bashkim Kombetar Shqiperi+Kosove , 1 kombetare .1 kampionat kombetare Duka zjohu.Forza Kosova jone Forza Dardania Shqiptare. O sa mire me qene Shqiptare.