Në miqësoren e nesërme që Shqipëria do të luajë kundër Uellsit, trajneri Kristian Panucci do të vuajë mungesën e tre lojtarëve.
Përmes një njoftimi për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, deklaron se lojtarët që do të mungojnë janë Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku për shkak dëmtimi.
Gjimshiti dhe Binaku ishin dy lojtarët që u aktivizuan si titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Skocisë ku Shqipëria humbi me rezultatin e thellë 0-4 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takimi mes Shqipërisë dhe Uellsit do të luhet të martën (nesër) në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. (TemA)