Ky është momenti kur një burrë që ishte në motoçikletë, fillon t’i qëllojë me pushkë një grup të rinjsh që po qëndronin në rrugë.
Në video shihet se si personi i armatosur ndal motoçikletën dhe fillon të shtie mbi kalimtarët e rastit, para një restoranti në Harlesden në pjesën veriore të Londrës.
Ndërkaq policia ka konfirmuar se një mashkull dhe një femër rreth të 20-ve janë lënduar në këtë sulm.
“Deri më tani askush nuk është arrestuar, si dhe nuk dihen motivet që quan deri të shtënat në Londër”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë. (TemA)