Zbulohet një super Tokë, jo shumë larg nesh?

18 Nëntor 2018, 12:39Lifestyle TEMA

Një super Tokë u zbulua në një orbitë rreth një ylli fqinj me sistemin diellor, një botë “e ftohtë dhe e errët”, jomikpritëse për jetën ashtu siç e njohim, sipas një studimi të publikuar sot në revistën “Nature”, raporton ata.

Ky planeti i sapo zbuluar, i quajtur Ylli b i Barnardit, u gjet në yjësinë e Ofiukusit, rreth yllit Barnard që është rreth gjashtë vite dritë larg Tokës (një vit dritë është 9 460 miliardë kilometra).

“Ky është vërtetë fqinji jonë dhe ne pëlqejmë, në përgjithësi, të takojmë fqinjët tanë”, deklaroi Ignasi Ribas që punon në Institutin e Studimeve Hapësinore të Katalonjës dhe Instituti Spanjoll i Shkencave të Hapësirës (ICE-CSIC), që është bashkautor i këtij studimi.

Afërsia e këtij planeti jep shpresa që do të mund të studiohet më në imtësi me krijimin e instrumenteve të reja vëzhguese që janë me performancë më të lartë.

Ky planet, i kapur nga Observatori Europian Austral (ESO) që ndodhet në Kili, vjen rreth yllit të tij për 233 ditë.

Sipas studiuesve, Ylli b i Barnardit ka një masë 3,2 herë më të madhe se sa e Tokës dhe për pasojë merr emërtimin super Tokë.

7 komente në “Zbulohet një super Tokë, jo shumë larg nesh?”

  1. Albani says:

    Afer qenka,per gjashte vjet arrijme atje.
    Me 300 mije ne sekonde,kur te behemi rreze drite

  2. says:

    Kurozitete pasi asnjëher s’mund të arijmë deri atje. Mendimi im është që po ti rivarrosnin dhe varrosnin të gjithë të vdekurit në planetin Mars. ,do lirohej shumë sipërfaqe.

  3. VERI says:

    .. njerezimi i sotem nuk do me planete, por kafene ..!.. nuk e shihni se askush nuk e do token , fshatin ?! nuk i shihni gra e burra te gjithe ne kafene kalojne kohen ..? nuk e shihni qe bujqesine e kane tradhetuar te gjithe me ne krye qeveritaret ..?.. nuk e kam vetem per shqiperine , pasi e di mire qe shqiptaret keto “marifete” i mesuan nga “bota moderne “qe njohen mbas fitores se levizjes se “dhjeristeve “, nga e cila dolen dhe k/ministrat e lavdishem te shkaterimeve dhe pa punesise qe ju i dine me mire vete ..! kete fitore , do ta festojme me “madheshti” , pasi koincidon me datelindjen time , por jo me vitlindjen , per fat te mire ..!.. kush jam une ..?! .. nje njeri i thjeshte , fukarra , por kurre jo hajdut e maskara ..!

  4. Albani says:

    365·24(or)=8760(or)·3600(sek)=31536000(sek)·300 000=94608000000000
    94 608 000 000 000
    94 608 miljarde.nentedhjete e kater mije e gjashteqind e tete miljarde kilometra= nje vit drite.

    1. plutarikis says:

      Per Albani-n ….. po ti mer loqe e more me gjithe mend qe fillove llogaritjet !!!??? Duhet te dini nje gje te sigurte ( ma tha Ngjala kur pinim kafe dhe atij ja kishte thene drejtori i N.A.S.A -s ) zoti krijoi token per ne robt ; zoti duke pare qe neve ” robt ku ti kemi” po ja nxjerrim ujin e zi kesaj bote … ai Zoti po na i largon me vite drite planetet e tjera qe mos na japi mundesi qe te vemi ne atje dhe ti bejma “mut” ene ato si puna e tokes ton (autokton) !!! Puna e ketij te tonit (planetit) ju pa fundi … atij bashke me ne !!!

  5. laluci says:

    sa mire tani iliri salau lulja mona te ter te koruptuarit do ikin

  6. GorA says:

    Ja te shtrijme telat dhe per 6vjet drita shkon.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje