Gjermania ia ka ndaluar 18 shtetasve të Arabisë Saudite që të hyjnë në zonën Shengen. Në këtë zonë përfshihen 26 shtete, ndërsa vendimi për ta u mor për shkak të dyshimeve se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit, Kemal Khashoggi. Gjermania deklaroi se vendimi është marrë në bashkëpunim me Francën dhe Britaninë e Madhe.
“Njësoj si më parë, për këtë rast ka më shumë pyetje se përgjigje, qoftë në lidhje me krimin, qoftë me personat që qëndrojnë prapa tij”, tha Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Ai tha se dyshohet që këta 18 persona kanë qenë të lidhur me këtë krim, por nuk dha hollësi shtesë. Zyra e tij deklaroi se emrat e tyre nuk mund të publikohen për shkak të ligjeve gjermane për mbrojtje të privatësisë, shkruan “The Guardian”.
Në Berlin zyra e tij tha se nuk mund të bëj publik emrat për shkak të mbrojtjes së privatësisë gjermane. Khashoggi, një opinionist i “Washington Post”, i cili kishte qenë kritik ndaj familjes mbretërore saudite, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Rijadi kishte ofruar shpjegime kontradiktore për zhdukjen e tij, para se të thoshte se Khashoggi u vra pasi “negociatat” për ta bindur atë për t’u kthyer në Arabinë Saudite dështuan.
Në anën tjetër, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vlerësuar se princi Salman e ka urdhëruar vrasjen, raport i cili e ka vënë në një situatë të vështirë administratën e presidentit Trump. Ai kishte thënë se Arabia Saudite është aleat i SHBA-së dhe synon që ta ruajë aleancën me ta sepse, sipas tij, Arabia Saudite është treguar aleat shumë i mirë në shumë aspekte.
Arabia Saudite ka dhënë shpjegime kundërthënëse lidhur me vrasjen e tij, duke i ndërruar disa herë deklaratat. Vrasja e gazetarit është dënuar ashpër nga i tërë komuniteti ndërkombëtar, ndërsa të dyshuarit kryesorë të vrasjes janë një grup agjentësh sauditë.
Ndërkohë mbreti saudit Salman mbajti fjalimin e parë të madh drejtuar një organi këshillues komenti iparë që nga vrasja e Jamal Khashoggi dhe në fjalimin e tij ai shprehu mbështetjen për djalin e tij, por nuk përmendi akuzën që princi urdhëroi vrasjen e gazetarit.
Mbreti nuk bëri asnjë koment të drejtpërdrejtë të krizës, megjithëse ai lavdëroi gjyqësorin e vendit dhe prokurorët publik për kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të drejtësisë.
Në fjalimin e sotëm, mbreti theksoi se prioritetet e mbretërisë vitin e ardhshëm, duke u përqendruar në çështje të tilla si lufta e Jemenit, siguria palestineze, stabiliteti në tregun e naftës, kundërshtimi i opozitës në Iran dhe krijimi i vendeve të punës për sauditët. (TemA TV)