Arjan Peço, trajneri i të rinjve të Bazelit ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet Kombëtarja shqiptare.
I ftuar në emisionin “Procesi Sporti”, ai u shpreh se Panuçi ka gabuar me prapakthehun dhe me sharjen publike ndaj futbollistëve.
“Kjo prapaktheu e Panuçit është gabim. Ai e nisi me një tjetër histori dhe donte të largohej nga epoka De Biazi. U shpreh se luante në sulm, por ne jemi në Shqipëri. Opinion këtu është shumë sensibël dhe në media doli duke i sharë haptazi që janë memecë.
Trajneri Kombëtar duhet t’i ketë nga vetja futbollistët. Si mund të japë 100% një futbollist, kur dëgjon nga trajneri në publik se është shurdh-memec? Më bëri çudi me Izraelin dhe që u mundëm me një lojë sulmuese. U krijuan ekuilibra që nuk janë parë.
Shqipëria nuk e ka luksin të ndërrojë 8 lojtarë dhe të mbajë pak fiks. Çdo ndeshje vjen një lojtar i ri që luan ose jo dhe kjo e bën të ketë paqartësi në formacion. Çdo trajner që vjen mendon të fusë diçka të re, por ky donte të fuste shumë. Edhe trajnerët e dëmtuar duan të japin ndihmë. Anullia në këto ndeshje është parë që në fillim. Dolëm të tretët në botëror dhe u arrit pritshmëria. Erdhën miqësoret në verë dhe fituam jo bindshëm ndaj Izraelit. Më pas nisën problemet që s’duheshin krijuar. Një trajner si Panuçi, i ri por me eksperiencë si futbollist, nuk duhet të sillte këto situate”, u shpreh Peço.