Vrau gruan shtatzënë dhe vajzat, dënohet me 5 burgime të përjetshme

20 Nëntor 2018, 09:22Lifestyle TEMA

Chris Watts,  i cili vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Shanann Watts, 34 vjeç dhe vajzat e tyre, Celeste, 3 vjeç dhe Bella, 4, u raportuan të zhdukura më 13 gusht.

Disa ditë më vonë trupat e fëmijëve u gjetën në një cisternë nafte ndërsa nëna e tyre e varrosur në një varr të cekët aty pranë.

Gjykatësi i përshkroi vrasjet si “krimin më çnjerëzor dhe të egër” që kishte parë.

Watts mori pesë dënime me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, por shmangu dënimin me vdekje si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Ai fillimisht u shfaq i tronditur për zhdukjen e tyre, madje u shfaq në televizionet lokale në Kolorado duke kërkuar kthimin e tyre të sigurtë në shtëpi, raporton Ora News.

33-vjeçari i tha policisë se i kishte thënë gruas së tij se donte ndahej mëngjesin kur ajo u zhduk.

Por vetëm tre ditë pasi u zhdukën, Shanann dhe dy vajzat u gjetën të vdekura në një vend ku nxirrej nafta ku punonte Watts.

Më 6 nëntor Watts pranoi fajin për nëntë akuza duke përfshirë vrasjen, dëmtimin e trupave të vdekur dhe ndërprerjen e paligjshme të një shtatëzanie.

Policia raportoi se ai pranoi që kishte mbytur gruan shtatzënë dhe dy vajzat para se të sistemonte trupat e tyre.

Pas hetimeve u zbulua se Watts kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

1 komente në “Vrau gruan shtatzënë dhe vajzat, dënohet me 5 burgime të përjetshme”

  1. Dardan says:

    Hahaha! Gjate kohes se burgut, krimineli i tmerrshem do te vazhdoje lidhjen martesore. Na rrofshin per dimer gjyqtaret e Demokracise dhe te Lirise per te vrare e per te djegur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje