Fitorja me Uellsin me rezultatin minimal 1-0 duket se i ka shpëtuar stolin teknikut të kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Italiani ishte në vështirësi pas ndeshjes, pasi dukej shumë i emocionuar dhe në tension.
45-vjeçari nuk e dinte nëse do të vazhdonte të ishte në krye të kombëtares tonë.
“Procesi Sportiv” bën me dije se mes kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe Christian Panuccit është zhvilluar një takim që ka vendosur dhe të ardhmen e trajnerit.
Biseda është zhvilluar privatisht dhe duket se presidenti ka vendosur t’i besojë trajnerit aktual dhe për eliminatoret e kampionatit Europain.
Një vendim i guximshëm nga numri një i institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë, pasi dihet që një dështim i mundshëm në eliminatoret e “Euro 2020” do të ulte shumë dhe kreditet e tij.
Gjatë takimit bëhet me dije se trajneri është zbrapsur nga disa prej pikave të tij kyçe.
Italiani është shumë i kritikuar për zgjedhjet e tij teknike dhe taktike, ngecjen e rinovimit të kombëtares dhe marrëdhëniet me futbollistët.
Ai nuk ka as dashamirësinë e tyre, e as simpatinë e tifozëve shqiptarë që e cilësojnë atë si një shkaktarët kryesorë të dështimit dhe rënies së ekipit tonë.
Panucci ka bindjen se mund të ndryshojë diçka nga mekanizmat e skuadrës pavarësisht se i ka të gjithë kundër.
Duka njeri legen nuk do te paguaj prandaj nuk merr trajner tjeter prit sa te rritet prap kombetarja me ate loje qe bojne ato ta shpifin asnje rast per gol ky konfirmon prap panucin
Po çeshte kjo FSHF ku te gjitha vendimet i merr ky mafiozi i Shijakut Armand Duka!? A ka ne kete institucion organe kolegjale qe te vendosin fatin e trajnerit, nese jo kjo eshte ta kthesh FSHF ne sulltanat
te Armand Dukes. Turp e faqe e zeze.
Ik more idiot, mund të fitosh 10 niqësore me Brazilin, Italinë, Gjermaninë, Francën…..etj por kur humb me Izraelin e Skocinë dhe me goleadë ( 4 gola kishim sh vite pa i pësuar) atëhere kur duhet të fitosh atëhere je 0. Duka i krimit godet përsëri
Pyetja qe duhet te shtrohet nuk eshte pse humbem por se a eshte ne gjendje Panuci te krijoje ekip te rindertuar? Une them se jo.