Panucci: Fitore morali, lojtarët janë me mua!

20 Nëntor 2018, 22:17Sport TEMA

I qeshur në fytyrë dhe i kënaqur me fitoren, kështu u shfaq trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci në mikrofonin e Supersport pas fitores 1-0 në miqësoren ndaj Uellsit.

Më në fund një fitore, pavarësisht se nuk kishte shumë rëndësi për rezultatin, por për shpirtin e skuadrës. Djemtë nëse duan, arrijnë të reagojnë.

Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian.

Si ka qenë fryma e grupit gjatë këtyre ditëve të vështira?

Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam, dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore.

Marsi, është i largët apo i afërt?

Për të arritur për të rikuperuar ndonjë lojtar, shpresoj që të jetë sa më larg.

A ishte përgjigje e lojtarëve nëse e duan trajnerin?

Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha.

A fituam një lojtar si Ismajli?

Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim.

Pse vetëm 2 zëvendësime në miqësore?

Sepse skuadra po luante mirë, nëse do kishim shfrytëzuar më mirë disa raste, do shënonim më shumë gola.

4 komente në “Panucci: Fitore morali, lojtarët janë me mua!”

  1. Likja says:

    Nje fitore me ndihmen e arbitrit.Ndeshje skandaloze pavaresisht se fituam por ne ndeshje zyrtare arbitrat nuk jane kaq bujar si sot.Nje loje qe nuk bind pasi lojtaret e humbisnin topin si amatore dhe ishim bgjate gjithe kohes nen presion.Ndeshje per statistike por si loje nuk vlen

  2. ?? says:

    Po zgjohet Panuçi. Ndryshe Rama dekreton largimin e tijë.

  3. muhamet qeflliu says:

    po pepino po
    mere moralin beje me maje edhe fute ne atje ku te thane te vije tifozet gjate ndeshjes (va f…c…)

  4. Sporti says:

    Loje koti lojtare qe nuk krijuan asnje rast per gol panuci duhet te largohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje