Arbitri rumun Ovidiu Hategan u ngushëllua nga mbrojtësi Virgil van Dijk pas barazimit 2-2 të Holandës me Gjermaninë.
Gjyqtari 38-vjeçar kishte zbuluar se nëna e tij kishte vdekur gjatë zhvillimit të ndeshjes ku ai po arbitronte.
Dhe mbrojtësi i Liverpulit tregoi anën e tij njerëzore, duke përqafuar Hateganin pas fishkëllimës përfundimtare të ndeshjes
“Po shikoja fytyrën e gjyqtarit, teksa ai filloi të qante, sepse për fat të keq nëna e tij kishte humbur jetën kohët e fundit.
Unë në bërë asgjë, por i thashë atij të ishte i fortë dhe se kishte bërë një punë shumë të mirë në lojë.
Ishte një gjest i vogël, që shpresoj më të vërtetë ta këtë ndihmuar”, tha Van Dijk.
Një veprim i madh nga ana e lojtarit të Kombëtares Holandeze që ka bërë xhiron e mediave botërore duke e vlersuar maksimalisht gjestin e tij. (TemA)
https://www.youtube.com/watch?v=NWbhIym6mZ8
Ndodh dhe kështu kur ske robot.