VIDEO: Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë

20 Nëntor 2018, 16:57Sport TEMA

Shqipëria do të përballet sot në orën 20:00 me Uellsin në takimin miqësor që luhet në “Elbasan Arena”.

Për shkak të ecurisë negative në ndeshjet të ekipit Kombëtar, interesi i tifozëve shqiptarë në këtë ndeshje pritet të jetë i ulët, teksa “ligjin” pritet ta bëjnë miqtë nga Uellsi.

Kur duhen edhe disa orë nga starti i ndeshjes, në Elbasan kanë mbërritur plot 20 autobusë me tifozë uellsianë të cilët do të mbështesin skuadrën e tyre në sfidën miqësore ndaj Shqipërisë.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë video dhe foto nga mbërritja e tifozëve uellsianë në qytetin e Elbasanit.

Pritet që në stadium të jenë afro 2000 tifozë miq, të cilët kanë përfituar nga ky takim për të bërë një vizitë në vendin tonë.

 

1 komente në “VIDEO: Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë”

  1. ? says:

    Rinia konsideron futbollin si luftë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje