Jupi: Panuçin e shoh të vetmuar, Kosova nuk është më e fortë se ne, këtu do luante vetëm Rashica

20 Nëntor 2018, 15:08Sport TEMA

Ish-futbollisti i kombëtares dhe ish-trajneri i U21, Redi Jupi, mendon se Panuçi nuk është një trajner kompetent dhe ka gabuar gjithçka të mundshme në ndeshjen kundër Skocisë.

Sipas tij, trajneri është lënë të bëjë gjithçka edhe pse nuk kishte aftësitë për të menaxhuar situata.

“Trajnerin e Shqipërisë e shoh të vetmuar. Shumë media nuk janë të lira plotësisht në atë që shprehen dhe nuk e kuptoj se pse një trajner që nuk është kompetent, është lënë kaq i vetëm dhe kaq i lirë.

Pas kartonit të kuq, skuadra u dobësua shumë. Në intervistat para ndeshjes pretendohej që të fitonim me rezultat të thellë që të kualifikoheshim dhe një rezultat i tillë na jepte prioritet. Kjo ndeshje ishte përgatitur keq. Edhe në Skoci, nuk luajtëm keq, por nuk ishim përgatitur për fitore, por ishim më tepër në lojë se kjo ndeshje.

Skocia nuk ka elementë më të mirë se ne, pasi nuk ka Hysaj. Një ide është më e fortë se individët, kurse në këtë ndeshje, ne nuk kishim asnjë ide. Shkuam me një skuadër që shumë pak interesohej për t’u mbrojtur. Pas kartonit të kuq dhe asaj penalltie, ne mund të pësonim më shumë gola pasi ata futeshin sa herë të donin në zonë. Skocia nuk është Malta e Andorra, por nuk është as Portugali, Francë e Kroaci. Nuk është aq e fortë sa u duk. Nëse nuk i bën presion, atëherë ata dinë të luajnë.

Një trajner inteligjent e njeh skuadrën për 3 muaj. Ka punuar me Kapelon, por Kapelo bënte zgjedhje në fillim të vitit. Një trajner i mirë luan me grupin që ka dhe prandaj hiqej Kapelo se nuk bënte ndërrime. Ky nuk ka një ide në kokë për formacionin.

Kosova nuk ka lojtarë më të mirë se ne dhe këtë e di. Kosovën dy herë e kam parë dhe e di formacionin, kurse të Shqipërisë jo.

Nuk marrim dot ne trajner që do 1 milionë euro. Më pëlqeu Panuçi që tha do të pastroj disa gjëra në këto ambiente, por ra viktimë e këtyre situatave. Nuk u tregua i aftë.

Kosova nuk është ekip aq i mirë, pasi ka ekipe shumë modestë përballë. Më parë kjo skuadër mundej nga 5 ose 6-0. Po i merret më e mira futbollistëve. Ka krijuar kompozicionin e skuadrës. As ne nuk jemi kaq të dobët tani. Duke parë Kosovën, veç një lojtar i Kosovës mund të luajë me ne. Milot Rashica”, tha gjatë “Procesi Sportiv” Jupi.

2 komente në “Jupi: Panuçin e shoh të vetmuar, Kosova nuk është më e fortë se ne, këtu do luante vetëm Rashica”

  1. ☎️ says:

    Tranjeri duhet ti krijohen kushte që të japi rezultat të kënaqshëm te tifozët.

  2. Dino says:

    Respekte REDI JUPI inteligjent dhe kopetent .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje