Jeta e natës dhe shishat, te Partizani ka gjoba për lojtarët

20 Nëntor 2018, 12:36Sport TEMA

Te Partizani po shkon gjithçka në rrugën e duhur, ndoshta dhe më mirë se e kishin menduar, të mos thuash se drejtuesit ende nuk e besojnë ecurinë e skuadrës.

Shënimi i 3 golave nga sulmuesi Rubin Hebaj për Shqipërinë U-21 ka bërë që drejtuesit të mendojnë 2 herë kur bëhet fjalë për afrimin e ndonjë sulmuesi tjetër.

Ku i dihet, mbase është momenti i shkodranit për të shpërthyer.

Këtë vit, me afrimin e trajnerit Skënder Gega, por dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Olsi Rama, të kuqtë kanë vendosur në plan të parë rregullin dhe disiplinën.

Grupi është më i bashkuar dhe atmosfera më pozitive, nuk ka gjela.

Nisur nga një rregull i tillë, drejtuesit kanë marrë masa direkte që lojtarët të mos humbasin përqëndrimin nga futbolli.

Telesport mëson me burime të sigurta pranë klubit të kuq se drejtuesit kanë aplikuar gjoba për futbollistët që kanë frekuentuar jetën e natës dhe kanë pirë shisha.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale në orët e vona të natës nën tymin e shishave kanë shkaktuar bezdi te drejtuesit e “demave”.

Të njëjtat burime theksojnë për Telesport se u është tërhequr vëmendja Jasir Asanit, Rubin Hebajt, Jurgen Bardhit, Senad Hysenajt, por dhe kapitenit Alban Hoxha.

Pas tërheqjes së vëmendjes nga drejtuesit e kuq, lojtarët janë treguar më të kujdesshëm me daljet e tyre në clubet e Tiranës, e sidomos me postimet në rrjetet sociale.

Partizani jep shembullin e mirë se nuk ka të paprekshëm dhe mbi të gjitha vlen disiplina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje