Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s deklaroi se nuk ka për t’u krijuar kurrë një superligë evropiane. Ceferin së bashku me Andrea Agnelli-n, presidentin e Shoqatës së Klubeve Evropiane që përfaqëson më shumë se 200 klube të mëdha kanë shfaqur qëndrimet e tyre pas një raportimi të revistës gjermanes “Der Spiegel”, që ir referohej një dokumenti të vjedhur, ku shfaqeshin bisedime sekrete në lidhje me krijimin një kompeticioni të ri në kontinentin e vejtur.
Numri 1 i futbollit evropian paralajmëroi se një gjë e tillë do ta shkatërronte konkurrencën në futbollin evropian. Gjithçka nisi në vitin 2016, kur FIFA dhe UEFA ishin në krizë lidershipi për shkak të akuzave për korrupsion, disa nga klubet më të mëdha evropiane filluan ta planifikojnë organizimin e një lige të re, ku ideja ishte që të mos garoni më në kampionatet vendase.
Themeluesit e superligës që gjithashtu do të kishin statusin e pjesëmarrësit të përhershëm do të ishin,: Real Madridi, Barcelona, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, Paris Saint-Germain, Manchester City, Liverpool dhe Milan.
“Krijimi i superiores nuk do të ndodhë. Në njëfarë mënyrë është trillim ose ëndërr. Ne i kemi disa ide. E vetmja gjë që mund ta them është se për superioren nuk duhet as të diskutojmë. Klubet do të vazhdojnë me pjesëmarrjen e tyre. Të gjithë do ta kenë mundësinë të konkurrojnë në gara evropiane. Për fat të keq, në botë shpeshherë të pasurit bëhen edhe më të pasur. Mendoj se ne jemi një nga organizatat e rralla në botë që e luftojmë këtë problem. Ne e dimë se pak e nga pak jemi duke e mbyllur hapësirën mes klubeve të pasura dhe të tjerave, por kjo ndoshta do të jetë e pamundur të realizohet plotësisht. Nuk jam i sigurt se duhet patjetër të tentojmë t’i bëjmë të gjithë të barabartë, pasi që nëse një klub është duke punuar shumë dhe mirë, ai duhet të shpërblehet”, deklaro Ceferin.
Por ai shtoi se klubet duhet që të konkurrojnë, e nuk duhet të ketë të favorizuar.
“Nuk është e drejtë të themi se çdo klub duhet ta dijë vendin e vet. Të gjitha klubet duhet të garojnë pasi që rezultatet janë të rëndësishme për kualifikim. Nëse klubet hyjnë në një garë bazuar në diçka tjetër përpos rezultateve, do të ishte e çuditshme”, përfundoi Ceferin.
Presidenti Agnelli gjithashtu sqaroi: “Unë mund të konfirmoj që ne kurrë nuk kemi parë, nuk kemi diskutuar apo të jemi përfshirë në krijimin e këtij dokumenti. Jemi totalisht të angazhuar me UEFA-n për të mundësuar që loja të përparojë”, përfundoi kreu i Shoqatës së Klubeve Evropiane.