Pas humbjës së rëndë të pësuar pak ditë më parë kundër Skocisë me shifrat 0-4, Shqipëria ka fituar në takimin e sotëm përballë Uellsit.
Sfida miqësore e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të kuqezinjve.
Autori i golit të vetëm për Shqipërinë ishte sulmuesi Bekim Balaj që shënoi në pjesën e dytë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Ndërkohë, Uellsi largohet me humbje nga Elbasani edhe pse disa raste të arta për të shënuar, por që u ndalën mrekullisht nga ana e gardianit kuqezi Etrit Berisha.
Një fitore që lë për momentin pas ecurinë negative të kuqezinjeve që mbyllin vitin 2018 në mënyrë jo të duhur.
Tashmë pas kësaj ndeshje pritet që të gjërat të sqarohen më tepër – ku do të vendoset dhe e ardhmja e trajnerit Panucci nëse do të vijojë apo do të largohet nga stoli kuqezi.
Kliko KËTU për të parë të gjithë rastet e ndeshjes dhe më poshtë goli i shënuar nga ana e Bekim Balajt. (TemA)