Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë këtë pasdite i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit.
Mes të tjerave, ai është pyetur edhe për situatën e Kombëtares dhe trajnerit të saj.
Duka ka thënë në mënyrë befasuese se Christan Panucci është njeri me dëshirë të madhe që ka sjellë gjëra të mira tek ekipi kombëtar, por që ka edhe shumë për të përmirësuar.
“Do ta kisha shumë të thjeshtë dhe do të isha shumë më i sinqertë nëse do të flisja si tifoz, por si drejtues i Federatës kuptohet që do të flas brenda kornizave.
Panucci është një futbollist i madh, një njeri me dëshirë të madhe, por jo me shumë eksperiencë në fushën e trainimit.
Ka sjellë gjëra të mira tek ekipi kombëtar, por ka edhe shumë për të përmirësuar.
Normalisht pas një supersuksesi siç ishte ai i Euro 2016 grafiku do të vinte në rënie dhe grafiku i Kombëtares shqiptare ka ardhur në rënie.
Ka filluar rënien pas vitit 2016 dhe ka prekur fundin në një humbje në miqësoren me Luksemburgun, përpara se të udhëtonim për Izrael ku mendoj se filloi një farë kthese.
Kjo ka përkuar edhe me një lloj ndryshimi të brezave, ata që janë ekzistues e kanë të vështirë të rimotivohen për një sukses tjetër dhe breza të rinj kanë ardhur.
Ka filluar një lloj ndryshimi pas ndeshjes me Izraelin.
Ekipi nuk është se ka patur një paraqitje konstante pozitive, por ka shenja pozitive.
Në futboll mbahen mend rezultatet dhe është e vështirë të flasësh për performacë pa rezultat”, tha Duka.(TemA)
Shpresojm që do ta kuptoj rëndësin që ka futbolli për kombin tonë.
Kur ka ngelur futbolli 20 e kusur vite ne doren tende , qe ske pike lidhje me futbollin , jepi luaji fene , politika ne duart e politikaneve plera e qelbesira , qe shahen diten e naten bejne pazarte, ndaj ai vend aty eshte varios carios, dhe zogjte jane te merzitur aty ndaj ikin por dhe kur vijne nuk kendojne por vajtojne do ngelni vetem ju politikane e ju hajdutet e tjere dhe befshi kuku , haka e ketij popullit te ze .
zhdukeni kete kerme nga ekranet sa kohe qe s’e zhdukni dot nga FSHF-ja
Flet Bossi, Pasi fiksoi ndeshjen 3+
Historia:
Para ndeshjes te gjithe flisnin, nje jave para (portale,gazeta, Tifoza , FSHF )
Shqiperia do te fitoje sepse kemi futbolliste te mire etj.etj.
Skocia do te humbase sepse i mungojne futbollistet e mire .
keshtu u mbars Opinioni.
Cana instruktoi Mavrajn
De Biasi instruktoi Panucin
FshF dha lajmin per shoqerine
Bastet e sigurt