Tronditet Brazili dhe PSG, Neymar dëmtohet pas vetëm 8 minutave lojë

20 Nëntor 2018, 21:19Sport TEMA

Ylli i Brazilit Neymar ka zgjatur vetëm tetë minuta  në miqësoren e vendit të tij ndaj Kamerunit.

Sulmuesi i PSG duhet të dilte nga loja pasi duket të ketë pësuar një tërheqje muskulore.

Lojtari më i shtrenjtë i historisë ka dalë duke çaluar nga fusha, duke u vërshëllyer nga disa prej tifozëve të Kamerunit.

Ai është zëvendësuar nga sulmuesi i Everton, Richarlison.

Ky është një lajmi mirë për Liverpool, në prag të përballjes në Champions League të mërkurën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje