Mbyllet ndeshja Shqipëri-Uells me rezultatin 1-0. Të gjithë rastet e ndeshjes dhe goli me VIDEO

20 Nëntor 2018, 21:40Sport TEMA

Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të fundit për këtë vit, ku do të sfidojë në “Elbasan Arena” skudrën e Uellsit në një takim miqësor.

Një sfidë ku kuqezinjtë e Panuccit do të kërkojnë që të marrin një rezultat pozitiv pas ecurise mjaf të dobët që kanë pasur në ndeshjet e fundit.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje. (TemA)

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Mavraj, Veseli, Ismajli, Hysaj, Lila, Basha, Xhaka, Uzuni, Grezda, Balaj

Uellsi: Uard, Ganter, Laurens, Lokier, Alen, King, Roberts, Uillson, Bruks, Xhejms, Voks

Minuta 77’ Rast për Bejl tek porta e Shqipërisë, por e mbyll Ismajli në herën e parë, dhe më pas Mavraj. Ylli i Realit protesta tek arbitri për faull brenda zone

GOL! Shqipëria kalon në avantazh me anë të Bekim Balaj që goditi saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit

Voks bën një gafë të pafalshme në nisje të pjesës së dytë ku me portën e boshatisur, e dërgon topin në duart e Berishës

Minuta 45’, Etrit Berisha shpëton mrekullisht portën tonë ku Voks i vetëm përballë tij nuk arrin dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës

Minuta 27’, Një tjetër rast i rrezikshëm për miqtë që hedhin një kros të rrezikshëm në zonë, por Berisha grushton duke larguar rrezikun nga porta jonë

Minuta 23’, Uellsi krijon rastin e parë të rrezikshëm me anë të Bruks që godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën

4 komente në “Mbyllet ndeshja Shqipëri-Uells me rezultatin 1-0. Të gjithë rastet e ndeshjes dhe goli me VIDEO”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    min e 35,arabet teregojne fytiren e tyre gjaxore……………madje ne nje ndeshje ”miqsore”!

  2. tifozet ne elbasan says:

    Duhet te zhduket urgjent xhaka dhe mavraj nga kombetarja. Keta prishin lojen komplet me lloj lloj menyrash. Perhere jane po keta emra qe acarojne lojen duke stimuluar veprime te panevojshme. Keta jane sabotatoret e kombetares shqiptare. Po nuk reagoj federata do reagojne tifozet

  3. pjeter says:

    Ndeshje shume e dobet e jona, penallti neto per Uellsin,dhe penalltia jone inegzistente. Dhe per fat qe ata kishin nja kale te madh qender sulmues, se ndryshe do e kishim pesuar. Uellsi nuk eshte skuader e keqe,por po te ishin komplet qe ne fillim, do e kishim pare akoma me mire kombetaren tone se sa posht ka rene. Ne nuk kemi alternativa per te filluar lojen, tashme e kane kuptuar te gjithe, e pergatitin mire presionin ne mbajtesit e topit tone, dhe e detyrojne ta coje teke Berisha, Berisha ne rastin me te mire ja u jep kundershtareve, ose del huq.Berisha nuk jep siguri, edhe mbrojtesit e ndjejne. Sot ne futbollin modern, portieret duhet te luajne me kembe bashke me mbrojtesit, Berisha nga kembet eshte zero, dhe duket qarte qe mbrojtja nuk e ka ate sigurine e nje kohe.Me De Biasin perpara mbrojtjes kishim nje kukeli qe ishte si nje mbrojtes i mirfillte ne fazen mbrojtese, por edhe Cikalleshi leviste shume ne fazen mbrojtese, nuk i linte te qete mbrojtesit kundershtare te mendoheshin shume me top nder kembe.Abrashi vraponte kunder kundershtareve ne cdo top, vetem nje Xhake nuk mundet te filtroje sulmet e kundershtareve, kjo tregon se nje si Abrashi na ka munguar shume.Ne nuk kemi lojtare qe te luajn me nje prekje te topit ne zona te ngushta, plus qe ne kete moment pervec disave, qe mund te jene ne forme, nje pjese e mire e lojtareve tane, lene per te deshiruar nga ana fizike, dhe kjo u pa qarte kunder te dyjave skuadrave britanike.Qe kur e ka marre ne dore Panuci, skuadra nuk funksionon si skuader, ne te gjitha repartet kan probleme, hiq vetem Strakoshen, Sot na ndihmoi komshiu maqedon.Panuci erdhi me shume buje, si nje qe nuk i interesonin parate, por i pelqente projekti per ndertimin e nje skuadre fituese, kurse tani po shofim qe problemi i panucit eshte se, nuk do te japi doreheqje, sepse nuk do ti humbasi ato para qe merr tek Duka.Mbaroi nje cikel, dhe duhet te rindertohet c’do gje nga e para. DUHET TE LARGOHEN DUKAT BASHKE ME PANUCET, C’KISHIN PER TE DHENE E DHANE, TANI MJAFT. SI I THONE ASAJ FJALES POPULLORE “UJI PO NDENJ SHUME NE NJE VEND, QELBET”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje